E djathta ekstreme fitoi shumicën e vendeve në Parlamentin Evropian
(last modified Mon, 10 Jun 2024 08:08:00 GMT )
Qershor 10, 2024 10:08 Europe/Tirane
  • E djathta ekstreme fitoi shumicën e vendeve në Parlamentin Evropian

Rezultatet paraprake dhe sondazhet pas zgjedhjeve të Parlamentit Evropian tregojnë se partitë e djathta, liberale dhe të gjelbra vazhdojnë të mbajnë ende shumicën e vendeve, por rrymat e ekstremit të djathtë kanë mundur të forcojnë pozicionin e tyre.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, duke cituar agjencinë Reuters, në garën për 720 vende në Parlamentin Evropian, partitë e presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Schultz u përballën me dështimin dhe humbën një sërë vendesh.

Duke reaguar ndaj humbjes së partisë së tij (Partia e Rilindjes) në këto zgjedhje, presidenti francez Emmanuel Macron tha: “Rezultatet e zgjedhjeve evropiane nuk janë të mira për qeverinë time dhe rritja e nacionalistëve është një rrezik për Francën dhe Evropën”.

Macron, duke thënë se kishte vendosur që të mbajë zgjedhje të parakohshme më 30 qershor, njoftoi shpërndarjen e Asamblesë Kombëtare (Parlamentit) të Francës.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen u tha gazetarëve në të njëjtën kohë me shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare: "Sot është një ditë e mirë për Partinë Popullore Evropiane".

Sipas gazetës "The Guardian", Partia Popullore Evropiane, për të cilën është kandidate Ursula von der Leyen, në bazë të shpalljes së rezultateve, mundi të fitonte 189 vende në Parlamentin Evropian, 13 vende përpara socialistëve dhe demokratëve.

Sipas agjencisë Reuters, zhvendosja djathtas e Parlamentit Evropian do ta bëjë të vështirë miratimin e ligjeve të reja mbi sfidat me të cilat përballet BE-ja, mes të cilave ndryshimet klimatike dhe konkurrenca industriale me Kinën dhe SHBA-në, por do të shkaktojë edhe rritejn e kostove të jetesës, po ashtu edhe shqetësimet për situatën e emigrantëve, si dhe krijimin e sfidave në fushën e tranzicionit drejt energjisë së gjelbër dhe të mbështetjes për Ukrainën.

 

Tags