Ushtria e Koresë së Veriut premton shkatërrimin e plotë të armiqve
(last modified Sun, 28 Jul 2024 07:30:58 GMT )
Korrik 28, 2024 09:30 Europe/Tirane
  • Ushtria e Koresë së Veriut premton shkatërrimin e plotë të armiqve

Koreja e Veriut të dielën njoftoi se në rast lufte nëse lideri i saj Kim Jong-un jep urdhrin do të "shkatërronte plotësisht" armiqtë e saj.

Sipas IRNA, Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve shkroi se zyrtarë të lartë të Koresë së Veriut, duke përfshirë "Ri Un-ryong" një nga zyrtarët më të lartë të forcave tokësore dhe "Yo Kyung-sung" komandanti i marinës, i bënë këto deklarata të shtunën në një takim të mbajtur në prani të liderit të Koresë së veriut Kim Jong-un. Sipas këtij raporti, ky takim është mbajtur me rastin e 71-vjetorit të ndërprerjes së luftimeve në gadishullin e Koresë dhe këta komandantë i kanë bërë deklaratat e tyre “nga urrejtja në rritje” ndaj Amerikës dhe Koresë së Jugut. Zyrtarët ushtarakë të Koresë së Veriut thanë se SHBA-ja dhe Koreja e Jugut janë "të prirur për të ndezur një luftë bërthamore" dhe u zotuan se nëse Kim Jong-un jep urdhrin, "ata do të fillojnë një sulm dërrmues kundër armikut në çdo kohë dhe pa vonesë dhe do ta shkatërrojnë plotësisht atë." “Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Veriut nuk kanë marrëdhënie diplomatike dhe negociatat për uljen e tensioneve dhe denuklearizimin e Gadishullit Korean janë pezulluar që nga viti 2019. Agjencia koreano-veriore e lajmeve njoftoi së fundmi se kjo situatë nuk do të ndryshojë pavarësisht se kush do të bëhet presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara. 27 korriku ishte përvjetori i ndërprerjes së luftimeve midis Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut, që përkujton luftën trevjeçare midis viteve 1950 dhe 1953, gjatë së cilës humbën jetën miliona njerëz.

Tags