Qershor 17, 2024 20:44 Europe/Tirane
  • Një numër rekord amerikanësh refuzojnë si Biden ashtu dhe Trump

Përqindja e atyre që urrejnë të dyja palët e politikës në SHBA është më e larta që prej vitit 1988, thuhej sot në një sondazh të analistëve të ‘Pew Research Center’ në SHBA.

Sipas tyre, 25% e pjesëmarrësve kishin opinion negativ si për presidentin Joe Biden dhe rivalin e tij republikan Donald Trump; 36% përqind shihnin me më shumë avantazh Trump por jo Biden, ndërsa 34% mendonin të kundërtën.

Sondazhi tregonte se refuzuesit e dyfishtë ishin shtuar ndjeshëm që prej vitit 1988 dhe thuajse dyfishuar prej vitit 2020, kur Biden e Trump u përballën për herë të parë direkt si rivalë.

“Opinioni negativ i dyfishtë është faktori i rënies së mbështetjes për të gjithë kandidatët, nga të dyja partitë”, thuhet në deklaratën e anketuesve pas sondazhit të kryer në datat 13-19 maj.

Zgjedhjet presidenciale të 2024 mbeten të ndikuara nga konkurrenca e ashpër dhe nga akuza të dyfishta të rivalëve ndaj njëri-tjetrit për paaftësi, çka po shkakton përçarje të mëtejshme mes amerikanëve.

 

Tags