Kuba i bashkohet ankesës së Afrikës së Jugut kundër regjimit sionist
(last modified Sat, 22 Jun 2024 08:40:07 GMT )
Qershor 22, 2024 10:40 Europe/Tirane
  • Kuba i bashkohet ankesës së Afrikës së Jugut kundër regjimit sionist

Kuba njoftoi se ka vendosur t'i bashkohet ankesës së Afrikës së Jugut kundër regjimit sionist në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në përputhje me përpjekjet ndërkombëtare për t'i dhënë fund gjenocidit kundër popullit palestinez.

Sipas Radio Havana, Ministria e Punëve të Jashtme të Kubës në një deklaratë njoftoi: Qeveria e Republikës së Kubës, në përputhje me angazhimin e saj të vendosur për të mbështetur dhe ndihmuar sa më shumë që të jetë e mundur për të legjitimuar përpjekjet ndërkombëtare për t'i dhënë fund gjenocidit kundër popullit palestinez, ka vendosur të përfshihet në çështjen e ankesës së Afrikës së Jugut kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Havana deklaroi se Izraeli, si pushtues, në imunitet të plotë dhe i mbrojtur nga qeveria amerikane, injoron detyrimet e tij sipas Konventës së Katërt të Gjenevës. Qeveria kubane theksoi se gjenocidi, aparteidi, shpërngulja e detyruar dhe ndëshkimi kolektiv nuk kanë vend në botën e sotme dhe komuniteti ndërkombëtar nuk e toleron këtë gjë. Më parë, Afrika e Jugut kishte paraqitur një ankesë kundër regjimit sionist në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për shkelje të Konventës së Gjenocidit. Vendimi paraprak i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në lidhje me ankesën e Afrikës së Jugut kundër regjimit sionist është në formë të atillë që ky vendim e detyron regjimin sionist të marrë masa për të parandaluar gjenocidin në Gaza. Nga ana tjetër, Karim Khan, prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, ka kërkuar arrestimin e kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe ministrit të luftës Yoav Galant të regjimit sionist me akuzën e kryerjes së krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit.

Tags