Ben Gvir kërcënon Netanjahun
(last modified Fri, 05 Jul 2024 17:47:43 GMT )
Korrik 05, 2024 19:47 Europe/Tirane
  • Ben Gvir kërcënon Netanjahun

Ministri i Sigurisë së Brendshme të regjimit sionist kërcënoi kryeministrin e këtij regjimi se nëse vendos vetë për shkëmbimin e të burgosurve, do të shpërndajë kabinetin.

Sipas raportit të agjencisë së lajmeve studentore të Iranit “ISNA”, gazeta hebraike “Yedioth Aharonoth” shkruante sot të premten, Itamar Ben Gvir, ministri i Sigurisë së Brendshme të regjimit sionist, kërcënoi kryeministrin e këtij regjimi, Benjamin Netanjahu, se nëse nuk pajtohet me marrëveshjen për shkëmbimin e të burgosurve me lëvizjen Hamas dhe vendos i vetëm, do të shpërndajë kabinetin. Qendra e Radios dhe Televizionit të Izraelit njoftoi mëngjesin e sotëm se David Barnia, kreu i shërbimit inteligjent Mossad, shkoi në Doha, kryeqyteti e Katarit, pa anëtarë të tjerë të ekipit negociator, për të punuar me palët ndërmjetësuese për marrëveshjen e shkëmbimit të të burgosurve. Duhet theksuar se kreu i Mossad-it do të takohet me kryeministrin e Katarit, Mohammad bin Abdul Rahman bin Jassim Al Thani, para fillimit të negociatave. Kjo ndërkohë që Bezalel Smotrich, ministri i Financave i regjimit sionist, beson se armëpushimi 42-ditor për shkëmbimin e të burgosurve i ofron Hamasit një mundësi për të rikthyer fuqinë ushtarake. Bezalel Smotrich theksoi se është kundër marrëveshjes së shkëmbimit të të burgosurve edhe nëse ajo nuk garanton ndërprerjen e luftës kundër Gazës. Negociatat për vendosjen e armëpushimit në Rripin e Gazës kanë rifilluar, ndërkohë që kabineti i regjimit sionist ka rënë dakord me propozimin e Bezalel Smotrich , ministrit të financave të këtij regjimi, për të ndërtuar rreth 5300 njësi banimi në Bregun Perëndimor. Ndërkohë, sipas ligjit ndërkombëtar, të gjitha vendbanimet hebraike në territoret e pushtuara konsiderohen të paligjshme.