Biden nuk ka ndërmend të tërhiqet nga zgjedhjet në SHBA
Disa njerëz të afërt me presidentin amerikan thonë se ai nuk ka ndërmend të tërhiqet nga zgjedhjet e 2024.
Agjencia e lajmeve Bloomberg, duke cituar të afërmit e Bidenit, raportoi se vendosmëria e presidentit amerikan për të vazhduar kandidimin e tij, ditët e fundit është rritur, ndërkohë që javët e fundit janë intensifikuar thirrjet për tërheqjen e Bidenit nga zgjedhjet presidenciale në SHBA. Pas debatit të parë zgjedhor mes Trump dhe Biden, performanca e presidentit amerikan u kritikua ashpër dhe shumë ligjvënës demokratë dhe mbështetës financiarë të partisë kanë kërkuar dorëheqjen e Biden. Në një situatë ku shumë përfaqësues të njohur të Partisë Demokratike duan që Biden të tërhiqet nga gara, Joe Biden në një deklaratë njoftoi se do të vazhdojë fushatën e tij elektorale sërish javën e ardhshme.