Këshilli i Sigurimit miratoi rezolutën për armëpushimin e menjëhershëm në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/event-i159050-këshilli_i_sigurimit_miratoi_rezolutën_për_armëpushimin_e_menjëhershëm_në_gaza
Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën për armëpushimin e menjëhershëm në Gaza me 14 vota pro dhe asnjë kundër.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 11, 2024 09:34 Europe/Tirane
  • Këshilli i Sigurimit miratoi rezolutën për armëpushimin e menjëhershëm në Gaza

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën për armëpushimin e menjëhershëm në Gaza me 14 vota pro dhe asnjë kundër.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, Rusia, e cila është një anëtare me të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit, abstenoi nga votimi për këtë rezolutë të propozuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të mos penguar miratimin e saj.

Kjo rezolutë, të cilën presidenti amerikan Joe Biden e propozoi për herë të parë, u bën thirrje të dyja palëve të konfliktit në Gaza që menjëherë t'i japin fund luftës 8-mujore dhe të zbatojnë fazat hap pas hapi për arritjen e një armëpushimi të përhershëm.

Kjo rezolutë ka tre faza hap pas hapi nga fillimi deri në stabilizimin e armëpushimit, e cila në fazën e parë kërkon shkëmbimin e pengjeve izraelitë dhe të burgosurve palestinezë njëkohësisht me vendosjen e një armëpushimi të përkohshëm.

Sipas tekstit të kësaj rezolute të përgatitur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të shpallur për herë të parë nga Joe Biden 10 ditë më parë, faza e dytë e kësaj rezolute përfshin "mbarimin e përhershëm të armiqësive dhe konflikteve", e cila supozohet të zbatohet në të njëjtën kohë me tërheqjen e plotë të ushtrisë izraelite nga Gaza.

Faza e tretë fokusohet në planin afatgjatë për të ardhmen e rajonit, duke përfshirë fillimin e planit shumëvjeçar për rindërtimin e Gazës.

Ndërkohë, Mahmoud Mardawi, një nga liderët e lëvizjes Hamas, të martën në mëngjes, në përgjigje të miratimit të projekt-rezolutës së Këshillit të Sigurimit për Gazën, tha se Lëvizja është e gatshme të bashkëpunojë për zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit.

Në një intervistë për rrjetin televiziv "Al-Arabi TV", Mardawi tha: "Ndërmjetësuesit duhet të marrin një angazhim publik nga regjimi pushtues në lidhje me armëpushimin, në mënyrë që ne të hyjmë në negociata."

Ky anëtar i lartë i Hamasit tha gjithashtu se ShBA-ja duhet të garantojë marrëveshjen e arritur.