Kremlini: Një predhë anti-raketë ukrainase ra mbi spitalin e fëmijëve
(last modified Tue, 09 Jul 2024 19:03:21 GMT )
Korrik 09, 2024 21:03 Europe/Tirane
  • Kremlini: Një predhë anti-raketë ukrainase ra mbi spitalin e fëmijëve

Në përgjigje të raporteve për një sulm që i atribuohet Rusisë në një spital fëmijësh në Kiev, zëdhënësi i Kremlinit theksoi se Moska nuk sulmon objektiva civilë.

Dmitry Peskov, duke vënë në dukje se Rusia nuk synon objektiva civile, tha: "Raketa që goditi spitalin e fëmijëve në Kiev nuk i përkiste Rusisë, por ishte një raketë ukrainase që ra mbi ndërtesën e spitalit."

Autoritetet ukrainase kanë pohuar se Rusia ka sulmuar dje me një raketë Spitalin Qendror të Fëmijëve në Kiev dhe ka bombarduar qytete të tjera.

Sipas autoriteteve ukrainase, të paktën 41 civilë u vranë si rezultat i këtij sulmi, që sipas tyre ishte sulmi ajror më vdekjeprurës në muajt e fundit.

Tags