Qershor 15, 2024 10:27 Europe/Tirane
  • Stoltenberg: NATO do të menaxhojë ndihmën ushtarake dhe stërvitore për Ukrainën

Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, në një deklaratë pas takimit të Këshillit të Ministrave të Mbrojtjes të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe Ukrainës në Bruksel, tha: Anëtarët e NATO-s kanë rënë dakord për një plan në bazë të të cilit, tash e tutje, NATO do të menaxhojë dhe koordinojë ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe do të marrë përsipër trajnimin e forcave ushtarake të këtij vendi.

Sipas agjencisë së lajmeve Anatolia, Stoltenberg deklaroi se zbatimi i këtij plani do të lejojë që mbështetja për Ukrainën në vitet e ardhshme të vazhdojë në mënyrë më të organizuar dhe tha: NATO ka për detyrë të menaxhojë dhe koordinojë ndihmën ushtarake dhe stërvitore për Ukrainën dhe për këtë do të ngre një qendër komandimi në Gjermani. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s shtoi: Në këtë plan pritet të marrin pjesë 700 efektiva të NATO-s nga vendet anëtare të kësaj aleance ushtarake. Stoltenberg në vazhdim të deklaratës së tij theksoi: Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s gjatë takimit të tyre dyditor në Bruksel diskutuan edhe masat e duhura për anëtarësimin e Ukrainës në këtë pakt ushtarak. Sipas agjencisë së lajmeve Anatolia, takimi dyditor i ministrave të NATO-s në Bruksel, i cili përfundoi të premten, ishte pjesë e bisedimeve të fundit të nivelit të lartë përpara takimit të muajit të ardhshëm të liderëve të NATO-s, i cili është planifikuar të mbahet më 9-11 korrik në Uashington.

Tags