Urime për përvjetorin e Festës së Ghadir Khumit!
(last modified Tue, 25 Jun 2024 08:51:12 GMT )
Qershor 25, 2024 10:51 Europe/Tirane
  • Urime për përvjetorin e Festës së Ghadir Khumit!

Sot (e martë), 18 Dhul-Hixheh i vitit 1445 hixhrij hënor, që përkon me datën 25 qershor 2024, është dita e Festës së Ghadir Khumit, festës së madhe të myslimanëve.

"Ghadir Khum" është emri i një zone midis Mekës dhe Medinës ku Hazreti Muhamedi (a.s), profeti i dashur i Islamit, në Haxhin e Lamtumirës e shpalli Imamin e parë të shiitëve të botës, Imam Aliun (a.s), si "velij" (të parë, kujdestar, zotëri) pas vetes së tij.

Në kthimin e tij nga Haxhi i Fundit, Profeti i nderuar i Islamit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) i mblodhi të gjithë myslimanët që morën pjesë në Haxh në zonën e Ghadir Khumit dhe në këtë vend, u prezantoi Imam Aliun (a.s.) si trashëguesin, vëllain dhe zëvendësin e tij nga Zoti i Madhërishëm. Profeti i nderuar i Islamit (s.a.v.s.) gjatë fjalimit të rëndësishëm në Ghadir Khum ka thënë: “Secili që më konsideron mua për zotëri të tij, tani e tutje Aliu është zotëria i tij”.

Njerëzit besimtarë dhe të përzotshëm të Iranit Islamik, përveç frekuentimit të vendeve fetare dhe mbajtjes së festimeve të ndryshme gjatë festës së Ghadir Khumit, shkojnë edhe për të vizituar "sejid"-ët (sadat - trashëgimtarët e linjës gjenealogjike të Imam Aliut a.s.).

 

Tags