Guterres: Të gjitha rrugët për në Gaza duhet të jenë të hapura
(last modified Tue, 11 Jun 2024 18:28:45 GMT )
Qershor 11, 2024 20:28 Europe/Tirane
  • Guterres: Të gjitha rrugët për në Gaza duhet të jenë të hapura

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka bërë thirrje për hapjen e të gjitha rrugëve të disponueshme për në Gaza për të lejuar ndihmat humanitare për njerëzit e bllokuar në territorin e rrethuar palestinez.

Izraeli ka qenë i përfshirë në një fushatë mizore gjenocidale kundër popullit të pambrojtur palestinez në Gaza që nga 7 tetori 2023.Duke folur të martën në një samit të ndihmës urgjente në Jordani, Guterres dhe disa liderë rajonalë diskutuan përgjigjen urgjente humanitare për palestinezët që përballen me egërsinë e Izraelit, duke i bërë thirrje regjimit sionist t'i japë fund rrethimit brutal dhe të ndalojë masakrimin e popullit të Gazës duke bllokuar aksesin në ushqim dhe ujë.Guterres tha se “tmerri në Daza duhet të ndalet dhe tashmë është koha për një armëpushim."Të gjitha pengesat për aksesin e menjëhershëm, të qëndrueshëm dhe adekuat në ndihmat humanitare në Gaza nga të gjitha pikat kufitare duhet të hiqen për të krijuar kushtet e nevojshme për dërgimin dhe shpërndarjen e ndihmave në të gjitha zonat, tha ai.Guterres e përshkroi situatën e imponuar nga Izraeli në Rripin e Gazës si "të mjerueshme".“Shpejtësia dhe shkalla e masakrës dhe e vrasjeve në Gaza është përtej çdo gjëje që kam parë në vitet e mia si sekretar i përgjithshëm”, shtoi ai.


 

Tags