Hamasi: Regjimi sionist do të paguajë për krimet e tij
Lëvizja e Rezistencës Islamike Palestineze Hamas duke lëshuar një deklaratë reagoi për krimet barbare të kryera nga regjimi sionist kundër civilëve të pambrojtur palestinezë në Rripin e Gazës, veçanërisht në lagjen Al-Tuffah dhe kampin Al-Shati.
Në deklaratën e lëvizjes Hamas thuhet: Armiku sionist kreu masakra të reja ndaj fëmijëve, grave dhe të moshuarve duke bombarduar një kompleks banimi në kampin Shati në perëndim të qytetit të Gazës. Lëvizja Hamas shtoi: Krimet e regjimit sionist kundër civilëve kërkojnë veprim më efektiv nga komuniteti ndërkombëtar dhe institucionet e tij për ta detyruar këtë regjim që të ndalojë krimet e tij. Kjo lëvizje theksoi: Regjimi pushtues dhe liderët e tij nazistë do të paguajnë për krimet e tyre kundër popullit palestinez dhe këto krime nuk do të mund të thyejnë vullnetin e palestinezëve. Sot, regjimi sionist me sulme intensive ajrore dhe artilerie ka vënë në shënjestër lagjen Al-Tuffah dhe kampin Al-Shati në qytetin e Gazës. Në këto sulme të paktën 50 persona ranë dëshmorë dhe me dhjetëra u plagosën.