Shpikja e popullit hebre (3)
https://parstoday.ir/sq/news/event-i162836-shpikja_e_popullit_hebre_(3)
Nocionet "popull hebre", "tokë e të parëve", "të dëbuar", "emigrim në Izrael", "toka e Izraelit", "vendi i pendimit" dhe fjalë të ngjashme me këto janë fjalët kryesore në çdo rindërtim të së kaluarës kombëtare në Izrael, por shumica e këtyre fjalëve janë të sajuara nga ky regjim për të shtrembëruar historinë dhe për të krijuar histori, identitet dhe etni.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Shtator 23, 2024 20:58 Europe/Tirane
  • Shpikja e popullit hebre (3)

Nocionet "popull hebre", "tokë e të parëve", "të dëbuar", "emigrim në Izrael", "toka e Izraelit", "vendi i pendimit" dhe fjalë të ngjashme me këto janë fjalët kryesore në çdo rindërtim të së kaluarës kombëtare në Izrael, por shumica e këtyre fjalëve janë të sajuara nga ky regjim për të shtrembëruar historinë dhe për të krijuar histori, identitet dhe etni.

Miq të nderuar jemi pranë jush me ju me episodin e tretë të podkastit "Shpikja e popullit hebre".

Libri "Shpikja e popullit hebre" është shkruar nga profesori i Universitetit të Tel Avivit, Shlomo Sand. Ajo që na bëri ta rilexojmë këtë libër për ju është sfidimi i të gjitha themeleve dhe pretendimeve historike të sionistëve në krijimin e një shteti të rremë në Palestinën e pushtuar. Duke shkruar librin “Shpikja e popullit hebre”, Shlomo Sand paraqet një lexim të ri të çështjes izraelito-palestineze, i cili është në kundërshtim të plotë me atë që sionistët dhe mbështetësit e tyre perëndimorë propagandojnë në media. Më 7 tetor të vitit 2023, sionistët filluan sulmet barbare kundër Rripit të Gazës. Gjatë këtij agresioni, ushtarët e regjimit sionist nuk kursyen asnjë krim para syve të botës si kundërpërgjigje ndaj goditjes së rezistencës palestineze ndaj regjimit sionist për të kompensuar këtë disfatë. Sionistët e konsiderojnë të paligjshme vetëmbrojtjen e palestinezëve për të thyer rrethimin e gjithanshëm 17-vjeçar dhe vendosen lëvizjet e rezistencës palestineze në listën e grupeve terroriste, dhe këtë politikë e mbështesin edhe mbështetësit perëndimorë të regjimit sionist. Në vazhdim të podkastit  tonë të kaluar, ne do të flasim për rrëfimin e Shlomo Sand për nacionalizmin hebre. Qëndroni me ne!

Sipas Shlomo Sand, nacionalizmi hebre dhe ajo që çoi në krijimin e shtetit hebre të Izraelit i ka rrënjët në lëvizjet nacionaliste evropiane para Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore. Një nga temat e rëndësishme të diskutuara në faqet e këtij libri është arsyeja e këmbënguljes së sionistëve për sfondin dhe historinë e popullit hebre. Siç do të shohim në përmbajtjen e mëposhtme të këtij episodi, arsyeja e një këmbënguljeje të tillë të sionistëve, është ndërtimi i një shteti të centralizuar dhe, në fakt, me të cilin do të mbrohen interesat e sionistëve.

Në këtë kontekst, Shlomo Sand ka shqyrtuar dhe shpjeguar rrënjët e tendencës së fortë nacionaliste në formimin e shtetit hebre. Duke filluar me kapitullin e parë të librit, ai shqyrtoi fjalën "komb" në gjuhë të ndryshme evropiane dhe thotë se fjala "komb" është përkthyer me fjalën "Leom" ose Umah në hebraishten moderne. Shlamo Sand gjithashtu na fton të shqyrtojmë dy konceptet problematike sipas tij, "popull" dhe "komb" duke na ftuar të ndalojmë dhe të reflektojmë mbi këto koncepte. Ai thotë se fjala “am” (popull) në hebraishten e lashtë dhe kuptimi i saj në gjuhët e tjera është një fjalë shumë e rrjedhshme. Ai gjithashtu thotë se të gjithë librat historikë të botuar në Izrael përdorin fjalën "popull" si sinonim për fjalën "leom" (komb). Vini re se këtë e kanë bërë librat e botuar, jo veprat e pabotuara, dhe gjithashtu duhet t'i kushtojmë vëmendje rrjedhshmërisë së fjalës së përdorur. Gjithsesi, që në fillim autori i librit me saktësinë e përqendrimit te fjalët, i kushton vëmendje dhe thekson çështjen e falsifikimit të historisë së judaizmit.

Nëse vazhdojmë me Shlomo Sand dhe shqyrtojmë ngjarjet e Evropës së shekullit të 20-të, duhet të themi se pas gjysmës së parë të shekullit të 20-të (të cilën ai e përshkruan si një periudhë vdekjeprurëse), koncepti i "racës" u hodh poshtë dhe historianë të ndryshëm përdorën një koncept më dinjitoz , fjalën “etni” për të ruajtur lidhjet e tyre të hershme. Sipas përkufizimit të  Anthony D. Smith, studiuesit britanik, "etnia" nuk është më një bashkësi gjuhësore me një mënyrë të përbashkët jetese, por duhet të lidhet vetëm me një vend.

Përkufizimi i D. Smith për kombin është përshtatur me pikëpamjen sioniste për praninë e hebrenjve në histori. Shlomo Sand ka edhe një vërejtje interesante në fusnotën e librit: “Nuk është çudi që Smith ishte një ndihmë e papritur për historianët sionistë që kërkojnë të përcaktojnë kombin hebre.” Çështja tjetër që Sand ngre në këtë drejtim është koncepti i "popullit" në shoqëritë laike duke iu referuar kulturave fetare. Ai beson se ndonjëherë edhe kulturat fetare, ashtu si kultura popullore apo gjuha e aparatit administrativ të qeverisë në pushtet, ishin lëndë e parë e vlefshme për ndërtimin e kombeve. Në këtë kuptim, Belgjika, Pakistani, Irlanda dhe Izraeli janë shembuj të mirë që ai tregon, pavarësisht dallimeve të tyre të shumta. Një nga gjërat që kanë bërë izraelitët për të krijuar historinë e tyre të rreme, është zvogëlimi i prirjes për vlerësimet fetare dhe rritja e qasjes historike.

Në këtë pjesë të librit, Shlomo Sand i referohet formimit të kombeve dhe historisë së tyre dhe thotë: “Kur grupe të mëdha njerëzish, kryesisht elitat e tyre politike dhe intelektuale, marrin përsipër fatin e tyre dhe fillojnë të bëjnë historinë kombëtare, padyshim që do të ketë një rënie dramatike të intensitetit të vlerësimeve fetare.” Duke e zgjeruar këtë diskutim në nëntitullin e librit, ai arrin në Iran dhe Revolucionin Islamik dhe thotë: “Është e habitshme që edhe rasti i Republikës Islamike të Iranit nuk e shkel plotësisht këtë qëndrim. Revolucioni Islamik u përpoq të përcjellë mesazhin e Islamit në të gjithë botën, por në të vërtetë në radhë të parë ai arriti të ndërtojë kombin iranian duke organizuar masat e gjera të popullit”.

Sipas dokumenteve historike, shekulli i XIX-të ishte shekulli i fitores së nacionalizmit në Evropë dhe shekulli i 20 ishte shekulli i dominimit dhe fuqizimit të kësaj lëvizjeje. Si rezultat, lindën programe të reja kolonialiste të shteteve evropiane. Sipas Shlomo Sand, nacionalizmi lindi nga brendësia e qytetërimit të krishterë dhe shumë e konsideronin nacionalizmin si një lloj feje dhe rituali modern. Por ai gjithashtu vuri në dukje se nuk duhet të harrojmë se fashizmi dhe nacional-socializmi (nazizmi) ishin lloje të veçanta të nacionalizmit në thelb agresiv përpara se të bëheshin një përgjigje represive ndaj konfliktit midis kapitalit dhe punës. Prandaj, këta të dy ishin rryma nacionaliste ekstremiste dhe agresive. Mbështetësit kryesorë të kolonializmit modern dhe imperializmit të shtet-kombeve liberale kanë qenë pothuajse gjithmonë lëvizjet kombëtare popullore dhe ideologjia nacionaliste ka qenë burimi kryesor i besueshmërisë emocionale dhe politike të tyre, i cili është përdorur në mbështetje të çdo faze të zgjerimit të tyre.

Por qëllimi i Shlomo Sand duke iu referuar fenomenit të kolonializmit është të arrijë një nga degët e tij, që është kolonializmi sionist. Sipas tij, ky lloj kolonializmi ka ekzistuar në fund të viteve 1920 dhe pas Luftës së Parë Botërore. Para se t'i referohemi formimit të kolonializmit sionist, nuk është keq t'i referohemi fjalive të fundit të kapitullit të parë të librit, të cilat janë shkruar në mënyrë specifike për ndërtimin e kombit, nacionalizmin në Evropë dhe nacionalizmin izraelit. Shlomo Sand beson se me ndihmën e historianëve, nacionalizmi u bë një ideologji esencialisht optimiste dhe më shumë se çdo gjë tjetër, ky ishte sekreti i suksesit të saj. Prandaj, ai thotë se nuk është për t'u habitur që historianët janë më nacionalistët nga të gjitha fushat intelektuale. Një nga fjalitë e rëndësishme të Shlomo Sandit në kapitullin e fundit të këtij libri, domethënien e së cilës do ta kuptojmë më mirë në kapitujt në vijim, është kjo: “Vuajtjet e së kaluarës justifikuan çmimin e kërkuar nga qytetarët në të tashmen”.

Në çështjen e nacionalizmit dhe kolonializmit sionist, ne vijmë në një vend në libër ku Sand thotë se nacionalizmi në Perëndim është një fenomen i mirëfilltë, përveç Irlandës, dhe ai tregon si shembull Hans Kohn, sionistin çeko-gjerman. Në këtë pjesë të librit Sand ka një material interesant, të shkurtër dhe konciz për përhapjen e nacionalizmit në Evropë dhe Amerikë, disa pjesëve të të cilit duhet t'i kushtojmë vëmendje. Për shembull, ai thotë se të bëhesh shtetas i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Holandës ose Zvicrës varet nga rrënjët, prejardhja dhe dëshira për t'u bashkuar. Ose tërheqja e gjakut dhe e tokës ishte karakteristikë e nacionalizmit gjerman, aq sa romantizmi konservator ngjalli emocione kombëtare në vendet sllave të Evropës Lindore. Në shumicën e rasteve, nacionalizmi shfaqet kur shteti, i angazhuar në modernizim, është themeluar mirë ose të jetë në proces të krijimit. Ky nacionalizëm i merr idetë e tij nga traditat e Renesancës dhe Epokës së Iluminizmit, dhe parimet e tij bazohen në individualizmin dhe liberalizmin ligjor dhe politik.

Duke shfletuar faqet e historisë, ne e dimë se armiqësia midis Gjermanisë dhe Francës është një armiqësi historike dhe nuk kufizohet në Luftën e Parë apo të Dytë Botërore. Lidhur me këtë Sand gjithashtu thotë se ka pasur gjithmonë francezë që e konsideronin veten si kundërshtarë të drejtpërdrejtë të fiseve Gal dhe këmbëngulnin në armiqësinë e tyre me gjermanët në kuadrin e luftës së përjetshme me fiset franke që sulmonin nga lindja. Duke parë pjesë të tjera të Perëndimit, shohim se gjatë gjithë shekullit të 19-të, identiteti protestant anglo-sakson ishte fokusi kryesor i nacionalizmit amerikan. Ndërsa në Gjermani, Poloni, Lituani, Ukrainë dhe Rusi, pavarësisht nga lëvizjet e shumta që mbështesin një përkufizim të identitetit kombëtar të bazuar në bazën politike të shtetësisë, grupe të ndryshme vazhduan të mitizojnë për rrënjën e lashtë homogjene të fitores.

Gjermanët ose polakët dhe pasardhësit e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbeten gjithmonë, në sytë e nacionalistëve, anëtarë të kombit gjerman ose polak, dhe përdorimi i miteve të vjetra dhe të rreme ka bërë të mundur që "kroatët katolikë të vërsulen ndaj serbëve ortodoksë dhe të dy ata të sulmojnë egërsisht  myslimanët e Bonjës dhe Kosovës. Sipas Sand, deri në dekadën e fundit të shekullit të 20-të, Gjermania dhe Evropa Lindore mbetën nën dominimin e etno-nacionalizmit kokëfortë, dhe vetëm me rritjen e shoqërisë evropiane dhe rënien e nacionalizmit tradicional në një masë të caktuar etno-identitetet qendrore u dobësuan gradualisht në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Duke u ndalur më shumë në diskutimin për nacionalizmin hebre që na intereson, arrijmë në këtë pikë që ky lloj nacionalizmi, ashtu si llojet e tjera të kësaj lëvizjeje, kërkonte një epokë të artë dhe heronj në të kaluarën. Domethënë pikërisht atë histori apo personazhe mitologjike që i ndeshim sot në historinë e judaizmit. Në të njëjtin drejtim, Sand i referohet drejtimit të hebrenjve kah "mbretëria legjendare e  Davidit". Në këtë kontekst dhe në diskutimin e perëndimorëve që bëjnë histori për krenarinë e tyre, gjë që përmendet edhe në librin "Shpikja e popullit hebre", mund të përmendim krijimin e rrënjëve gjermane, për të cilat Sand shkruan: "Shkrimtarët gjermanë kapën me entuziazëm rrëfimin e Tactitusit për Arminiusin, i cili udhëhoqi fisin e lashtë Cherusc, dhe e quajtën atë baba të kombit të tyre.

Historiani izraelit Heinrich Graetz dhe aktivitetet e tij luajnë një rol të rëndësishëm në librin e Shlomo Sand “Shpikja e popullit hebre”. Shlomo Sand e quan Graetzin një novator të madh dhe thotë se vepra e tij historiografike për Izraelin dhe popullin hebre është në kundërshtim me historinë e lashtë të Josephus-it (historianit të parë të historisë hebreje). Ai thotë se Graetz hoqi mrekullitë e hershme për ta bërë punën e tij më shkencore. Sipas fjalëve të autorit të librit, ata që nuk mund të pranonin racionalisht mitet kombëtare që dilnin para syve të tyre, e vetmja mundësi ishte të shpiknin një mit të ngjashëm kombëtar dhe t'i përmbaheshin atij. Burimi letrar i kësaj legjende ishte Dhiata e Vjetër.

Shkrime të tjera nacionaliste izraelite mund të gjenden në veprat e Moses Hess, një çifut majtist dhe mik i Karl Marksit. Moses Hess  ka shkruar librin "Roma dhe Jerusalemi: Problemi i fundit nacionalist" në vitin 1862.  Shlomo Sand përmend frazën "ndoshta komunisti i parë në Gjermani" për Hess dhe thotë se Graetz lexoi "Romën dhe Jeruzalemin" përpara se të takonte autorin e saj dhe midis tyre u krijua një miqësi dhe korrespondencë e ngushtë, e cila vazhdoi deri në vdekjen e Hess në vitin 1875. Graetz botoi një artikull të titulluar "Ringjallja e racës hebreje" një vit pas botimit të librit të Hess. Procesi i shpikjes së popullit hebre filloi me shkrimet e Graetz.

Përmbledhja e fjalëve të Shlomo Sand në kapitullin e parë të librit “Shpikja e popullit hebre” është se rrjedha e lëvizjeve nacionaliste të shekujve 18 dhe 19 në Evropë çoi në formimin e lëvizjes nacionaliste dhe kolonialiste të hebrenjve dhe sionistëve, të cilët vazhduan të bëjnë ndryshime në Bibël dhe në historinë e fesë hebraike për të ndërtuar një shtet hebre për të arritur qëllimet e tyre të tjera. Në fund të këtij episodi, përmendim një fjali të rëndësishme nga Sand, e cila ka të bëjë me karakterin nacionalist dhe kolonialist të Izraelit: “Mitet origjinale rreth origjinës fillestare të një kombi të mrekullueshëm që doli nga shkretëtira dhe hapi një vend të gjerë dhe ndërtoi një mbretëri të lavdishme ishin një ndihmë për nacionalizmin hebre në rritje dhe kolonializmin sionist”. Kështu e mbyllim episodin e tretë të podkastit "Shpikja e popullit hebre", i cili kishte të bënte me formimin e lëvizjes nacionaliste dhe kolonialiste të hebrenjve dhe sionistëve dhe në episodin e ardhshëm do të flasim për procesin e kthimit të Librit të Shenjtë në një libër jo-fetar nga sionistët.

 

Ju mund të dërgoni kritikat, pyetjet dhe sugjerimet tuaja përmes faqes sonë. Do të dëshironim shumë të dinim mendimet dhe pikëpamjet tuaja për këtë podkast dhe podkastet tona të tjera dhe për të ndërvepruar dhe shkëmbyer ide me njëri-tjetrin. Ne gjithashtu do t’ju jemi shumë mirënjohës që nëse ju pëlqen përmbajtja e podkast-it, ju lutemi ta ndani atë me miqtë dhe familjarët tuaj dhe t’ua prezantoni atë edhe të tjerëve.

Faleminderit që dëgjuat episodin e parë të podkastit tonë! Programet tona mund t'i ndiqni në faqen e radios https://iranradio.ir/sq/. Tekstin e këtij programi mund ta lexoni në faqen https://parstoday.ir/sq