Shpikja e popullit hebre (2)
Nocionet "popull hebre", "tokë e të parëve", "të dëbuar", "emigrim në Izrael", "toka e Izraelit", "vendi i pendimit" dhe fjalë të ngjashme me këto janë fjalët kryesore në çdo rindërtim të së kaluarës kombëtare në Izrael, por shumica e këtyre fjalëve janë të sajuara nga ky regjim për të shtrembëruar historinë dhe për të krijuar histori, identitet dhe etni.
Përshëndetje!
Miq të nderuar jemi pranë jush me ju me episodin e dytë të podkastit "Shpikja e popullit hebre".
Libri që ne e quajmë shkurtimisht "Shpikja e popullit hebre" në këtë podkast, u botua në vitin 2008 në Palestinën e pushtuar. Libri ka qenë në listën e bestsellerëve izraelitë për nëntëmbëdhjetë javë. Autori i këtij libri, Shlomo Sand, është hebre me prejardhje nga Polonia. Shlomo Zand ka lindur në Palestinën e pushtuar dhe është profesor në pension i historisë në Universitetin e Tel Avivit. Duke shkruar librin “Shpikja e popullit hebre”, ai paraqet një lexim të ri të konfliktit izraelito-palestinez, i cili është në kundërshtim absolut me atë që sionistët dhe mbështetësit e tyre perëndimorë e propagandojnë në media. Ne do t'i hedhim një vështrim këtij libri në këtë podkast. Qëndroni me ne!
Libri "Shpikja e popullit hebre" është interesant dhe ka ngritur polemika të gjera. Ky libër ofron një përshkrim revolucionar të historisë së popullit hebre. Duke hedhur poshtë këtë tregim të vjetër se romakët e detyruan popullin hebre të shpërngulet dhe e dëbuan ata nga toka e tyre, Shlomo Zand argumenton se shumica e hebrenjve në botën e sotme kishin paraardhës johebre dhe më vonë u konvertuan në këtë fe. Paraardhësit, tokat dhe vendlindja e të cilëve janë nga rajone të ndryshme në Lindjen e Mesme dhe Evropën Lindore. Ky historian hebre, në librin “Shpikja e popullit hebre”, vendos themelet intelektuale të një qasjeje të re për ta trajtuar historinë e popullit izraelit.
Në hyrje të librit të tij, Shlomo Zand ka përshkruar për lexuesin formimin dhe historinë e Judaizmit. Ai shkroi një parathënie të mirë dhe inteligjente që tregon situatën e jetës së emigrantëve hebrenj në Izrael ose etnive apo kombësive të tjera që jetojnë në zonën gjeografike të territoreve të pushtuara palestineze, duke përfshirë arabët ose popullatën e racës sllave dhe racave të tjera. Në çdo kapitull të librit, ai ka shqyrtuar një çështje qendrore në lidhje me formimin e historisë së rreme të Izraelit, ndër ta gjëra të rëndësishme si nacionalizmi hebre, futja e nocioneve si "kombi apo populli hebre", "lidhja midis shkencës gjenetike dhe arritja e konceptit të gjakut dhe racës hebreje", "ngatërrimi i historisë" dhe "ndryshimi i Biblës" për të falsifikuar çështjen e dëbimit historik të hebrenjve që kështu të legjitimojnë veprimet e Izraelit të sotëm.
Në parathënien e versionit anglisht të librit të tij, Shlomo Zand ka përmendur rrymën intelektuale post-sioniste që është duke u krijuar gradualisht në margjinat e institucioneve të ndryshme akademike në Izrael. Ai gjithashtu i referohet fjalëve të rëndësishme në rindërtimin e së kaluarës kombëtare në Izrael ku refuzimi i përdorimit të tyre konsiderohet herezi sot në Palestinën e pushtuar. Përdorimet e nocioneve të tilla si "populli hebre", "toka stërgjyshore", "dëbimi", "shpërndarja", "emigrimi në Izrael", "toka e Izraelit" dhe "toka e pendimit", për të ndërtuar historinë e popullit hebre dhe të Izraelit do të bëhen më të qartë për audiencën në vazhdim të këtij podkasti.
Çfarë dini për burimet e përdorura për historinë e popullit hebre? A mendoni se këto burime janë të besueshme?
Në kërkimet dhe hulumtimet historike rreth Izraelit dhe popullit hebre, është arritur në përfundimin se shumica e burimeve të disponueshme në studimin e sionizmit dhe Izraelit janë në fakt burime të prodhuara nga historianët dhe autorët e kësaj rryme. Kjo do të thotë se nuk ka burime të tjera përveç burimeve të tyre për kërkime nga qarqe të jashtme. Si rezultat i këtyre rrethanave, duhet të nxirren rezultate nga studimi i këtyre burimeve ndaj të cilave janë të prirur prodhuesit e tyre. Kjo është një nga pikat që mund të nxirret në mënyrë implicite nga libri "Shpikja e popullit hebre" të Shlomo Zand.
Në fillim të librit ai përmend se në hulumtimet e tij ka ardhur në përfundimin se në historiografinë hebraike nuk u është kushtuar vëmendje disa elementeve dhe fakteve të historisë, dhe disa çështje janë mbuluar tërësisht. "Janë harruar edhe disa elementë të tjerë. Qarqet e kufizuara të kërkimit profesional kanë qenë në dijeni të këtyre informacioneve, por këto informacione kanë humbur gjithmonë në rrugën drejt arritjes në arenën publike dhe kujtesës arsimore". Prandaj, siç thekson vetë autori, misioni i shkrimit të librit “Shpikja e popullit hebre”, është një detyrë e rrezikshme e ekspozimit të gënjeshtrave të së shkuarës.
Shlomo Zand thekson se në shkrimin e librit "Shpikja e popullit hebre", ai trajtoi fenomenin e popullit hebre si një vëzhgues i jashtëm dhe jo si një hebre që jetonte në Tel Aviv. Një shembull i këtij lloj këndvështrimi është një vend në libër ku ai thotë: "Shumë izraelitë ende besojnë se nëse nuk do të ishin kryer vrasjet e tmerrshme nga ana e Hitlerit, 'Toka e Izraelit' së shpejti do të ishte mbushur me miliona hebrenj që do të emigronin drejt saj me vullnetin e tyre të lirë, sepse ata e kanë pasur një ëndërr të tillë që mijëra vite më parë". Autori është përpjekur t'i shikojë mendimet dhe bindjet e hebrenjve që jetojnë në Palestinën e pushtuar nga një këndvështrim i paanshëm.
Sipas Shlomo Zand, përkundër asaj që mendon publiku i përgjithshëm dhe më pak i arsimuar, nuk është vetëm Holokausti faktor i rëndësishëm në historinë e hebrenjve për të arritur në tokën e premtuar, por edhe ngjarje dhe legjenda të rëndësishme historike që u futën në Teorat dhe në historinë e izraelitëve. Për shembull, në një frazë nga libri i “Shpikjes së popullit hebre” thuhet: "Të tilla mite dhe falsifikime nuk lindën spontanisht në Izrael". Ky studiues hebre dëshiron ta drejtojë lexuesin te burimi kryesor. Ai beson se kjo është bërë nga restauruesit e talentuar të së kaluarës, të cilët filluan punën e tyre në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të dhe e grumbulluan atë (historinë e të kaluarës) shtresë pas shtrese. Këta njerëz, ose sipas fjalëve të Shlomo Zand, "restaurues të historisë", së pari mblodhën fragmente të kujtimeve fetare çifute dhe të krishtera dhe me imagjinatën e tyre, ndërtuan një gjenealogji të gjatë të vazhdueshme për popullin hebre. “Para kësaj nuk ka pasur një kujtesë të përgjithshme të organizua dhe është interesante se situata nuk ka ndryshuar shumë që nga atëherë”.
Shlomo Sand ka mendime mjaft të sinqerta dhe të drejtpërdrejta për Izraelin dhe situatën e tij aktuale. Ai beson se Izraeli nuk mund të konsiderohet një vend demokratik. Shloma Zand thotë se ekziston një lloj i rrallë pluralizmi liberal në Izrael që dobësohet gjatë kohës së luftës, por funksionon shumë mirë gjatë kohës së paqes. Siç përfundon në fund të librit, ai thotë se kontrolli i fortë i legjendave kombëtare (d.m.th., bindjeve sioniste për historinë dhe të kaluarën e tyre) është liruar për një kohë të gjatë dhe brezi i ri i gazetarëve dhe kritikëve në Izraeli nuk ndjek më rrugët dhe metodat e prindërve dhe paraardhësve të tyre, sepse ata ndjekin modelet e kultivuara në Londër dhe Nju Jork. Megjithatë, nuk është keq t'i kushtohet vëmendje faktit se brenda Izraelit ka mendime dhe ide të ndryshme dhe jo të gjithë izraelitët mendojnë në të njëjtën mënyrë.
Autori i librit "Shpikja e popullit hebre" beson se konfuzioni ideologjik i Izraelit sot kërkon ndarjen analitike dhe historike të liberalizmit dhe demokracisë. Duke iu referuar dallimit mes liberalizmit dhe demokracisë, Shlomo Zand thotë se Izraeli nuk është një vend demokratik. Çështja e përgjithshme është se Izraeli përmban elemente të liberalizmit, por liberalizmi që zbatohet në zonat e pushtuara sioniste ka kufijtë e tij dhe shkeljet e të drejtave civile janë të zakonshme në këtë vend. Sipas këtij autori, nacionalizmi hebre e privon pakicën nga pjesëmarrja aktive dhe e koordinuar në qeverisjen dhe zbatimin e demokracisë dhe e pengon atë të ndihet e bashkuar politikisht me të.
Në librin e tij Shlomo Sand thotë se nëse emri "izrael" do të zëvendësohej me fjalën "çifut", dyert e këtij vendi do të hapeshin për të gjithë qytetarët e tij (përfshirë edhe palestinezët) dhe do të merrej një qëndrim më i butë ndaj tyre. Autori i librit “Shpikja e popullit hebre” shkruan: “Asnjë hebre që jeton në një demokraci liberale perëndimore sot nuk do të toleronte diskriminimin dhe përjashtimin e izraelitëve palestinezë që jetojnë në një vend që ata pretendojnë se nuk është i tyri. Por mbështetësit sionistë mes hebrenjve në mbarë botën, si shumica e izraelitëve, nuk janë të shqetësuar ose nuk duan të dinë se shteti hebre nuk do të jetë kurrë në gjendje të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian ose një nga pesëdhjetë shtetet amerikane për shkak të ligjeve të tij jodemokratike”. Mendimi i sinqertë dhe qëndrimi serioz i autorit të librit "Shpikja e popullit hebre" për shtetin dhe qeverinë e Izraelit është i tillë që "ai pas shumë vitesh duhet të quhet ende "etnokraci". Është akoma më mirë ta quajmë “etnokraci çifute me karakteristika liberale” sepse është një qeveri që synimin kryesor nuk e ka t'i shërbejë popullit që dëshiron barazi qytetare, por t'i shërbejë një populli biologjiko-fetar. Historia e tij është krejtësisht e rreme dhe efekti i tij politik është dinamik, ekskluziv dhe diskriminues". Vini re se këto deklarata janë bërë nga një historian hebre që jeton në Tel Aviv, kështu që këto deklarata janë domethënëse.
Vitet e fundit, sionistët në pushtet në Tel Aviv janë bërë më pak të interesuar për emigracionin në shkallë të gjerë, dhe kjo është ajo që Shlomo Zand i referohet dallimit në opinion midis brezave të sotëm dhe të djeshëm të Izraelit. Diskursi i vjetër nacionalist i këtij shteti, i cili bazohej në idenë e emigracionit, sot ka humbur atraksionin e vet dhe rekomandimi i Shlomo Zand në këtë drejtim është zëvendësimi i fjalës "shpërngulje" me "imigrim" për të kuptuar aktualitetin politik të sionizmit. Ai thotë se fuqia e Izraelit sot nuk varet më nga rritja e popullsisë, por nga ruajtja e besnikërisë së organizatave dhe komuniteteve hebreje jashtë territorit të tij. Sipas interpretimit të tij, nëse gjatë Luftës së Dytë Botërore, hebrenjtë amerikanë e trajtuan masakrën masive në Evropë me ftohtësi dhe indiferencë, në anën tjetër ata treguan simpati dhe mbështetje për Izraelin.
Një nga analizat interesante të Shlomo Zand në faqet e fundit të librit ka të bëjë me të ardhmen e Izraelit. Ai thotë se Izraeli nuk duhet të supozojë se mbështetja perëndimore nuk do të përfundojë kurrë. Neo-kolonializmi i fillimit të shekullit të 21-të, i ilustruar nga pushtimi i Irakut dhe Afganistanit, ka dehur elitën e pushtetit në Perëndim, por pavarësisht rritjes së globalizimit, Perëndimi është ende larg. Një nga thëniet e rëndësishme të librit drejtuar udhëheqësve sionistë të Izraelit është: “Ne nuk mund ta shohim të ardhmen, por kemi arsye të forta për të pasur frikë prej saj.” Shlomo Zand në lidhje me Izraelin e sotëm, foli edhe për interesat kombëtare dhe parandalimin e çdo devijimi nga narrativat sunduese dhe refuzimin kokëfortë për të hapur dyert dhe vuri në dukje hendekun e krijuar mes brezave izraelite. Si rezultat, brezi i vjetër hodhi poshtë të gjitha gjetjet dhe vlerësimet e reja dhe nuk mund t'i pajtonte ato me rrëfimet e pacenueshme që ata mendonin se ishin udhërrëfyesit e sionistëve në rrugën e tyre historike. Brezi i ri i intelektualëve (dhe historianëve, natyrisht) mund të jetë gati të pranojë faktin se disa mëkate kanë ndodhur në rrugën drejt pavarësisë kombëtare. Prandaj, Izraeli sot është përfshirë në një hendek të rëndësishëm midis brezave të sotëm dhe të djeshëm.
Libri "Shpikja e popullit hebre" ka dy faqe me tonë shumë të ashpër dhe revolucionar në faqet e fundit. Një shembull i fjalive të ashpra të Shlomo Zand në këto faqe është si më poshtë: “Fondi Kombëtar i Hebrenjve kur do të heqë dorë nga të qenit një institucion etnocentrik dhe diskriminues, dhe kur do t'i kthej 130 mijë hektarë tokë "të personave jo prezent", tokë kjo që iu shitë këtij institucioni me një çmim simbolik? Apo kur do t’ia kthejë këtë sipërfaqe toke mikpritësve palestinezë me po atë çmim simbolik që të kenë në dispozicion po atë kapitalin fillestar në mënyrë që të dëmshpërblehen refugjatë palestinezë për dëmet e shkaktuara ndaj tyre?” Libri "Shpikja e popullit hebre" përfundon me këto fjali: "Nëse historia e këtij kombi ka qenë kryesisht një ëndërr, pse të mos filloni të ëndërroni përsëri për të ardhmen para se të bëhet një makth?" Nëse po e dëgjoni këtë mesazh, keni dëgjuar të gjithë episodin e dytë të podkastit “Shpikja e popullit hebre”, dhe për këtë ju falënderojmë nga zemra. Shpresojmë që ju ka pëlqyer ky episod i ri!
Ju mund të dërgoni kritikat, pyetjet dhe sugjerimet tuaja përmes faqes sonë. Do të dëshironim shumë të dinim mendimet dhe pikëpamjet tuaja për këtë podkast dhe podkastet tona të tjera dhe për të ndërvepruar dhe shkëmbyer ide me njëri-tjetrin. Ne gjithashtu do t’ju jemi shumë mirënjohës që nëse ju pëlqen përmbajtja e podkast-it, ju lutemi ta ndani atë me miqtë dhe familjarët tuaj dhe t’ua prezantoni atë edhe të tjerëve.
Faleminderit që dëgjuat episodin e parë të podkastit tonë! Programet tona mund t'i ndiqni në faqen e radios https://iranradio.ir/sq/. Tekstin e këtij programi mund ta lexoni në faqen https://parstoday.ir/sq