Gjuha persiane në zemër të Ballkanit: Jeta dhe vepra e Naim Frashërit
(last modified 2024-10-19T12:47:16+00:00 )
Tetor 19, 2024 14:47 Europe/Tirane
  • Gjuha persiane në zemër të Ballkanit: Jeta dhe vepra e Naim Frashërit

Sot, është data 20 tetor në të cilën shënohet përvjetori i vdekjes së poetit të madh të Rilindjes Kombëtare, Naim Frashërit. Me këtë rast kemi përgatitur një program special të cilin po e prezantojmë në vazhdim.

Studimi i gjuhës persiane matanë kufijve të Iranit është një detyrë e vështirë, por e nevojshme. Gjatë njëmijë e ca vite të fundit, gjuha persiane ka zhvilluar rrugën e saj në Azinë Qendrore, Azinë Lindore dhe Rrafshnaltën Tibetiane dhe dikur u përhap edhe në zonën e Detit Mesdhe dhe në Ballkan në anën perëndimore deri në rënien e Perandorisë Osmane. Persishtja ishte gjuha zyrtare e oborreve mbretërore dhe e qeverive sunduese. Mendimtarët dhe shkrimtarët e shumë vendeve kanë mësuar gjuhën dhe letërsinë persiane dhe kanë ndërvepruar me kulturën e madhe të Iranit dhe janë ndikuar prej saj. Një nga këto vende është edhe Shqipëria. Shqipëria është një vend i vogël në jugperëndim të Gadishullit Ballkanik dhe të kontinentit evropian, me një popullsi prej rreth 3 milionë banorësh, shumica e të cilëve janë shqiptarë etnikë. Ky vend ka qenë prej kohësh i ndikuar nga letërsia dhe kultura persiane dhe shqiptarët e njihnin gjuhën persiane. Në fakt, prania e gjuhës persiane në këtë vend dhe në rajonin e Ballkanit është trashëgimia e Perandorisë Osmane, e cila sundoi Evropën Juglindore për shekuj me radhë. Ata sollën gjuhën perse së bashku me islamin në këto zona.

Një nga figurat më të shquara shqiptare që u ndikua nga gjuha persiane në Shqipëri dhe njihet si poet persishtfolës është Naim Frashëri. Muhamad Naim Frasheri, një poet mysliman shqiptar, lindi më 25 maj 1846 në qytetin e Frashërit, Shqipëri. Ai është një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë shqiptare që ka shkruar poezi në gjuhën perse dhe veprat e tij kanë tërhequr shumë vëmendjen e studiuesve ndër vite.

Naim Frashëri lindi në një familje të shquar dhe që në fëmijëri u njoh me botën e letërsisë dhe kulturës. Vëllai i tij i madh, Abdyl Frashëri, ishte një nga politikanët dhe veprimtarët e shquar të çështjes shqiptare dhe lirisë, ndërsa vëllai i tij i vogël, Shemsudin Sami Bej Frashëri, ishte një nga studiuesit e njohur të gjuhës dhe historisë turke.

Naim Frashëri filloi shkollimin e hershëm në vendlindjen e tij nën kujdesin e një shehu Bektashian, i cili i mësoi atij Kur'anin, rregullat fetare dhe poezinë persiane. Në rininë e tij, ai mësoi gjuhët persiane, arabe, greke dhe turke dhe u ndikua shumë nga gjuha persiane. Ky interes e bëri atë të shkruante librin e tij të parë të titulluar Gramatika Persiane në 1871. Më vonë botoi edhe librin e tij me poezi nën titullin “Ëndërrimet” në gjuhën Farsi.

Naim Frashari ka krijuar vepra të vlefshme me ndikimin e letërsisë persiane, veçanërisht në poezinë dhe prozën shqipe. Veprat e tij zënë një vend të veçantë në fusha të ndryshme, si në letërsinë fetare dhe epike, dhe sot akoma po tërheqin vëmendjen e publikut shqiptar dhe persishtfolës.

Një nga veprat më të spikatura të Naim Frashërit është poema “Qarbelaja”. Kjo vepër epike dhe fetare është shkruar në 9 mijë vargje dhe i kushtohet ngjarjes së Ashures dhe martirizimit të Imam Husejnit (a.s.), imamit të tretë të myslimanëve shiitë. Poema "Qarbelaja", e cila u botua në vitin 1898, dy vjet para vdekjes së tij, është një nga veprat më të larta dhe më të thella letrare të Naim Frashërit. Në këtë vepër, ai ka arritur të përshkruajë bukur epopenë e Qerbelasë dhe të ngjall një frymë sakrifice dhe besimi tek lexuesi i tij.

Vepra "Qerbelaja" është krijuar në 25 kapituj dhe secili kapitull tregon një nga ngjarjet e rëndësishme të Qerbelasë. Në këtë vepër Naim Frashëri ka arritur të shfaqë si frymën dhe qëndresën epike të Ashurasë, ashtu edhe zotimin e tij të thellë ndaj kulturës dhe besimit islam. Kjo vepër njihet si epope kombëtare jo vetëm te myslimanët shqiptarë, por edhe te gjithë shqiptarët. Poetë të tjerë shqiptarë kanë shkruar edhe shumë vargje që përshkruajnë ngjarjen e Qerbelasë nën ndikimin e kësaj epopeje.

Naim Frashëri ishte ithtar i tarikatit Bektashi. Tarikati Bektashi, i cili është shumë i popullarizuar në Shqipëri, ofron një lexim të veçantë të Islamit dhe një nga ceremonitë më të rëndësishme fetare të tyre është ceremonia e Ashurasë dhe zia për Imam Husejnin (a.s.). Sipas mësimeve të tarikatit Bektashi, Naimi krijoi vepra që patën një ndikim të thellë në letërsinë shqipe. Në mesin e këtyre veprave është edhe përmbledhja me poezi "Defatir" e cila është shkruar më së shumti për besimet e bektashive dhe në të shihet edhe një elegji për Abbas bin Ali (a.s.), vëllain e Imam Husejnit (a.s.). Një personazh që tregoi trimëri unike gjatë kryengritjes së Qerbelasë të vitit 61 hixhri dhe sakrifikoi jetën e tij në kryengritjen e vëllait të tij të madh Imam Husejnit (a.s.).

Siç u përmend, Naim Frashëri ishte një nga admiruesit e letërsisë persiane dhe veprave të poetëve të mëdhenjve iranianë si Saadi Shirazi dhe Moulana Xhalaluddin Rumi. Duke studiuar veprat e këtyre autorëve, ai tregoi interesim të madh për gjuhën persiane dhe shkroi vepra si "Ëndërrimet" në këtë gjuhë. Në poezitë e tij persiane, ai trajtoi tema fetare dhe mistike dhe portretizoi mendimet e tij të thella për jetën dhe besimin.

Ndër poezitë e tij mund të përmendim një poemë të famshme në të cilën ai i referohet dashurisë së tij për Ehli Bejtin (a.s.) dhe këndon kështu:

"Kam besim në Zot

Dhe në Muhamedin e Aliun

Dhe në Khadixhen e Fatimen

Në Hasanin e Husejnin

Dhe në dymbëdhjetë imam

Ata kanë ekzistuar dhe kanë qenë të vërtetë

Origjina jonë shkon deri te Aliu

Ai na ka treguar neve rrugën e të Vërtetës

Gjyshi ynë është Xhaferi..."

 

Naim Frashëri në një poezi tjetër të titulluar "Abas Ali", thotë:

Engjëll! që m’u qasë pranë

Nga i madhi Zot,

Pse më rrëfen Qerbelanë?

A do të derth lot?

 

Moj fush’e Qerbelasë!

Që më rri ndër sy,

Plot me gjak t’Ali-Abasë,

Vallë ç’ësht’ ay?

 

Ç’ësht’ ay që shkon kaluar,

Ikën si veriu,

Me dy-tri foshnja nër duar?

Ësht’ Abas-Aliu!

 

Naim Frashëri në një pjesë tjetër thotë:

Frat, o more lum’i shkreti

Mos këndo pa qaj,

Derth lot e rënko për jetë,

Mos qesh paskëtaj.

 

Se Hysejn’e Fatimesë

Me faret të ti,

E vranë komb’i pabesë,

Kombi faqezi.

 

Abas Aliu zu’ Tomorë,

Erdhi afër nesh,

Shqipërija s’mbet e gjorë,

Se Zoti e desh.

 

Hysejni desh njerëzinë,

Dhe për të u vra,

Për të shpëtuar njerinë

Ra nde Qerbela....

 

Kjo dashuri për Ehli Bejtin (a.s.) dhe mendimet e tij spirituale mund të vërehen edhe në shumë poezi të tjera të tij.

Naim Frashëri nuk pushoi së shkruari vetëm poezi fetare dhe epike. Ai shkroi edhe shumë vepra të tjera në fusha të ndryshme, duke përfshirë çështje shoqërore, morale e deri tek historia shqiptare. Një nga këto vepra është edhe libri “Dëshira e vërtetë e shqiptarëve”, i cili në një farë mënyre shprehte idealet e tij nacionaliste për pavarësinë dhe lirinë e Shqipërisë nga sundimi osman.

Krahas kësaj Frashëri ka shkruar edhe në fushën e historisë dhe ka shkruar vepra si “Historia e Skenderbeut”. Kjo vepër, e cila trajton historinë e heroit më të madh kombëtarë të Shqipërisë, gjegjësisht Skenderbeut, konsiderohet si një nga burimet më të rëndësishme historike të Shqipërisë dhe zë një vend të veçantë ndër veprat letrare dhe historike të këtij vendi.

Krahas të gjitha këtyre, Naim Frashëri kishte gjithmonë në mendje brengën për çështje edukative dhe morale. Ai besonte në rëndësinë e edukimit të brezave të ardhshëm dhe në shkrimet dhe artikujt e tij gjithmonë inkurajonte popullin shqiptar që t'u përmbahej vlerave morale dhe fetare. Ai besonte se një shoqëri e fortë dhe e qëndrueshme duhet të ndërtohet nga brenda dhe të bazohet në parime morale dhe shpirtërore.

Ndër veprat e tij në këtë fushë dallohen një sërë tekstesh dhe librash edukativë në gjuhën shqipe që trajtojnë çështje morale dhe fetare. Këto vepra shprehin pikëpamjet e tij të thella për domosdoshmërinë e edukimit shpirtëror të njerëzve dhe rëndësinë e ndjekjes së parimeve fetare në jetë.

Pas shumë vitesh jetë të frytshme, Naim Frashëri vdiq më 20 tetor 1900 në Kadikoy të Stambollit. Ai njihet jo vetëm si poet dhe shkrimtar shqiptar, por edhe një nga figurat e shquara të letërsisë persiane dhe një nga mbrojtësit e epikës fetare në rajonin e Ballkanit.

Veprat e tij kanë qenë frymëzim për shumë shkrimtarë dhe poetë deri më sot dhe janë ende në interes të popullit të Shqipërisë dhe vendeve të tjera persishtfolëse. Nëpërmjet veprave të tij, Naim Frashëri arriti të ndërtojë një urë lidhëse midis kulturës së Shqipërisë dhe Iranit dhe të tregojë se gjuha persiane mund të luajë një rol të rëndësishëm në promovimin e dashurisë, besimit dhe të vërtetës si gjuhë universale.

Tags