Vazhdojnë protestat globale në mbështetje të Gazës
Mbështetësit e Palestinës në mbarë botën vazhdojnë të protestojnë kundër gjenocidit të regjimit sionist në Gaza.
Aktivistët pro-palestinezë zhvilluan një protestë në Oslo, kryeqytetin e Norvegjisë, para parlamentit të vendit dhe lidhën duart me gardhet në hyrje të parlamentit. Studentët pro-palestinezë gjithashtu ngritën një tendë përpara ndërtesës Henry Ford të Universitetit të Berlinit për të shprehur solidaritetin e tyre me palestinezët që jetojnë në Rripin e Gazës, të cilët prej muajsh po sulmohen nga Izraeli. Qyteti i Tripolit në Libi gjithashtu u bë skenë e një proteste kundër regjimit sionist. Duke mbajtur flamuj palestinezë, protestuesit deklaruan solidaritetin e tyre me Gazën dhe popullin palestinez. Pjesëmarrësit në këtë protestë gjithashtu kërkuan përfundimin e luftës së Izraelit kundër Gazës.