Shtator 11, 2024 06:30 Europe/Tirane

Rivaliteti mes Portugalisë dhe Spanjës dhe Francës vazhdonte të zhvillohej derisa në fund në këtë skenë doli një rival shumë më i ashpër dhe shumë më i fuqishëm. Një rival i një lloji tjetër. Për shumë vite Henri i VII-të dhe Henri i VII-të, mbretërit e Anglisë, kanë bërë përpjekje që të marrin pjesë në këtë rivalitet, mirëpo fati ishte përcaktuar në atë mënyrë që një punë të cilën nuk kishin arritur ta bëjnë burrat, ta bënte një grua me emrin Elizabeth.

Në shekullin e 15-të shumica e piratëve ishin anglezë. Në shekullin e 16-të, piratëria në Angli konsiderohej një veprim patriotik dhe që bëhej për dashurinë ndaj vendit.

Vitin e kaluar (2022), drejtori ekzekutiv i Kompanisë së Naftës së Jemenit, në një konferencë për media, deklaroi: "Anglia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të realizuar qëllimet e tyre politike dhe ushtarake, po ndjekin politikën e piratërinë detare". Disa kohë më parë, do të thotë në korrik të vitit 2023, gazeta amerikane "Wall Street Journal" ka deklaruar se prokurorët federal të Amerikës kanë vendosur në ankande 800 mijë fuçi naftë të Iranit. Ata këtë sasi të naftës e kishin vjedhur dhe plaçkitur nga anije "Sues Rajan" e cila transportonte naftën e Iranit.

Ky është episodi i katërt nga podkastët me titull "Historia e Botës dhe Kujtimet" që nëse nuk e njohim mirë këtë çështje, ajo do të përsëritet edhe shumë herë të tjera.

Marinarët portugezë dhe spanjollë kur filluan të zbulonin rrugët detare në oqean në vitet e fundit të shekullit 15-të, askush nuk mendonte se vetëm brenda disa viteve, bota e tregtarëve evropianë do të rrite dy herë më shumë. Lajmi për pushtimin e vendeve të reja futi edhe faktorë të tjerë në skenën e rivalitetit.

Francisi i I, mbreti i Francës, ishte personi i tretë i cili hyri në skenën e këtij rivalitetit. Ai kërkonte marinarë evropianë të cilët dëshironte t'i punësonte dhe aktivizonte në këtë drejtim. Mbreti Francis dy marinarë i dërgoi në drejtim të pjesën veriore të Amerikës në mënyrë që nga atje të udhëtojnë në drejtim të Kinës. Mirëpo asnjëri prej tyre nuk arriti të shkonte në Kinë. Ata arritën të zbulojnë dhe identifikojnë një pjesë të madhe të Kanadasë, mirëpo këto zbulime nuk kishin rëndësi për popullin e Francës për arsye se ata kërkonin diamant, gjë që ishte vetëm një dëshirë e parealizueshme, një dëshirë e cila kurrë nuk u realizuar dhe u shndërrua vetëm në një proverb. Sot shprehja "Diamanti i Kanadasë" në gjuhën franceze është idiomë që nënkupton një veprim të kotë. 

Rivaliteti mes Portugalisë dhe Spanjës dhe Francës vazhdonte të zhvillohej derisa në fund në këtë skenë doli një rival shumë më i ashpër dhe shumë më i fuqishëm. Një rival i një lloji tjetër. Për shumë vite Henri i VII-të dhe Henri i VII-të, mbretërit e Anglisë, kanë bërë përpjekje që të marrin pjesë në këtë rivalitet, mirëpo fati ishte përcaktuar në atë mënyrë që një punë të cilën nuk kishin arritur ta bëjnë burrat, ta bënte një grua me emrin Elizabeth.

Me vdekjen e mbretit Henri i VII, vajza e tij me emrin Elizabeth u shpall mbretëreshë e Anglisë. Më parë mbreti Henri i kishte këputur kokën nënës së saj dhe pasi një kohe i kishte këputur kokën edhe gruas tjetër të tij që quhej Katerin. Pikërisht këto ngjarje u bënë shkak që Elizabeth qysh në moshën tetë vjeçare të marrë një vendim të rëndësishëm dhe ai ishte: "Unë kurrë nuk do të martohem!" Elizabeth i qëndroi besnik këtij vendimi deri në fund të jetës së vet. Ajo mbeti e pamartuar dhe ky vendim i saj ka ushtruar ndikim shumë të madh mbi politikën e Anglisë dhe të gjithë Evropës.

Për 25 vite me radhë, politikanët dhe pushtetarët e vendeve të ndryshme kanë kërkuar të martoheshin me Elizabeth. Në vitin 1559, Filipi i II-të, mbreti i fuqishëm i Spanjës, i kërkoi dorën mbretëreshës Elizbeth, mirëpo Elizabeth nuk e pranoi propozimin e tij me këtë shqetësim se të mos ndodhë që me pretekstin e martesës, Spanja të marrë kontrollin mbi Anglinë. Mirëpo kur Çarlsi i IX-të, mbreti i Francës, i propozoi asaj martesë, Elizabeth vendosi të fillojë një lojë të re. Ajo e dinte që marrëdhëniet e Anglisë dhe Francës duhet të qëndrojnë në një gjendje të qetë dhe të zhvillohen pa kurrfarë tensione, prandaj kërkuesin francez të dorës së saj e la në gjendje të paqartë dhe kështu e mbajti për një kohë të gjatë. Disa vite më vonë, politika e jashtme e Anglisë përsëri u ndodhë në një gjendje në të cilën ata duhet t'i mbanin të qetë francezët. Tani në rrethana të tilla Elizabeth shprehte të dëshirën për t'u martuar me një francez. Por ajo tanimë ishte 38 vjeçare dhe kërkuesi i dorës së saj ishte djali 16 vjeçar i mbretit të Francës. Negociatat në lidhje me këtë çështje zgjaten 5 vjet, derisa kërkuesin francez të dorës së saj që tani ishte bërë 21 vjeçar, e ftuan në Londër. Megjithatë, Elizabeth nuk kishte ndërmend të pranojë kaq lehtë propozimin për martesë me princin francez, për këtë arsye anglezët e mbajtën në Londër duke e vonuar djalin e mbretit të Francës edhe për 5 vite të tjera derisa më në fund mbretëresha Elizabeth i dha përgjigje negative atij, do të thotë pas një periudhe 10 vjeçare.

Elizabeth duke e vonuar dhe duke e mbajtur pezull princin francez, në realitet pengoi martesën e tij me vajzën e mbretit të Spanjës dhe në këtë mënyrë parandaloi aleancën e Spanjës dhe Francës. Elizabeth ashtu sikur shumë anglezë të tjerë, i kishte zili spanjollët për shkak se Spanja kishte marrë nën kontroll vende dhe territore të gjera matanë Oqeanit Atlantik në kontinentin e Amerikës, prandaj bënte çfarëdo veprime për të dobësuar mbretërinë e Spanjës.

Intriga tjetër e mbretëreshës Elizabeth për të hyrë në skenën e rivalitetit dhe konkurrencës me Portugalinë dhe Spanjën, ishte inkurajimi i piratëve të Anglisë për të sulmuar anijet spanjolle. Anglezët këtë veprim e quanin me emrin "Djegia e mjekrës së mbretit të Spanjës". Anglezët vidhnin dhe plaçkitnin arin dhe argjendin e nga anijet spanjolle dhe arsyetim për këtë plaçkitje e kishin këtë se "edhe spanjollët e kishin vjedhur këtë ar e argjend nga indianët vendas të Amerikës".

Veprimet e piratëve anglezë u zgjeruan aq shumë sa që më nuk dihej kufiri mes tregtisë dhe piratërisë. Madje, nganjëherë piratëria zhvillohej edhe me leje zyrtare të pushtetit mbretëror. Marinari anije e të cilit ishte sulmuar dhe plaçkitur, pranonte një letër nga pushteti mbretëror në të cilën atij i jepej leja për të sulmuar anijet e atij vendi nga i cili kishin ardhur hajdutët dhe piratët dhe në këtë mënyrë të kompensonte humbjet që kishte pësuar. Edhe vendet e tjera evropiane i njihnin zyrtarisht këto letra. Piratët të cilët kishin në dispozicion letra të tilla, nuk konsideroheshin hajdutë e pirat, por konsideroheshin tregtarë! Por, problemi qëndronte këtu se shumica e anijeve që transportonin mallra me vlerë të madhe, ishin spanjolle ose portugeze të cilat transportonin ose ar e argjend nga Amerika ose mëndafsh dhe erëza nga Azia. Në rrethana të tilla, ligji i pashkruar "Pirat dhe Tregtar" rezultonte në favor dhe në interes të anglezëve dhe në dëm shumë të madh të Spanjës dhe Portugalisë.

Filipi, mbreti i Spanjës, për çdo ditë merrte raporte për sulmin e anijeve angleze ndaj anijeve spanjolle, mirëpo nuk bënte ndonjë protestë të ashpër ndaj Anglisë për arsye se mbretëresha Elizabeth i kishte premtuar se do të martohej me atë ose me djalin e tij. Mbreti Filip shpresonte që me një unazë martese do të ngadhënjejë mbi Anglinë dhe kështu do të përfundojnë të gjitha këto probleme, mirëpo piratët e Anglisë nuk ndaleshin nga veprimet e tyre dhe për çdo ditë shtonin dhe zgjeronin sulmet e tyre kundër anijeve spanjolle.

Ambasadori i Spanjës në Anglisë shkoi në oborrin mbretëror të Elizabeth që të protestonte me një ton të ashpër ndaj mbretëreshës Elizabeth, mirëpo kërcënimi i Elizabeth ishte më serioz. "Nëse do të vazhdoni në këtë mënyrë, në vend që të martohem me mbretin tuaj, do të martohem me mbretin e Francës dhe atëherë do të bëjë aleancë me armikun tuaj". Ky ishte kërcënimi i mbretëreshës së Anglisë. Në këtë mënyrë mbreti Filip i Spanjës u detyrua të durojë këtë situatë.

Në vazhdim të këtyre të këtyre piratërive të anijeve angleze ndaj atyre spanjolle, një prej piratëve të vjetër të Anglisë në një prej ditëve të vitit 1586, duke lundruar në ujërat e oqeanit, gjeti një thesar të madh dhe shumë të çmuar. Në një prej ditëve kur Francis Drake ashtu si zakonisht lundronte në ujërat e oqeanit për të gjetur gjahun e vet, u përball me një anije spanjolle. Anije lundronte nga Perëndimi në drejtim të Lindjes dhe pikërisht kjo çështje shtoi ambicien e piratërisë së Francis Drake. Kjo anije sipas shumë gjasave vinte nga Amerika dhe me siguri se transportonte mallra shumë të vlefshëm.

Ai dha urdhër për të sulmuar dhe topat filluan të gjëmonin kurse në anën tjetër, edhe anije spanjolle filloi të mbrohet me të gjitha mundësitë që kishte. Lufta u bë e ashpër, mirëpo fitorja ishte në anën e piratit të vjetër dhe me përvojë të Anglisë. Anglezët u vërsulen në anijen spanjolle dhe i vranë të gjithë marinarët që ishin në anijen spanjolle.

Francis Drake kur hyri në depon e anijes, nuk u besonte syve për atë çfarë po shikonte përpara. Aty ishin arkat e mëdha prej druri të mbushura me xhevahire dhe ar e argjend. Këtë ar e argjend ua kishte dhënë spanjollëve mbreti i Inca-s me këtë shpresë që ata nuk do ta vrisnin atë. Mbreti i Inca-s e kishte mbushur një dhomë plotë me ar, argjend e xhevahire deri në tavan, mirëpo spanjollët i morën edhe arin edhe e vranë atë. Të vetmen mirësi që i bënë atij, i dhanë mundësi që të zgjidhte se si do të vritej. Dëshironte të hidhej në zjarr e të digjej për së gjalli apo dëshironte të vritej duke u varur në litar. 

Francis Drake duke shikuar gjithë atë ari e argjend, ishte afër të çmendej nga habia! Nuk mund të besonte që vetëm me një sulm, arriti të fitonte kaq shumë pasuri. Ai asnjëherë nuk kishte menduar se një ditë mund të shikojë gjithë atë sasi të arit e argjendit në një vend. Ai ishte duke menduar se çfarë do të bënte me gjithë këtë ar, të shesë gjithë atë në treg dhe ta kalojë pjesën tjetër të jetës në qetësi e dëfrime e të kënaqej me atë çfarë kishte fituar?!!! Sa tregtar ishin në atë kohë të cilët mund ta blinin gjithë atë ar? Ose kjo se a mund të ekzistonte gjithë kjo pasuri në të gjithë Anglinë?!

Francis Drake në fund mori vendimin e tij, ngriti velat e anijes dhe u nis drejt Anglisë. Kur arriti në bregdet, e dërgoi një korrier në oborrin e mbretëreshës Elizabeth dhe përpara syve të habitur të shoqëruesve të tij, e informoi mbretëreshën Elizabeth se e kishte vjedhur sasinë më të madhe të arit nga anijet spanjolle dhe dëshiron t'ia dhurojë atë mbretëreshës.

Mbretëresha e mori këtë pasuri legjendare nga një pirat dhe i dha atij epitetin "Admiral". Francis Drake ishte një burrë i dhunshëm dhe i vrazhdë i cili për shumë vite ishte duke bredhur nëpër oqean dhe zakonisht fshihej në ishujt e largët, mirëpo tani ishte njëri prej personave më të afërt të mbretëreshës Elizabeth të Anglisë.

Mbretëresha Elizabeth pasi mori gjithë atë pasuri prej ari e argjendi, në realitet ajo fitoi një kapital të cilin e priste për shumë vite. Ajo kishte nevojë për para për të nisur anijet në drejtim të Lindjes dhe zhvillonte konkurrencë me tregtarët holandezë dhe francezë në Indi, kështu që tani kishte në dispozicion ato para.

Ari dhe e gjithë ajo pasuri që kishte vjedhur Francis Drake u shndërrua në kapitalin e duhur për ta formuar "Kompaninë Lindore të Indisë", një kompani që Anglia duke e shfrytëzuar atë, arriti ta vendosë sundimin e vet mbi të gjithë Indinë dhe të zhvillojë një rivalitet të madh me vendet e tjera evropiane në rajone të tjera të Lindjes.

Megjithatë, udhëtimi drejt Perëndimit dhe arritja në tokën e Amerikës ku minierat e arit dhe argjendit për shumë vite ishin në disposicion të spanjollëve, akoma ishte problem për anglezët. Anijet spanjolle lëviznin në ujërat e Oqeanit Atlantik dhe nuk lejonin anglezët t'i afroheshin kontinentit të Amerikës, anglezët të cilët sapo kishin shijuar shijen e arit dhe argjendit të Amerikës.

Lajmi i vjedhjes së madhe të Francis Drake kur arriti në Spanjë, një urrejtje dhe irritim ndaj Anglisë kaploi të gjithë Spanjën, duke filluar nga oborri mbretëror e deri te qytetarët e thjeshtë. Mbretëresha Elizabeth kur u përball me protestën e ambasadorit të Spanjës, u shtirë se nuk ishte e informuar për asgjë të tillë dhe e siguroi ambasadorin e Spanjës se nuk do të tolerojë asnjë lloj agresioni ndaj territorit dhe pasurive të vëllait të saj të dashur, do të thotë mbretit të Spanjës. Mbretëresha Elizabeth në të njëjtën  kohë e urdhërojë funksionarin e saj të financave që të blejë armë dhe municion nga Belgjika dhe në kohën kur u përgatit tërësisht nga aspekti ushtarak, e ftoi ambasadorin e Spanjës për një gosti në fronin e anijes. Francic Drake i priti ata në fronin e anijes. Mbretëresha Elizabeth i kërkoi Francic Drake që të gjunjëzohet para saj. Pastaj, vendosi shpatën e saj me ngadalë mbi supet e tij në anën e djathtë dhe të majtë. Ky veprim i mbretëreshës e kishte këtë domethënie se mbretëresha i dha atij titullin "Kalorës". Mbretëresha Elizabeth pastaj i kërkoi atij që të nis anijet e tij në drejtim të pjesës jugore të Oqeanit Atlantik dhe duke kaluar pikën më jugore të Amerikës në afërsi të Polit Jugor, të futet në Oqeanin e Qetë dhe ashtu si kishte bërë Magelan, të udhëtojë rreth rruzullit të tokës dhe përsëri të kthehet në Angli.

Ministri i punëve të jashtme të Anglisë pas kësaj gostie zyrtare, në një takim privat me Francis Drake, i shpjegoi atij se udhëtimi rreth tokës është bërë publikë më shumë për të hutuar spiunët e Spanjës në Londër, ndërsa detyra e tij kryesore është kjo që duke kaluar nëpër ngushticën Magelan, të udhëtojë përgjatë brigjeve të Amerikës Jugore dhe të shkojë në drejtim të Amerikës Veriore.

Francis Drake duhej t'i sulmonte anijet spanjolle pa deklaruar luftë të hapur dhe duhej të dobësonte pozicionin e tyre në mënyrë që anglezët të krijonin lehtësisht koloni për veten e tyre në këtë pjesë të botës.

Më në fund, mbretit të Spanjës i mbaroi durimi dhe ai urdhëroi ushtrinë spanjolle të përgatitej për luftë me Anglinë. Ai duhej të shkatërronte anijet angleze, të zbarkonte ushtarët e tij në brigjet e Anglisë, të kapte mbretëreshën rob dhe të merrte arin e humbur nga marinarët e tij. Madje ai urdhëroi që luftanijet spanjolle që ndodheshin në brigjet e Amerikës të ktheheshin në Spanjë për të marrë pjesë në këtë luftë detare. Marina spanjolle u nis për në Angli, por sapo u nis, filloi një stuhi e tmerrshme. Stuhia shkatërroi anijet spanjolle dhe mbyti ushtarët e Spanjës në det. Anijet e mbetura u kapën gjithashtu nga anijet britanike. Një pjesë e madhe e marinës spanjolle u shkatërrua në këtë luftë, tani nuk kishte asnjë pengesë në rrugën e britanikëve për të dërguar anijet e tyre në Perëndim dhe për të arritur në brigjet e Amerikës përkrah udhëtimeve të tyre në Lindje.

Anglezët fillimisht arritën në Kaliforni dhe e pushtuan këtë rajon, më pas zbuluan disa rajone të tjera që i quajtën me emrin Virxhinia. Virgjëreshë do të thotë një vajzë e pamartuar dhe për shkak se mbretëresha Elizabeth nuk ishte e martuar, ky rajon u quajt "Virxhinia" për nder të saj.

Pasardhësi i mbretëreshës Elizabeth ishte mbreti Xhejms I. Ai dërgoi më shumë ekspedita në Amerikë dhe për shkak të kësaj, zonat e sapo zbuluara u quajtën "Jamestown". Britanikët morën edhe “New Amsterdam” nga holandezët dhe e quajtën “New York” për nder të vëllait të mbretit, i cili e kishte emrin “Duke of York”. Zona të mëdha në lindje të Amerikës u quajtën "Maryland" sipas "Mary", gruas së mbretit të Anglisë.

Historia e botës vazhdon....

 

Tags