Forcat jemenase sulmojnë një aeroplanmbajtëse amerikane
https://parstoday.ir/sq/news/event-i159540-forcat_jemenase_sulmojnë_një_aeroplanmbajtëse_amerikane
Zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit bëri të ditur sulmin ndaj aeroplanmbajtëses amerikane Eisenhower dhe një tjetër anije në Detin e Kuq dhe në Detin Makran.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 22, 2024 17:22 Europe/Tirane
  • Forcat jemenase sulmojnë një aeroplanmbajtëse amerikane

Zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit bëri të ditur sulmin ndaj aeroplanmbajtëses amerikane Eisenhower dhe një tjetër anije në Detin e Kuq dhe në Detin Makran.

Jahja Sarei të shtunën tha: Në një operacion të paprecedentë, forcat ushtarake të këtij vendi me disa raketa balistike dhe cruise kanë vënë në shënjestër anijen “Transworld Navigator” dhe aeroplanmbajtësen “Eisenhower” në Detin Makran dhe Detin e Kuq. Sarei theksoi se anijet në fjalë ishin në shënjestër të drejtpërdrejtë dhe shtoi: Zbatimi i operacioneve ushtarake për të mbështetur popullin palestinez do të vazhdojë derisa të ndalet agresioni dhe të hiqet bllokada ndaj Rripit të Gazës. Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit gjithashtu shtoi: Në përgjigje të agresionit kundër Jemenit, ne kurrë nuk do të ngurrojmë të godasim luftanijet e huaja armiqësore në detin e Kuq dhe Makran.