Kryeministri i Katarit takohet me liderët e Hamasit në Doha
Kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Katarit, Mohammad bin Abdulrahman Al Thani u takua me zyrtarë të lartë të Lëvizjes së Rezistencës Islamike Hamas në Doha.
Sipas Al Jazeera, ky takim u mbajt në kuadër të përpjekjeve të Dohas për të arritur sukses në negociatat e armëpushimit në Rripin e Gazës. Ndërkohë, Sekretari i Shtetit i SHBA, Anthony Blinken tha se vendi i tij ishte ende duke punuar me ndërmjetësit, për të kapërcyer boshllëqet në bisedimet e armëpushimit. Në një konferencë për shtyp të mbajtur me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) në selinë e Departamentit Amerikan të Shtetit, Blinken shtoi se Egjipti dhe Katari në veçanti po përpiqen të kapërcejnë hendekun në lidhje me propozimin e marrëveshjes, por sipas tij, tavani i kërkesave vazhdon të ngrihet. Barbara Leaf, Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet e Lindjes së Afërt, tha se Uashingtoni po u bën presion partnerëve kryesorë që të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për ta detyruar Hamasin të pranojë ofertën e armëpushimit. Të martën e kaluar, fraksionet e rezistencës palestineze u dorëzuan ndërmjetësuesve përgjigjen për propozimin me tre faza të armëpushimit që Biden e paraqiti në fund të majit të kaluar. Më pas, qeveria amerikane akuzoi Hamasin për pengimin e marrëveshjes dhe duke iu referuar kërkesës së lëvizjes Hamas për të shpallur një armëpushim të përhershëm, e cila u refuzua nga Tel Avivi i cili këmbënguli në kthimin e të burgosurve të tij përpara përfundimit të luftës, tha se kushtet e Hamasit nuk mund të aplikohen.