Qershor 15, 2024 10:27 Europe/Tirane
  • Putin njoftoi kushtet e Rusisë për armëpushim

Të premten, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi publikisht kushtet e vendit të tij për vendosjen e një armëpushimi në Ukrainë.

Sipas Sputnik, në prag të takimit të paqes që do të mbahet në Zvicër pa praninë e Rusisë, Putin tha se lufta do të përfundojë nëse Ukraina heq dorë nga dëshira e saj për t'u anëtarësuar në NATO dhe nëse tërheq forcat e saj nga territoret e kontrolluara nga Rusia. Putin për kushtet e tij për përfundimin e luftës tha: “Këto kushte janë shumë të thjeshta. Tërheqja e plotë e forcave ukrainase nga të gjitha rajonet e Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporozhye. Ai shtoi: “Sapo Kievi të shpallë se është gati për një vendim të tillë dhe të fillojë tërheqjen reale të forcave të veta nga këto zona dhe përveç kësaj, sapo ata të shpallin zyrtarisht tërheqjen nga planet e për t'u anëtarësuar në NATO, pikërisht në atë moment nga ana jonë do të lëshohet një urdhër për armëpushim dhe fillimin e negociatave. Presidenti i Rusisë theksoi: "Sigurisht, ne do të garantojmë njëkohësisht largimin e papenguar dhe të sigurt të njësive dhe organizatave ukrainase". Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Ukrainës hodhi poshtë propozimin e Putinit dhe e cilësoi atë si "deklaratë për të mashtruar komunitetin ndërkombëtar". Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin gjithashtu tha se Putini nuk është në gjendje t'i diktojë Ukrainës se çfarë hapash duhet të ndërmarrë për paqen.

Tags