Qershor 17, 2024 10:06 Europe/Tirane
  • Stoltenberg: Përgatitja e armëve bërthamore është në axhendën e NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke theksuar se NATO-ja është një aleancë bërthamore, tha: "Vendet anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) po zhvillojnë konsultime për të përgatitur armët bërthamore."

Sipas gazetës "The Telegraph", Stoltenberg theksoi se "ne jetojmë në një botë ku vende si Kina, Rusia dhe Koreja e Veriut kanë armë bërthamore" dhe shtoi: "Në një botë të tillë, nëse NATO-ja do të heqë dorë nga armët e saj bërthamore, ne do të përballemi me një situatë shumë më të keqe."

Stoltenberg, më tej, vuri në dukje investimin e madh të Pekinit në armë të avancuara dhe tha: "Kina do të rrisë numrin e saj të kokave (mbushjeve) bërthamore në 1000 deri në vitin 2030 dhe në këtë mënyrë, NATO-ja, për herë të parë që nga formimi i saj, po përballet me dy armiq të mundshëm bërthamorë, Rusinë dhe Kinën."

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj evropianë po modernizojnë arsenalet e tyre bërthamore, theksoi: "Amerika po modernizon bombat e gravitetit për kokat bërthamore që ka vendosur në Evropë. Edhe aleatët evropianë, nga ana e tyre, po modernizojnë gjithashtu avionët që supozohet se do të caktohen në misionin bërthamor të NATO-s”.

Sipas gazetës "The Telegraph", Londra ka vendosur rreth 40 koka (mbushje) bërthamore në vendet anëtare të NATO-s dhe ka në rezervë 185 mbushje bërthamore. Ndërsa Franca e ka mbajtur arsenalin e saj bërthamor në tokën e saj për arsye strategjike.

Ndërkohë, vetëm Uashingtoni ka 1700 mbushje bërthamore të vendosura në vendet e ndryshme anëtare të NATO-s, si dhe 3700 mbushje bërthamore në arsenalin e tij ushtarak.

 

Tags