Netanyahu: Jemi pranë fundit të luftës me Hamasin
https://parstoday.ir/sq/news/event-i159600-netanyahu_jemi_pranë_fundit_të_luftës_me_hamasin
Kryeministri i regjimit sionist pretendoi se ky regjim po i afrohet fundit të operacioneve në Gaza.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 24, 2024 07:52 Europe/Tirane
  • Netanyahu: Jemi pranë fundit të luftës me Hamasin

Kryeministri i regjimit sionist pretendoi se ky regjim po i afrohet fundit të operacioneve në Gaza.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, cituar nga agjencia Sky News, Benjamin Netanyahu njoftoi: "Lufta me Hamasin po i afrohet fundit. Tani po luftojmë në shtatë fronte, përfshirë Hamasin, Hezbollahun, Lëvizjen Ansarullah të Jemenit, milicitë siriane dhe irakiane, Bregun Perëndimor dhe Iranin."

Kryeministri i regjimit sionist deklaroi edhe një herë kundërshtimin e tij ndaj krijimit të një shteti palestinez dhe tha se nuk do të lejojë që administrimi i Gazës t'u dorëzohet formacioneve vetëqeverisëse.

Netanyahu, gjithashtu, vuri në dukje "hedhjen e gurëve" në procesin e sigurimit të armëve që i nevojiten këtij regjimi për qëllime të gjenocidit në Gaza dhe tha: "Ne duhet të investojmë në industritë ushtarake vendase, në mënyrë që të mos kemi nevojë për ndihmë ushtarake nga të tjerët."

Duke pranuar paaftësinë dhe dëshpërimin e regjimit sionist përballë sulmeve të Hezbollahut të Libanit, ai shtoi: "Ne nuk mund të tolerojmë kushtet ekzistuese në kufijtë veriorë dhe po përgatitemi t'u përgjigjemi kërcënimeve në këtë rajon".

Në fund, Netanyahu njoftoi mbështetjen e kabinetit të tij të koalicionit për të negociuar me palën palestineze, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje e pjesshme për shkëmbimin e të burgosurve; një çështje të cilën Hamasi e ka refuzuar shumë herë dhe e ka konsideruar shkëmbimin e të burgosurve në varësi të vendosjes së një armëpushimi të përhershëm.