Qershor 13, 2024 10:32 Europe/Tirane
  • Policia franceze bastis selinë e grupit terrorist MEK

Policia franceze ka sulmuar selinë e grupit terrorist MEK në kryeqytetin e këtij vendi, Paris.

Televizioni francez TF1 njoftoi në një raport se forcat policore të këtij vendi bastisën selinë e grupit terrorist MEK në zonën "Saint-Ouen-l'Aumone" të mërkurën dhe kontrolluan objektet që i përkasin këtij grupi terrorist.

Sipas këtij raporti, ndërtesat e inspektuara të grupit terrorist MEK që ndodhen në Saint-Ouen-l'Aumone, në veçanti, përmbajnë një kanal televiziv, i cili konsiderohet si makineri propagandistike e këtij grupi terrorist në Francë.

Në raportin e këtij rrjeti televiziv francez, thuhet se arsyeja e bastisjes së objekteve të grupit terrorist MEK nga ana e policisë nuk është bërë ende e ditur.

Ndërkohë, në një bisedë me një gazetar të agjencisë iraniane të lajmeve IRNA në Paris, një burim i informuar ka njoftua për gjendjen e rëndë fizike të 70-vjeçares Maryam Rajavi, kryetares së grupit terrorist MEK. Rajavi ka pësuar një atak të rëndë nervor teksa kthehej nga Parisi në selinë e saj në “Auvers-sur-Oise” dhe është transferuar menjëherë në spital.

Më herët, edhe policia shqiptare ka sulmuar selinë e grupit terrorist MEK në Tiranë, kryeqytetin e këtij vendi.

Grupi terrorist MEK është përgjegjës për vrasjen e më shumë se shtatëmbëdhjetë mijë iranianëve, duke përfshirë deputetë të Parlamentit, zyrtarë të lartë qeveritarë dhe ushtarakë, qytetarë të thjeshtë të pafajshëm dhe shtetas të huaj.

Që në vitet e para të fitores së Revolucionit Islamik, formacionet terroriste të MEK-ut kanë kryer krime masive nëpërmjet qasjes së tyre ndaj terrorit dhe aksioneve të armatosura.

Elementët e këtij grupi terrorist kanë vrarë një numër të madh zyrtarësh, forcash revolucionare dhe njerëzish të thjeshtë brenda dy viteve, nga viti 1979 deri në vitin 1981, dhe kanë marrë përgjegjësinë për të gjitha këto atentate.

 

Tags