Shpikja e popullit hebre (5)
Në këtë episod të podkastit "Shpikja e popullit hebre" do të shpjegojmë se me procesin që ndoqi regjimi izraelit, libri i shenjtë Torati u shndërrua në një tekst kombëtar dhe sionizmi, i cili që në fillim ka qenë një lëvizje nacionaliste me bosht një popull të caktuar, është përpjekur që me anë të veprimeve si hebreizimi, shpikja e nacionalizmit imagjinar, manipulimit të historisë etj, të ndërtojë një etni për hebrenjtë.
Përshëndetje! Miq të nderuar jemi pranë jush me ju me episodin e pestë të podkastit "Shpikja e popullit hebre".
Ky libër është shkruan nga Shlomo Sand me titull (The Invention of the Jewish People), një profesor në Universitetin e Tel Avivit. Ajo që u bë shkak që ne t'ju rilexojmë këtë libër është sfidimi i të gjitha bazave dhe pretendimeve historike të sionistëve në krijimin e një shteti të rremë në Palestinën e pushtuar. Sulmi i regjimit sionist ndaj Rripit të Gazës dhe vrasja e palestinezëve ka tërhequr vëmendjen e opinionit botëror ndaj historiës së trilluar të Izraelit. Në dekadat e fundit sionistët janë përpjekur ta justifikojnë pushtimin dhe masakrimin e popullit palestinez me shtrembërimin e historisë dhe duke luajtur rolin e viktimës si një popull i përvuajtur. Operacioni "Stuhia Al-Aksa" në shtatë tetor të vitit 2023, pas 17 vitesh rrethim dhe bllokadë të hekurt nda Rripit të Gazës, dhe reagimi hakmarrës i Izraelit ndaj këtij operacioni, e kanë bërë të qartë për opininin publik botëror natyrën e vërtetë të formimit të Izraelit dhe kanë zbuluar gënjeshtrat e mashtrimet e sionistëve mbi pushtimin e Palestinës. Në këtë moment të ndjeshëm, libri "Shpikja e popullit hebre", vepër e një profesori të Universitetit të Tel Avivit, ia vlen të lexohet dhe të rilexohet me shumë vëmendje sepse zbulon shumë çështje dhe të vërteta të rëndësishme.
Për t'i dhënë legjitimitet pushtimit të Palestinës dhe gjenocidit të kryer ndaj palestinezëve, sionistët kanë falsifikuar transmetimet e disa prej profesorëve hebrenj të historisë rreth Izraelit në universitetet evropiane dhe amerikane. Disa nga këta profesorë hebrenj të historisë e kanë zbuluar për publikun këtë histori të rreme të Izraelit. Shlomo Sand, profesori i historisë në Universitetin e Tel Avivit, është njëri prej këtyre historianëve. Sipas mendimit të tij "populli hebre" është një koncept abstrakt dhe imagjinar për të cilin nuk ka prova nga e shkuara dhe historia. Sipas Sand, "e gjithë elita intelektuale" në vitet e para të formimit të shtetit të Izraelit merrnin pjesë në kultivimin e trinitetit (Torati, populli dhe toka). Shembuj të veprimeve që ka kryer shteti izraelit për të forcuar diskursin e dëshiruar, janë si më poshtë: autoritetet izraelite i detyronin punonjësit e administratës që ta ndryshonin emrin e tyre në hebraisht i cili zakonisht zgjidhej nga Torati dhe gati për të gjitha kolonitë e reja janë zgjedhur emra të vjetër hebraikë. Sipas interpretimit të Shlomo Sand, këtë veprime kanë qëllime të dyfishta: njëri është fshirja e emrave vendas arab dhe tjetri është kërcimi nga "mërgimi" i gjatë i cili mori fund me krijimin e shtetit të Izraelit.
****************************
Në vijim të procesit që ndoqi regjimi izraelit, libri i shenjtë Torati u shndërrua në një libër kombëtar. Shlamo Sand thotë se për këtë punë nuk ishte e nevojshme që shteti të priste për elitën universitare dhe zyrtare ta bënte këtë. Hapi tjetër ishte hebraizimi i cili u përhap në sistemet arsimore duke marrë si model heronjtë antik popullorë dhe krenarinë nacionaliste. Në këtë fushë autori i librit "Shpikja e popullit hebre" sugjeron studimin e librit "Të jetosh me Librin e Shenjtë" të Moshe Dayan me anë të të cilit mund të kuptosh se si sionistët e kanë përdorur historinë antike për të formësuar ideologjinë e brezit të parë të hebrenjve të Palestinës. Puna që Moshe Dayan ka kryer në librin e tij "Të jetosh me Librin e Shenjtë", përmblidhet në këtë fjali: "Joshja e nacionalizmit imagjinar të shpikur në lidhshmëri me qëllimet politike të shoqërisë emigrante". Moshe Dayan i cili është një ish-komandant i ushtrisë së Izraelit (IDF) dhe më pas ka pasur edhe pozitën e ministrit të luftës edhe atë të ministrit të jashtëm të Izraelit, në interpretimin e udhëtimeve të profetëve Ibrahim, Is'hak dhe Ja'kub a.s, mes vargjesh tregon ngjarjet e fëmijërisë dhe rinisë së tij si dhe pushtimin e rajonit Kan'an (Palestinës e sotshme) e përshkruan me entuziazëm. Rreth qasjes së formimit të heronjve gjithashtu mund të sjellim si shembull fitoren e Davudid të vogël ndaj një bishe të madhe si Xhaluti e cila është shndërruar në një simbol për të gjitha luftërat e Izraelit me arabët.
Ndërkohë që tregon për falsifikimin e rezultateve të gërmimeve arkeologjike në Izrael, Shlomo Sand thotë se Moshe Dayan nuk ishte gjë tjetër veçse një arkeolog jo profesional. Në një nga paragrafët e librit "Shpikja e popullit hebre" në lidhje me ndryshimet e rezultateve të kërkimeve arkeologjike, thuhet se "nga gërmimet e Yigael Yadin në vitet 1950 dhe 1960 ashtu si zbulimet e Albright-it, u publikuan vetëm ato zbulime që përputheshin me librin e shenjtë Torat". Në lidhje me këtë Shlomo Sand thotë se disa nga copat e këtij plani i kanë mbushur me dëshmi të shtuara e të shumta dhe më pas ia kanë prezantuar popullit. Libri "Atlasi i Librit të Shenjtë" i shkruar nga Yohanan Aharoni dhe i botuar në vitin 1964, është një tjetër shembull i shtrembërimit të rezultateve të gërmimeve arkeologjike në lidhje me historinë e popullit hebre. Shlomo Sand beson se të gjitha tematikat e këtij libri ishin plotësisht në harmoni me zbulimet arkeologjike jashtë Librit të Shenjtë. Autori i librit "Shpikja e popullit hebre" shkruan: "Nuk është nevoja të themi se ky atlas nuk tregonte vijën e kufijve të Izraelit në kohën e botimit, por vetëm kufijtë e mbretërisë së fuqishme të profetëve Davud e Sulejman dhe veprimet e heronjve izraelitë në luftërat e ndryshme."
Në faqen 188 të librit të tij "Shpikja e popullit hebre", Shlomo Sand rreth shtrembërimeve historike të historianëve sionistë, shkruan: "Në shekullin e trembëdhjetë para erës sonë, në kohën e pretenduar për dalje ose largim, faraonët egjiptianë vazhdonin të sundonin fuqishëm mbi rajonin Kan'an. Kjo do të thotë se Musai a.s. i ka udhëzuar hebrenjtë e çliruar drejt Egjiptit? Sipas një rrëfimi në Librin e Shenjtë, tregon se njerëzit të cilët ai i ka udhëzuar për dyzet vite në shkretëtirë, përbëheshin nga 600 mijë luftëtarë. Ata udhëtonin sëbashku me gratë dhe fëmijët e tyre, domethënë ishin një grup prej afërsisht 3 milionë njerëz. Përveç faktit që është e pamundur që një grup i tillë të jetojë për një kohë aq të gjatë në shkretëtirë, ngjarje me përmasa të tilla duhej të kishin lënë pas shkrime ose shenja arkeologjike nga vetja. Egjiptianët e lashtë i shënonin me kujdes të madh çdo ngjarje dhe kemi në duar dokumente të shumta rreth jetës politike dhe ushtarake të këtyre mbretërve. Madje kemi edhe dokumente rreth sulmeve që grupet beduine kryenin ndaj territoreve nën sundimin e Egjiptit. Pavarësisht të gjitha këtyre, nuk është treguar kurrë në asnjë dokument për izraelitët që të kanë jetuar në Egjipt, për revoltimin apo për emigrimin e tyre.
**************************
Shkrimet e Shlomo Sand rrënojnë shumë prej shkrimeve të pavërteta dhe falsifikimet e historianëve dhe arkeologëve sionistë. Është interesante që shkak dhe mikpritës të një qasjeje të tillë janë një grup tjetër prej historianëve hebrenj të cilët kanë qenë në kërkim të së vërtetës dhe shkakut të vërtetë të ngjarjeve historike, si për shembull Benjamin Nazara, një amerikan i cili ishte njëri nga baballarët e antikitetit nacionalist hebre dhe Thomas L.Johnson emrat e të cilëve Sand i ka sjellë në grupin e ekspertëve agresiv jo amerikanë të viteve 1960. Në të vërtetë pyetjet që kanë shtruar këta historianë kanë ekspozuar thyerjen e ndodhive të trilluara dhe historisë fiktive të popullit hebre. Në vargjet në vazhdim të librit të tij, Shlomo Sand, tregon për një çështje të cilën mund ta konsiderojmë si një faktor për zbulimin haptazi të mashtrimeve në veprat e rëndësishme hebraike (më mirë të themi izraelite) si për shembull filmi vizatimor "Princi hebre" ose filmat me tituj "Dalja e hebrenjve nga Egjipti", etj..
Në lidhje me një pjesë tjetër të falsifikimeve të historisë së hebrenjve, Shlomo Sand shkruan: "Në shkretëtirën e Sinait nuk është gjetur asnjë shenjë ose objekt antik nga emigrimi i rëndësishëm i njerëzve në kohën e përmendur në Librin e Shenjtë dhe vendndodhja e bjeshkës së famshme të Sinait që është përmendur në Librin e Shenjtë, ende nuk është zbuluar. Në Librin e Joshuas, kjo legjendë e cila është përshkruar me detaje plot ngjyra si një nga shembujt e parë të gjenocidit në të vërtetë nuk ka ndodhur kurrë. Pushtimi i famshëm i rajonit Kan'an është legjenda e dytë që është shpërbërë dhe shuar pas përplasjeve të reja arkeologjike. Nëse në kohën e pushtimit të supozuar të rajonit Kan'an nga izraelitët, egjiptianët sundonin mbi atë vend, si ka mundësi që nuk është shkruar qoftë dhe në një dokument egjiptian rreth kësaj ngjarje? Po Libri i Shenjtë përse nuk ka thënë asgjë për prezencën e egjiptianëve në atë vend?" Lëvizjet nacionaliste të shekullit të tetëmbëdhjetë dhe nëntëmbëdhjetë në Evropë rezultuan në formimin e lëvizjeve nacionaliste dhe kolonialiste të hebrenjve dhe sionistëve të cilët në vazhdim, për të formuar një shtet hebre bënë ndryshime në Librin e Shenjtë dhe në historinë e fesë hebreje në mënyrë që të arrinin qëllimet e tyre të tjera.
Libri i rëndësishëm i Dhiatës së Vjetër i cili është shkruar nga shumë persona dhe më pas të tjerë e kanë korrigjuar atë përgjatë shumë viteve, është i mbushur me kontradikta. Një thënie e tjetër e rëndësishme e Shlomo Sand në librin e tij rreth kësaj teme, është ajo që flet rreth Librit të Esterit. Ai thotë se koha e shkrimit të këtij libri në Librin e Shenjtë është e paqartë. Sipas Shlomo Sand, sionistët nuk mund të pajtohen me realitetin e hidhur se nuk ka ekzistuar kurrë një kulturë e quajtur "kultura e popullit hebre" po ka pas ekzistuar vetëm kultura e përhapur Yiddish e cila ka pasur më shumë ngjasime me shoqëritë fqinje se sa me shoqëritë hebreje të Evropës perëndimore apo asaj të veriut. Sipas mendimit të autorit të librit "Shpikja e popullit hebre", mungesa e studimeve në fushën e shkencave shoqërore, linguistike dhe etnografike rreth metodave të vjetra të jetesës në qytezat polake dhe lituaneze nuk janë një rastësi.
************************
Të menduarit sionist lindi në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë në Evropën qendrore dhe lindore në rajonet mes Vjenës dhe Odesës. Ky mendim (disi i lëkundur sipas interpretimit të Shlomo Sand), u rrit në margjinat e nacionalizmit gjerman dhe mbërriti në pazaret kulturore plot zhvillime të shoqërisë Yidish. Në lidhje me nacionalizmin e kësaj lëvizjeje, Shlomo Sand beson se përveç të qenit nën margjina, sionizmi ishte një nga valët e fundit të zgjimit kombëtar në Evropë dhe koherent me shfaqjen ideologjive të tjera identitet krijuese në këtë kontinent. Ai gjithashtu beson se themeluesit ideologjikë të sionizmit, pak a shumë i përkasin kulturës gjermane. Në përgjithësi, fjalët kryesore të Shlomo Sand rreth sionizmit dhe shtetit hebre, flasin për një kulturë të ndryshme dhe jo për një fe. Një kulturë që u bë baza e burimit të nacionalizmit hebre dhe që në vazhdim solli sionizmin.
Shkrimi i historisë kombëtare të cilën e kryen intelektualët dhe organizatorët e kulturës jehudite (sioniste), nuk kishte për qëllim zbulimin e qytetërimeve të lashta dhe gjetjen e vendit origjinal të ndjekësve të Musait (a.s). Qëllimi i tyre kryesor sipas interpretimit të Shlomo Sand, deri më tani ka qenë ndërtimi i një identiteti dhe forcimi politik i gjendjes aktuale. Në lidhje me këtë ai thotë se sa më shumë të largohemi nga linjat fetare dhe të përqëndrohemi më shumë mbi hulumtimet në punët e përditshme, aq më shumë do të zbulojmë se nuk ka pasur kurrë një rregull të përbashkët etnik jo fetar mes besimtarëve hebre në Azi, Afrikë dhe Evropë. Shoqëria e hebrenjve të botës ka qenë gjithmonë një kulturë fetare e madhe. Ajo përbëhej nga elementë të ndryshëm, por nuk ishte një popull i unifikuar dhe i shpërngulur. Thelbi i fjalës është ky që përgjatë gjithë historisë së një populli, nuk ka pasur një racë të mallkuar e cila për shkak të vrasjes së një profeti hyjnor të jetë dëbuar nga toka e shenjtë dhe të kenë banuar mes popujve të tjerë pa ftesë.
Një nga analizat e Shlomo Sand është bërë rreth qasjes nacionaliste të sionistëve dhe tregon për përfitimin e tyre nga urrejtja dhe armiqësia e vjetër e të krishterëve kundrejt hebrenjve (vrasësve të profetit Isa a.s., sipas besimit të të krishterëve). Ai thotë se në vendet ku sundonte nacionalizmi qytetar dhe politik dhe mund të bëhej kufizimi dhe bllokimi i urrejtjes së vjetër që ishte pjesë e trashëgimisë krishtere, ishte e mundur përshtatja e hebrenjve të refuzuar në një identitet të ri. Në këtë kontekst, Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Revolucioni i Francës dhe ligjet e Britanisë ishin disi detyrimisht të pranueshme, dhe siguruan një bazë të qëndrueshme për rritjen e tendencave gjithëpërfshirëse që me luftë graduale arritën një pozitë superiore në skenën publike. Si përfundim, në këto shtete dhe vende të tjera, hebrenjtë u bënë pjesë e pandarë e popullit vendas. Që në zanafillë sionizmi ka qenë një lëvizje nacionaliste etnike e cila rreth popullit historik, që është shpikje e tyre, ka ngritur një rrethim të fortë dhe ka ndaluar çdo futje qytetare vullnetare në brendi të një populli të cilin e kishte projektuar dhe planifikuar sionizmi.
Një tjetër bosht i rëndësishëm i mendimit sionist është çështja e dëbimit. Legjenda e dëbimit të hebrenjve nga toka e tyre u formua mbi traditën që të krishterët kishin për ndjekësit e Profetit Musa a.s.. Shlomo Sand thotë se shkulja nga rrënjët dhe privimi i atdheut është një kuptim i cili në traditën jehudite ka luajtur një rol në të gjitha format e tij. Feja jehudite e shikonte të shkuarën në perspektivën e dëbimit, shkuljes nga rrënjët dhe rikthimit dhe kjo dëshmi letraro-fetare ndihmoi në formimin e ndjenjave fetare jehudite në brezat e mëvonshëm. Duhet të vëmë re se është përdorur fjala "dëshmi letrare" dhe jo "dëshmi historike" apo "dëshmi fetare". Në kapitullin e tretë të librit të tij, Shlomo Sand arrin në përfundimin se legjendën e shkuljes nga rrënjët dhe dëbimit e ka kultivuar historiani i traditës së Profetit Musa, Flavius Josephus. Ky hulumtues hebre, të vetmin burim të çështjes së dëbimit të hebrenjve, e njeh revoltimin e fanatikëve në vitin 66 të erës sonë, të regjistruar nga Josephus dhe tregon për ekzagjerimet që ai ka përdorur në rrëfimet e tij. Josephus ose Jusuf Flavi ka folur për vrasjen e një milion e njëqind mijë njerëzve në Jerusalem dhe kapjen rob të 97 mijë personave, ndërkohë që Shlomo Sand thotë se një llogari e matur tregon se në atë kohë Jerusalemi kishte një popullatë prej 60 deri në 70 mijë banorësh. Duke e theksuar këtë çështje, ai tregon dokumente historike të romakëve dhe thotë: "Në dokumentet e shumta të romakëve nuk shihet në asnjë vend të shkruhet për dëbimin e hebrenjve". Sipas këtij profesori izraelit, në shekullin e tetë të erës sonë, e gjithë toka e Kan'anit i përkiste mbretërisë izraelite dhe mbretërisë së vogël të Jehudës. Pushteti antik dhe historik i hebrenjve nuk ka qenë kurrë një mbretëri e madhe dhe mbresëlënëse.
*********************
Miq të dashur, nëse po e ndiqni këtë pjesë, do të thotë se e keni ndjekur të gjithë episodin e podkastit tonë dhe për këtë arsye, ju falenderojmë nga zemra. Në këtë episod të podkastit "Shpikja e popullit hebre" shpjeguam se me procesin që shteti izraelit ka ndjekur, libri i shenjtë Torati është kthyer në një libër etnik, dhe sionizmi i cili që në fillim ka qenë një grup nacionalist etno-centrist, është përpjekur që me anë të aktiviteteve si hebraizimi, shpikja e nacionalizmit imagjinar, falsifikimi i fakteve të historisë, etj., të ndërtojë një komb për hebrenjtë.
Shpresoj të jeni kënaqur me ndjekjen e këtij episodi, dhe nëse po, ju mund të dërgoni kritikat, pyetjet dhe sugjerimet tuaja përmes faqes sonë. Do të dëshironim shumë të dinim mendimet dhe pikëpamjet tuaja për këtë podkast dhe podkastet tona të tjera dhe për të ndërvepruar dhe shkëmbyer ide me njëri-tjetrin. Ne gjithashtu do t’ju jemi shumë mirënjohës që nëse ju pëlqen përmbajtja e podkast-it, ju lutemi ta ndani atë me miqtë dhe familjarët tuaj dhe t’ua prezantoni atë edhe të tjerëve.
Faleminderit që dëgjuat episodin e pestë të podkastit tonë! Programet tona mund t'i ndiqni në faqen e radios https://iranradio.ir/sq/. Tekstin e këtij programi mund ta lexoni në faqen https://parstoday.ir/sq