Shpikja e popullit hebre (1)
(last modified Sun, 25 Aug 2024 11:59:57 GMT )
Gusht 25, 2024 13:59 Europe/Tirane
  • Shpikja e popullit hebre (1)

Nocionet "popull hebre", "tokë e të parëve", "të dëbuar", "emigrim në Izrael", "toka e Izraelit", "vendi i pendimit" dhe fjalë të ngjashme me këto janë fjalët kryesore në çdo rindërtim të së kaluarës kombëtare në Izrael, por shumica e këtyre fjalëve janë të sajuara nga ky regjim për të shtrembëruar historinë dhe për të krijuar histori, identitet dhe etni.

Përshëndetje!

Këto ditë, sulmet shkatërruese të Izraelit në Rripin e Gazës dhe gjenocidi ndaj palestinezëve, janë lajme më të rëndësishme të ngjarjeve në botë. Sionistët nuk njohin asnjë vijë të kuqe në hakmarrjen për operacionin "Stuhia Al-Aksa". Megjithatë, në 75 vitet e fundit, sionistët nuk kanë kursyer asnjë krim për të pushtuar Palestinën dhe për të krijuar regjimin e rremë izraelit. Por për të justifikuar vetën para opinionit publik dhe për të legjitimuar pushtimin e Palestinës, ata përdorin gjithmonë mjetin e viktimizimit.

Vrasja e hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore, e cila quhet "Holokaust", ka qenë mjeti më i rëndësishëm i viktimizimit të sionistëve. Kushdo, kudo në botë, që kritikon veprimet e Izraelit në Palestinën e pushtuar, menjëherë akuzohet për antisemitizëm dhe dënohet në shumicën e vendeve perëndimore me gjoba të rënda financiare dhe me burgim. Dënimi më i vogël për këtë vepër është përjashtimi nga puna dhe përballja me kufizime raciste në aktivitetet shoqërore dhe mediatike. Por kjo pyetje ka mbetur gjithmonë në qarkullim: "Evropianët janë ata që i kanë vrarë hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore, përse duhet ta paguajnë palestinezët dhe myslimanët çmimin e këtyre vrasjeve?"

Sigurisht, ka narrativa të ndryshme për vrasjen e hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore. Aq sa, shumë shkrimtarë perëndimorë e konsiderojnë Holokaustin një mit. Sigurisht, në këtë podkast, ne nuk duam të futemi në analizën e Holokaustit. Sionistët gjithashtu po përdorin edhe një mjet tjetër për të justifikuar pushtimin e Palestinës; dhe ai është trillimi historik i të drejtës së popullit hebre për të formuar një shtet në Palestinë për një popull pa tokë. Ky trillim është aq i pabazë, saqë disa mendimtarë hebrenj janë ndër ata që e kanë vënë në dyshim këtë trillim sionistësh të historisë së popullit hebre në tokën e Palestinës. Ky podkast përpiqet të vërë në pikëpyetje një nga rrëfimet e rëndësishme të fabrikuara të sionistëve nën titullin e të qenit historik të "kombit hebre" dhe të rrëfejë arsyet e fabrikimit të "etnicitetit" hebre. Iu lutemi nda ndiqni me episodin e parë të podkastit "Shpikja e popullit hebre".

*************************************************

Një nga librat e shkruar nga një hebre që jeton në Palestinën e pushtuar është një libër i titulluar “Shpikja e popullit hebre”, shkruar nga Shlomo Sand. Shlomo Sand ligjëron lëndën e historisë në Universitetin e Tel Avivit. Ky profesor i historisë në Universitetin e Tel Avivit vë në dyshim tërësisht narrativën sioniste të historisë së popullit hebre në librin e tij “Shpikja e popullit hebre”. Kritikët më të rëndësishëm të autorit Shlomo Sand janë kolegët e tij në Universitetin e Tel Avivit.

 

Shlomo Sand pikërisht në lidhje me këtë, në parathënien e librit të tij, shkruan: “Përveç që bënin bujë për gabime të vogla, ata kryesisht pretendonin se unë nuk kisha të drejtë të diskutoja historiografinë e popullit hebre, sepse fusha ime e ekspertizës është Evropa Perëndimore. Ata që merreshin me historinë hebraike nuk do të kritikoheshin për sa kohë që nuk devijonin nga metoda dominuese e të menduarit." Shlomo Sand thotë se nocionet "populli hebre", “toka e të parëve", "të dëbuar", "emigrim në Izrael", "toka e Izraelit", "vendi i pendimit" dhe nocione të ngjashme me këto, janë nocione kryesore në çdo rindërtim të së kaluarës kombëtare në Izrael dhe refuzimi i përdorimit të tyre konsiderohet herezi.

Në fillim të librit, Shlomo Sand tregon se ai ngriti pikëpyetje dhe përgjigje rreth popullit hebre në një atmosferë të pasigurt të shumë kritikëve, si brenda universitetit ashtu edhe jashtë tij. Gjithashtu, çdo pyetje që ngre dyshime për përmasat e ngjarjes së Holokaustit, jo vetëm në territoret e pushtuara, por edhe në vendet perëndimore, ka pasoja me ndjekje penale. Pyetja për ekzistencën e një entiteti të quajtur "populli hebre" është gjithashtu një çështje e ndaluar në territoret e pushtuara të Palestinës.

Autori i librit “Shpikja e popullit hebre” në këtë kontekst shkruan: “Meqenëse ekspertët e njohur të historisë hebreje nuk janë mësuar të përballen me pyetje të thjeshta që mund të duken befasuese në shikim të parë, por janë themelore, ndoshta ia vlen ta bëj unë këtë në vend të tyre. Për shembull, a ka ekzistuar vërtet populli hebre për mijëra vjet, ndërsa popujt e tjerë janë lëkundur dhe zhdukur?! Si dhe pse Libri i Shenjtë i kësaj biblioteke të madhe tekstesh teologjike, që askush nuk e di se kush i shkroi apo redaktoi vëllimet e tij, u bë një libër historik autentik që regjistron ngjarjet e lindjes së një kombi?!"

Shlomo Sand, rreth dyshimeve për popullin hebre, vazhdon duke thënë: "Nëse hebrenjtë e botës ishin vërtet një komb, cilët ishin elementët e përbashkët në kulturat popullore të një hebreu në Kiev dhe një hebreu në Marok, përveç besimit fetar dhe disa ritualeve të asaj feje? Ndoshta, përkundër gjithëçkaje që na është thënë, Hebraizmi ishte thjesht një fe tërheqëse, që u përhap gjerësisht deri në ngritjen triumfuese të rivalëve të tij, Krishterimit dhe Islamit, dhe më pas arriti të mbijetojë deri në epokën e re për shkak të poshtërimit dhe persekutimit! A e zhvlerëson këtë, argumentimi se Hebraizmi ka qenë gjithmonë një kulturë besimi e rëndësishme dhe jo një kulturë-komb i unifikuar, siç kanë pretenduar mbrojtësit e nacionalizmit hebre gjatë 130 viteve të fundit?"

Sionistët i vendosin shumë theks mbajtjes së lidhjeve të gjakut midis komuniteteve hebreje, prandaj ata i kushtojnë shumë vëmendje martesës midis hebrenjve dhe parandalimit të hyrjes së ndjekësve të feve johebreje në familjet hebreje. Shlomo Sand ngre disa dyshime në këtë kontekst dhe vë në pikëpyetje se "nëse nuk do të kishte një pikë të përbashkët kulturore midis komuniteteve hebraike, si mund t'i lidhnin dhe t'i ndanin ato lidhjet e gjakut?!" Kjo ide është rezultat i nocionit supremacist se hebrenjtë janë një grup etnik superior për sa i përket gjakut dhe racës.

Autori i librit “Shpikja e popullit hebre” në lidhje me këtë shkruan: "Në Evropë ka pasur raste kur kushdo që thoshte se të gjithë hebrenjtë i përkasin një kombi me origjinë të ndryshme, pa hezitim quhej menjëherë "antisemitik". Sot, kushdo që guxon të thotë se njerëzit që quhen hebrenj në botë nuk kanë qenë kurrë një popull apo komb dhe as nuk janë ende, refuzohet menjëherë si dikush që i urren hebrenjtë". Autori i librit “Shpikja e popullit hebre” kërkon të vërtetojë faktin se nocioni popull a komb u formua në shekujt e vonshëm dhe u dha si identitet shteteve dhe popujve. Ashtu si çdo person që formësohet nga karakteristika identitare fluide dhe të ndryshme, edhe historia, mes çështjeve të tjera të identitetit, është gjithashtu në gjendje të ndryshueshme.

Shlomo Sand, në librin e tij “Shpikja e popullit hebre”, përpiqet të ndërgjegjësojë lexuesin për këtë çështje duke analizuar teoritë dhe rrëfimet historike të popullit hebre. Historiografia e popullit hebre i ngjan më shumë një miti sesa realitetit. Shkrimtarë dhe autorë të ndryshëm e të vjetër u përpoqën të krijonin një bashkësi fetare kohezive dhe morën ndihmë të pamasë nga politika e lavdishme e së kaluarës për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme dhe të palëkundur për një qendër rituale në Kuds (Jerusalem). Ata të cilët ishin të interesuar për ndarjen e tij nga komuniteti pagan, shpikën kategorinë e popullit të shenjtë të zgjedhur të Izraelit, origjina e të cilit ishte diku tjetër.

Në librin "Shpikja e popullit hebre" përmendet se disa nga udhëheqësit, gjykatësit, luftëtarët, mbretërit dhe klerikët, emrat e të cilëve përmenden në Librin e Shenjtë (Dhiatën e Vjetër), mund të kenë qenë figura historike, por kohët, marrëdhëniet, motivimet, fuqia reale, kufijtë e sundimit të tyre, ndikimi dhe mënyra se si ata adhuronin, pra ajo që ka vërtet rëndësi në histori, ishin produkt i imagjinatës së periudhave kohore të mëvonshme. Në të njëjtën mënyrë, shumë më vonë, u formuan konsumatorët intelektualë dhe fetarë të cikleve të tregimeve të Librit të Shenjtë (Dhiatës së Vjetër), domethënë komunitetet e hershme fetare hebraike.

Shlomo Sand jep një shembull për mënyrën se si duhet parë Libri i Shenjtë (Dhiata e Vjetër ose Teorati). Ai thotë se të dish që drama "Jul Çezari" e Shekspirit tregon shumë pak figura për Romën e lashtë dhe më shumë për Britaninë e periudhave të fundit të shekullit të 16-të, kjo nuk e pakëson fuqinë e saj dhe neve na ndihmon ta shohim dëshminë e tij historike nga një këndvështrim tjetër. Filmi “Battleship Potemkin” i regjisorit Sergei Eisenstein, tregon për skena të ngjarjeve të revolucionit të vitit 1905. Për atë rebelim flitej shumë pak, ndërsa për ideologjinë e qeverisë bolshevike në vitin 1925, kur u realizua filmi, flitej më shumë. Qëndrimi ynë ndaj Librit të Shenjtë (Teoratit) duhet të jetë i njëjtë. Libri i Shenjtë nuk është një rrëfim që mund të na mësojë ndonjë gjë për kohët që përshkruan, por është një ligjërim fetar mësimor dhe tërheqës për kohën kur është shkruar.

Autori i librit “Shpikja e popullit hebre” beson se një vështrim ndaj Librit të Shenjtë (Teoratit) nga shfaqja e historiografisë hebraike përpara epokës së nacionalizmit në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të, i dha Teoratit një rol udhëheqës në shfaqjen e kombit hebre sot. Ky libër u zhvendos nga rafti i librave fetarë për në seksionin e historisë. Ndjekësit e nacionalizmit hebre e lexonin atë gradualisht sikur të ishte një dëshmi autentike e proceseve dhe ngjarjeve të vërteta. Në fakt, ky libër u ngrit në nivelin e legjendës historike, e cila tregonte një të vërtetë të padiskutueshme.

Që nga kjo datë e tutje, Teorati gjeti një vend të shenjtërisë jofetare, që askush nuk duhej t'i afrohej shenjtërisë së tij dhe çdo konsideratë për popullin dhe kombin duhet të fillonte prej tij. Teorati u bë një simbol kombëtar, që tregonte origjinën e përbashkët të njerëzve me prejardhje shumë të ndryshme dhe kultura jofetare. Kjo është përkundër faktit se të gjithë ishin ende të urryer për shkak të fesë së tyre; një fe, ritualet e së cilës ata i praktikonin rrallë. Ky ishte kuptimi që fshihej në këtë imazh të një kombi të lashtë, historia e të cilit pretendohej se arrinte në periudhën e krijimit në mendjet e një populli që e gjeti veten të zhvendosur në modernitetin e trazuar.

Ky mentalitet imagjinar i popullit hebre dhe dëbimi i tyre është theksuar edhe në deklaratën e themelimit të regjimit të rremë izraelit në vitin 1948 dhe për të legjitimuar pushtimin e tokës palestineze. Në këtë deklaratë thuhet: “Pas dëbimit me dhunë nga toka e tyre, populli i qëndroi besnik kësaj toke gjatë gjithë periudhës së shpërnguljes dhe nuk hoqi dorë së luturi dhe shpresuari për kthimin e tij në këtë tokë dhe rikthimin e lirisë së tij politike atje.”

Shlomo Sand, në kapitullin e tretë të librit "Shpikja e popullit hebre" me titull "Shpikja e dëbimit: thirrja për në fe dhe ndryshimi u fesë” shkruan: "Legjenda kombëtare diktonte që hebrenjtë, emigrantë ose refugjatë të mërguar e të dëbuar, u detyruan të qëndrojnë në një mërgim të gjatë dhe të vështirë, të shpërnguleshin në toka dhe dete në pjesët më të largëta të tokës derisa shfaqja e Sionizmit i bëri ata të ndryshonin dhe të ktheheshin masivisht në atdheun e tyre jetim. Ky atdhe nuk ka qenë kurrë i pushtuesve arabë. Pikërisht nga kjo ka dal edhe pretendimi "një popull pa tokë drejt një toke pa popull". Ky tregim i rremë i dëbimit të cilin e shkruan sionistët, u bë një rrëfim zyrtar dhe kombëtar. Një rrëfim që ishte produkt i një historie imagjinare".

**************************************************

Kemi mbërritur në fund të pjesës së parë të podkastit “Shpikja e popullit hebre”. Sigurisht, në episodin e ardhshëm, do të flasim për më shumë aspekte të trillimit dhe falsifikimit të etnisë hebreje dhe do të flasim më shumë për këtë temëJu mund të dërgoni kritikat, pyetjet dhe sugjerimet tuaja përmes faqes sonë. Do të dëshironim shumë të dinim mendimet dhe pikëpamjet tuaja për këtë podkast dhe podkastet tona të tjera dhe për të ndërvepruar dhe shkëmbyer ide me njëri-tjetrin. Ne gjithashtu do t’ju jemi shumë mirënjohës që nëse ju pëlqen përmbajtja e podkast-it, ju lutemi ta ndani atë me miqtë dhe familjarët tuaj dhe t’ua prezantoni atë edhe të tjerëve.

Faleminderit që dëgjuat episodin e parë të podkastit tonë! Programet tona mund t'i ndiqni në faqen e radios https://iranradio.ir/sq/ dhe www.parstoday.ir/sq