Qershor 18, 2024 12:48 Europe/Tirane
  • Demonstratat kundër Netanyahut shndërrohen në dhunë/Arrestohen 8 protestues

Demonstratat kundër Netanyahut u shndërruan në protesta të dhunshme të hënën mbrëma në territoret e pushtuara dhe forcat e policisë së Tel Avivit sulmuan protestuesit.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, protestuesit sionistë demonstruan sërish të hënën mbrëma kundër kryeministrit të regjimit sionist dhe kërkuan marrëveshje me Rezistencën palestineze për lirimin e të burgosurve.

Protestuesit, të cilët demonstruan para Knesset-it (parlamenti izraelit), kërkuan gjithashtu lirimin e menjëhershëm të të burgosurve dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje për shkëmbimin e të burgosurve me Rezistencën.

Burime lajmesh të regjimit sionist, duke e konsideruar masive këtë demonstratë, vlerësuan se numri i protestuesve kundër qeverisë së Netanyahut pranë ndërtesës së Knesset-it në Kuds ishte më shumë se 150 mijë njerëz.

Kjo është demonstrata e dytë në territoret e pushtuara kundër Netanyahut dhe kabinetit të tij gjatë 12 orëve të fundit.

Gjithashtu edhe të shtunën në mëngjes, protestuesit sionistë mbyllën rrugët kryesore të Kudsit dhe Herzlias dhe kërkuan zgjedhje të parakohshme në territoret e pushtuara.

Demonstratat e protestuesve sionistë filluan në Tel Aviv të shtunën në mbrëmje dhe Organizata e Radios dhe Televizionit të regjimit sionist theksoi se familjet e të burgosurve dhe ushtarëve izraelitë të vrarë në Rripin e Gazës kërkuan përfundimin e luftës në kuadër të marrëveshjes së shkëmbimit të të burgosurve me Rezistencën.

Këto familje theksuan se vazhdimi i luftës do të çojë në vdekjen e më shumë të pengjeve dhe ushtarëve izraelitë.

 

Tags