Betejat me simbol kryqin (7)
(last modified Sat, 02 Nov 2024 19:22:24 GMT )
Nëntor 02, 2024 20:22 Europe/Tirane
  • Betejat me simbol kryqin (7)

Etapa e tretë e kryqëzatave gjermanët ishin nismëtarët e periudhës së tretë të kryqëzatave në territoret myslimane.

"Betejat me simbol kryqin" është një podkast që ka për qëllim të hedh një vështrim kalimthi mbi librin me titull "Luftërat e Kryqëzatave" të autorit Muhamed Reshad. Këto luftëra të cilat janë organizuar në emër të fesë së krishterë dhe me simbolin e kryqit nga ana e aparatit të Kishës Katolike, u bëjnë thirrje popujve të Evropës që të shkojnë në luftë kundër myslimanëve. Këto luftëra që vazhduan për disa shekuj (1095-1291), kanë pasur rrethana dhe motive të caktuara për të cilat do të flasim gjatë këtij programi.

Frederiku, perandori i Gjermanisë, u nis për në lindje me njëqind mijë ushtarë dhe zyrtarë ushtarakë.  Ai u nisë nga Ratisbone më 11 maj 1189. Djemtë e perandorit gjerman gjithashtu shoqëruan babanë e tyre 65 vjeçar. Ai kaloi nëpër territorin e Jugosllavisë dhe Bullgarisë dhe hyri në territorin e Bizantit.

Isac Angelous, perandori i Kostandinopojës në atë kohë, në trajtimin e gjermanëve bëri atë që perandorët e mëparshëm bizantinë kishin bërë me kryqtarët në periudhën e parë dhe të dytë të kryqëzatave. Ai e ndaloi ushtrinë e perandorit gjerman dhe urdhëroi ushtrinë e tij të parandalonte kalimin e kryqtarëve nëpër territorin e tij. Ai dërgoi edhe një lajmëtar te Salaudin Ejubi dhe e njoftoi për gjendjen e ushtrisë gjermane.

Perandori i Gjermanisë kur u informua për veprimet e Isac Angelous, ai plaçkiti qytetet dhe qytezat përgjatë rrugës  dhe kështu plotësoi nevojat e trupave të tij për ushqim. Në këto rrethana, Isac Angelous u detyrua të bashkëpunojë me perandorin gjerman. Ai u dha gjermanëve njëqind e pesëdhjetë anije dhe varka për të kaluar në Azi. Ata kaluan Dardanelet dhe u nisën drejt Konjës në Azinë e Vogël. Forcat e ushtrisë së dinastisë Selxhuke u mposhtën në betejën me gjermanët, dhe si rezultat, Konja u pushtua nga Frederiku, perandori i Gjermanisë. Ushtria kryqtare hyri në territorin e Armenisë nga ana e bjeshkëve. Prej andej, ushtria kryqtare u nis drejt qytetit Antiok (Antakia) dhe në bregun e lumit Karasu u ndal dhe ndërtoi bazën e saj ushtarake.

Jo shumë kohë pas dislokimit të kryqtarëve në këtë vend, perandori Frederik, i cili hyri në lumë për t'u larë dhe pastruar, u mbyt në rrjedhën e ujit. Me vdekjen e tij, fushata ushtarake e gjermanëve dështoi. Një pjesë e trupave gjermane u kthyen në Gjermani dhe një pjesë tjetër shkoi në qytetin Antiok, ku më vonë i shkuan në ndihmë qytetit të rrethuar të Akrës, një qytet në Palestinën e sotme.

Trupat gjermane ishin shumë të disiplinuara dhe të stërvitura, sepse perandori Frederik kishte marrë pjesë në kryqëzatën e dytë dhe kishte mësuar shumë nga betejat e asaj lufte, por me këtë përfundim të hidhur që pësuan gjermanët, kryqtarët shpresonin vetëm që trupat angleze dhe franceze të niseshin për në Azi.

Filip Augusti, mbreti i Francës me trupat e tij dhe Rikard Zemër Luani, mbreti i Anglisë bashkuan trupat e tyre në portin e Mesinës në ishullin e Siçilisë, Itali, por një konflikt shpërtheu midis mbretit të Anglisë dhe mbretit të Sicilisë për të marrë tokat në atë zonë. Mbreti i Francës, i cili nuk ishte i paefektshëm në provokimin e këtij konflikti, u nis për në Azi me trupat e tij më herët se britanikët.

Filip Augustus dhe trupat e tij u nisën nga Mesina më 30 mars të vitit 1191 të erës së re, ndërsa anglezët kishin arritur në territoret islame nga Mesina disa muaj më vonë. Në këtë kohë, qyteti Aka ishte nën rrethim nga sundimtari i kryqëzatave, të cilin Salahudin Ejubi e kishte liruar. Ky rrethim shkaktoi një presion të madh mbi myslimanët e qytetit. Natyrisht, Salahudin Ejubi i ndihmonte myslimanët edhe me anije e varka, e nga ana tjetër i kishte vënë në vështirësi të madhe forcat kryqtare që rrethuan qytetin. Rajoni dhe rrethanat e kufizuar t luftës ishin bërë shkak që trupat e Salahudin Ejubi të mos ishin në gjendje të çanin rrethimin sepse ky qytet, që ishte si një ishull, kishte vetëm një rrugë të ngushtë tokësore. Rrethimi i qytetit zgjati dy vjet. Mbrojtësit e garnizonit të qytetit Aka po luftonin pas mureve të qytetit dhe kryqtarët luftonin pas fortifikimeve të tyre, si me banorët e qytetit ashtu edhe kundër ushtrisë së Salaudin Ejubi.

Hyrja e francezëve në fushën e betejës rreth qytetit Aka e bëri më të vështirë situatën për myslimanët, por kjo vështirësi ishte e përballueshme deri në ardhjen e britanikëve sepse kishte një ekuilibër të barabartë mes dy palëve në luftë.

Vlen të theksohet se francezët prisnin ardhjen e britanikëve për të rifilluar luftën e tyre në shkallë të gjerë. Gjithashtu, prania e një hendeku të thellë rreth qytetit pengoi kalimin e francezëve. Me hyrjen e francezëve dhe më pas të britanikëve në fushën e betejës, u përfundua edhe rrethimi i qytetit Aka nga ana e detit. Prandaj, të rrethuarit ishin nën zjarrin e armikut nga të gjitha anët. Salahudin Ejubi nuk mund t'u dërgonte nga deti më ushqim dhe armë të popullatës së rrethuar të qytetit. Gjithashtu, ai nuk arriti të ushtronte presion mbi anijet e kryqtarëve në brigjet e qytetit Aka, por pranimi i humbjes nuk ishte planet e Salahudin Ejubi.

Kryqtarët u përpoqën shumë herë të pushtonin qytetin me sulm gjithëpërfshirës, por sa herë që sulmi i tyre intensifikohej, Salahudin Ejubi vërsulej mbi ta nga prapa dhe u përqendrimin forcave kryqtare nga rrethimi i myslimane në këtë qytet. Në këtë mënyrë forcat mbrojtëse dhe banorët e qytetit mund të qetësoheshin për pak kohë. Ardhja e anglezëve dhe bashkimi i tyre me forcat rrethuese e shumëfishoi fuqinë e kryqtarëve sepse mbreti Rikard ishte një luftëtar trim dhe dinak. Ai ishte në gjendje të kalonte karrocat e goditëse përmes hendekut dhe t'i afronte ato pranë murit të qytetit. Nga ana tjetër, mbreti Rikard arrit të godiste rëndë qytetin me anijet e tij nga deti.

Ishte e qartë se në një situatë të tillë, myslimanët nuk mund të bënin asgjë. Ata vetëm mund të zgjasnin kohën e rrethimit se mos ndoshta armiku lodhej dhe e ndalonte rrethimin ose ndoshta do të mbërrinin përforcime nga territoret e tjera islamike. Por kjo nuk ndodhi, për shkak të presionit të kryqtarëve dhe urisë në rritje, forcat mbrojtëse të qytetit dhe popullata e rrethuar u lodhën dhe humbën aftësinë për të rezistuar. Prandaj, ata shkuan në kampin e kryqtarëve për të diskutuar paqen.

Në emër të kryqtarëve foli mbreti Filip Augusti, i cili komandonte forcat, por në fund negociatat dështuan. Më në fund, ata dërguan një person të quajtur Conrad në qytet për të biseduar me banorët e qytetit për kushtet e dorëzimit të tij. U nënshkrua një traktat sipas të cilit qyteti do t'i dorëzohej kryqtarëve dhe banorët e tij do të burgoseshin në qytet për dy muaj derisa Salahudin Ejubi të paguante dëmshpërblimin, domethënë koston e lirimit të tyre, e cila u caktua në njëqind mijë dinarë. Në këtë mënyrë, qyteti ra dhe përpjekjet dyvjeçare për vendosjen e stabilitetit në qytetin Aka mbetën të pafrytshme.

Ndryshe nga marrëveshja që ata bënë me banorët e qytetit, me të hyrë në qytet, kryqtarët i arrestuan dhe i burgosën burrat, dhe para se të mbaronte afati dymujor, mbreti Rikard dhe anglezët vranë në mënyrë barbare 2600 të burgosur myslimanë. Kjo ngjarje ishte një tjetër manifestim i dhunës dhe barbarizmit të kryqtarëve.

Menjëherë pas marrjes së qytetit Aka nga ushtria kryqtarë, mbreti Filip Augustit u kthye në Francë. Kthimi i mbretit Filipit kishte shumë arsye:

Së pari, prania e mbretit Rikard të Anglisë në kryqëzatë ishte e vështirë për mbretin Filip sepse ai nuk i jepte shumë rëndësi pranisë së mbretit Filip. Nga ana tjetër, mbreti Rikard duke qenë i preokupuar në Azi, i jepte një mundësi të mirë për mbretin Filip që më lehtë të merrte nën kontroll territoret evropiane.

Prandaj, ai la vetëm dhjetë mijë ushtarë francezë në Azi dhe vetë shkoi në Francë. Pas ca kohësh, mbreti Rikard u largua nga qyteti Aka me njëqind mijë trupa për të pushtuar pjesë të tjera të Sirisë dhe në fund Jerusalemin. Gjatë Rrugës, ai arriti në qytetin Çezare (Kejsarije).

Salahudin Ejubi nuk e pa aftësinë në ushtrinë e tij për të mposhtur forcat e mbretit Rikard. Megjithatë, ai nuk u dorëzua dhe vazhdimisht ndoqi trupat e mbretit Rikard dhe goditi kryqtarët në momentet e duhura. Mbreti Rikard pas qytetit Jafa, pushtoi edhe qytetin Ashkelon.

Sigurisht që pushtimi i lehtë e këtyre qyteteve nuk ishte vetëm për shkak të fuqisë ushtarake të kryqtarëve, por edhe për arsye se para ardhjes së kryqtarëve, Salahudin Ejubi i zbrazi këto qytete nga njerëzit dhe i largoi sendet me vlerë nga këto rajone. Strategjia e tij ishte të përdorte të gjitha forcat për të mbrojtur Jerusalemin.

Mbreti Rikard pas hyrjes në Azi, ishte i hutuar në mënyrë serioze në mendje dhe memorie. Nga njëra anë, ai e shihte fuqinë ushtarake myslimane në një nivel të lartë dhe nuk shpresonte për fitore të shpejtë. Nga ana tjetër, duke parë qëndresën e myslimanëve në qytetin Aka, ai e kuptoi se ëndrra për pushtimin e shpejtë të territoreve islame, veçanërisht Jerusalemit, ishte e rreme. Prandaj, ai vendosi të fitonte reputacionin e tij duke nënshkruar një traktat paqeje.

Mbreti Rikard propozoi marrëveshjen e paqes dhe Salahudin Ejubi, i cili ishte lodhur nga vazhdimi i gjendjes aktuale të luftës, e pranoi këtë marrëveshje. Të dy ushtritë myslimane dhe kryqtare kishin pësuar humbje të mëdha. Salahudin Ejubi ngarkoi vëllain e tij Adelin për të negociuar një traktat paqeje. Mbreti Rikard u përpoq që qyteti Ashkelon të njihej nga Salahudin Ejubi si një qytet kryqtar, por Salahudin Ejubi nuk e pranoi. Më në fund, u përgatit drafti i traktatit të paqes dhe në bazë të tij, qyteti Jafa me rrethinën e tij, Çezarea (Kajserije), Haifa dhe rrethinat e tyre, si dhe qyteti Aka dhe rrethina e tij u njohën si pjesë e territorit të kryqtarëve. Por ky nuk ishte fundi i lumtur që kishin në mendje evropianët.

Kemi mbërritur në fund të pjesës së shtatë të podkastit “Betejat me simbol kryqin”. Ju mund të dërgoni kritikat, pyetjet dhe sugjerimet tuaja përmes faqes sonë. Do të dëshironim shumë të dinim mendimet dhe pikëpamjet tuaja për këtë podkast dhe podkastet tona të tjera dhe për të ndërvepruar dhe shkëmbyer ide me njëri-tjetrin. Ne gjithashtu do t’iu jemi shumë mirënjohës që nëse ju pëlqen përmbajtja e podkast-it, ju lutemi ta ndani atë me miqtë dhe familjarët tuaj dhe t’ua prezantoni atë edhe të tjerëve.

Faleminderit që dëgjuat episodin e shtatë të podkastit tonë! Programet tona mund t'i ndiqni në faqen e radios https://iranradio.ir/sq/ dhe www.parstoday.ir/sq

 

Tags