Qershor 16, 2024 11:59 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë protestat kundër Netanyahut

Protestat kundër Netanyahut në territoret e pushtuara u kthyen në demonstrata të dhunshme, pasi forcat e policisë në Tel Aviv sulmuan protestuesit dhe arrestuan disa prej tyre.

Sipas gazetës "Yediot Aharonot", kundërshtarët politikë të Netanyahut dhe familjet e pengjeve sionistë u mblodhën në rrugët kryesore të Tel Avivit dhe brohoritën parulla kundër kabinetit të Netanyahut.

Kolonët kërkuan arritjen e një marrëveshjeje për shkëmbimin e pengjeve me Rezistencën në Gaza dhe përmbysjen e kabinetit të Netanyahut.

Protestuesit në Tel Aviv, gjithashtu, bllokuan një nga rrugët kryesore të qytetit dhe kërkuan zgjedhje të parakohshme.

Familjarët e të burgosurve sionistë theksuan se Netanyahu po e pengon qëllimisht marrëveshjen për shkëmbimin e pengjeve dhe paralajmëruan se vazhdimi i luftës do të çojë në vdekjen e më shumë ushtarëve dhe robërve izraelitë.

Një nga pikat interesante në këtë demonstratë ishte prania e anëtarit të dorëhequr të kabinetit sionist të luftës, Benny Gantz, i cili në demonstratat e lartpërmedua shprehu mbështetjen për arritjen e marrëveshjes së shkëmbimit të të burgosurve me autoritetet e Rezistencës në Gaza.

Gjithashtu, Kanali 13 i regjimit sionist citoi anëtarin e dorëhequr të kabinetit sionist të luftës, Gadi Eisenkot, të thoshte se "nëse do të kishim guximin, do të kishim arritur një marrëveshje për lirimin e të pengjeve izraelitë".

 

Tags