Demonstrata në Jordani dhe mesazhi i tyre për rezistencën palestineze
https://parstoday.ir/sq/news/event-i158690-demonstrata_në_jordani_dhe_mesazhi_i_tyre_për_rezistencën_palestineze
Dje mijëra jordanezë pas faljes së namazit të së premtes theksuan mbështetjen e tyre për rezistencën palestineze duke marrë pjesë në një marshim të madh të organizuar me ftesë të “Asamblesë Kombëtare për Mbështetjen e Rezistencës dhe Mbrojtjen e Atdheut”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 01, 2024 06:16 Europe/Tirane
  • Demonstrata në Jordani dhe mesazhi i tyre për rezistencën palestineze

Dje mijëra jordanezë pas faljes së namazit të së premtes theksuan mbështetjen e tyre për rezistencën palestineze duke marrë pjesë në një marshim të madh të organizuar me ftesë të “Asamblesë Kombëtare për Mbështetjen e Rezistencës dhe Mbrojtjen e Atdheut”.

Sipas gazetarit të Al-Alam, jordanezët duke marrë pjesë në këtë marshim masiv theksuan se nuk ka asnjë mënyrë për të fituar përveç mbështetjes së nevojshme, të mjaftueshme dhe të gjithanshme të rezistencës, në mënyrë që ajo të mund të qëndrojë kundër ushtrisë sioniste e cila prej 238 ditësh ka nisur një luftë në Gaza. Zemërimi i jordanezëve ndaj vendimeve të padrejta të Gjykatës Penale Ndërkombëtare kundër rezistencës palestineze ishte shumë i qartë, vendime që u dhanë nën presionin dhe ndikimin e Shteteve të Bashkuara dhe agjencive të inteligjencës të regjimit sionist. Demonstruesit jordanezë kërkuan mbylljen e ambasadës amerikane dhe dëbimin e ambasadorit të atij vendi nga Omani, sepse qeveria amerikane vazhdon të justifikojë vrasjet e regjimit sionist në Rafah dhe vazhdon të mbështesë këtë regjim. Duhet theksuar se javën e kaluar prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale kërkoi lëshimin e një urdhër-arresti për Benjamin Netanyahu, kryeministrin e regjimit sionist dhe disa liderë të tjerë të Hamasit.