Më shumë se 800,000 studentë në Gaza janë privuar nga arsimi
https://parstoday.ir/sq/news/event-i159536-më_shumë_se_800_000_studentë_në_gaza_janë_privuar_nga_arsimi
Ministria e Arsimit e Rripit të Gazës njoftoi: 40 mijë nxënës të shkollave të mesme në Rripin e Gazës nuk kanë arritur të marrin pjesë në provimet e fund-vitit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 22, 2024 17:22 Europe/Tirane
  • Më shumë se 800,000 studentë në Gaza janë privuar nga arsimi

Ministria e Arsimit e Rripit të Gazës njoftoi: 40 mijë nxënës të shkollave të mesme në Rripin e Gazës nuk kanë arritur të marrin pjesë në provimet e fund-vitit.

Sipas ministrisë ky është një sulm i rrezikshëm që kërcënon të ardhmen e tyre. Më poshtë deklarata thotë: Që nga 7 tetori, më shumë se 800,000 nxënës të niveleve të ndryshme arsimore në Rripin e Gazës janë privuar nga e drejta e tyre për arsimim. Ministria e Arsimit e Rripit të Gazës deklaroi: 85% e ndërtesave arsimore në Rripin e Gazës kanë qenë jashtë shërbimit si rezultat i sulmeve të drejtpërdrejta dhe të qëllimshme. Kjo çështje do të krijojë një sfidë të madhe në përpjekjet e bëra për vazhdimin e procesit arsimor pas përfundimit të luftës.