Historia Botërore, (8)
(last modified Sun, 29 Dec 2024 13:22:45 GMT )
Dhjetor 29, 2024 14:22 Europe/Tirane
  • Anije e transportit të skllevërve
    Anije e transportit të skllevërve

Evropianët e mbanin gjithmonë të ndezur zjarrin e luftërave civile në kontinentin afrikan, në mënyrë që të merrnin më shumë skllevër. Por ata nuk u mjaftuan vetëm me këto metoda dhe gjuanin edhe njerëzit kurdo dhe kudo që të ishte e mundur. Ndonjëherë një shtëpi e vogël në mes të pyllit ishte një pre e mirë për këta gjahtarë.

Udhëtimi i ajsbergut

Një ditë, një luaneshë e uritur po kërkonte gjahun në një fushë të gjerë. Papritur, sytë e saj ranë mbi një dre që kulloste me të voglin e saj të porsalindur. Luanesha u përkul në pritë në një qoshe dhe kur mbërriti në një pozicion të përshtatshëm vrapoi me shpejtësi drejt drerëve. Dreri iku me shpejtësi, por i vogli i drerit nuk mundi të shpëtonte. Luanesha pa që i vogli i drerit ishte një pre më e mirë dhe më e lehtë, kështu që ndaloi së ndjekuri nënën dhe shkoi pas të voglit të saj dhe ia doli shumë shpejt. I vogli i drerit, me qafën në gojën e luaneshës , po luftonte me duar e këmbë që ndoshta të shpëtonte. Luanesha ngriti kokën dhe papritmas pa nënën që qëndronte përballë saj në një distancë të vogël duke thirrur të voglin e saj me një zë zemërthyer. Luaneshës iu ngjall një ndjenjë nëne, harroi urinë dhe e la të voglin e drerit të kthehej tek e ëma.

-------------------

Ky është episodi i tetë i podkastit “Historia Botërore”. Historia dhe kujtimet e elefantëve, njerëzve madje edhe e krijesave të cilave as emrat nuk ua di.

------------------------

Evropianët e mbanin gjithmonë të ndezur zjarrin e luftërave civile në kontinentin afrikan, në mënyrë që të merrnin më shumë skllevër. Por ata nuk u ndalën vetëm me këto metoda dhe gjuanin edhe njerëzit kurdo dhe kudo që të ishte e mundur. Ndonjëherë një shtëpi e vogël në mes të pyllit ishte një pre e mirë për këta gjahtarë. Fëmijët që rrinin vetëm në shtëpi ishin pre më e lehtë. Një skllav që u kap nga britanikët në moshën 11-vjeçare, më vonë e përshkroi fillimin e skllavërisë së tij si më poshtë: “Një ditë kur të gjithë njerëzit e fshatit kishin shkuar të punonin në ara, unë dhe motra ime ishim vetëm në shtëpi. Papritmas dy burra dhe një grua u ngjitën në murin e shtëpisë sonë, u hodhën në shtëpi dhe na kapën shpejt. Nuk patëm mundësi të rezistonim. Na mbyllën gojën dhe na tërhoqën zvarrë në pyll.”

Këta skllevër ishin të lidhur me zinxhirë së bashku me skllevër të tjerë dhe ndonjëherë ecnin për javë të tëra në pyll për të arritur në vendin ku i prisnin pjesa tjetër e evropianëve. Nga këtu fillonte puna e skllevërve. Ata vendosnin ngarkesa me fildish ose piper, madje edhe ngarkesa ari mbi supet e skllevërve që ishin të lidhur me zinxhirë për t'i çuar këto mallra në bregdet. Skllevërit të lidhur me zinxhirë në një karvan ndonjëherë duhej të udhëtonin 2000 kilometra në kushtet më të vështira nëpër xhungël për të arritur në bregdet. Rojat e skllevërve i trajtuan ata me dhunë të çuditshme.

Një udhëtar që ishte me një nga këto karvane në kujtimet e tij shkroi: “Nuk mund ta përshkruaj ndyrësinë e kokave dhe trupave të këtyre skllevërve. Në të gjithë trupin e tyre kishte plagë kamxhiku, miza që i ndiqnin dhe ushqeheshin me gjakun që rridhte nga këto plagë, gjë që i bënte plagët më të dhimbshme. Çdo roje mbante një armë, një thikë dhe një shtizë. I thashë njërit prej tyre: “Ata nuk mund të mbajnë ngarkesa në këtë gjendje.”

Ai buzëqeshi dhe tha se nuk kishin zgjidhje tjetër. Ose duhet të ecnin ose do të vdisnin.

Thash: “Çfarë bëni nëse ata sëmuren aq shumë saqë nuk kanë më fuqi për të ecur?"

Roja tha: “Unë e mbaroj punën shpejt me një shtizë".

Çdo grua mbarte një fildishte të madhe. Disa prej tyre mbanin në duar një fëmijë. E pyeta rojën: “Çfarë bëni nëse ata janë shumë të dobëta për të mbajtur fildishin?"

Roja tha: “Ne nuk mund të hedhim një fildish të çmuar dhe të largohemi, por ia ngulim shtizën fëmijës dhe ia lehtësojmë barrën nënës. Sëpari vjen fildishi, pastaj fëmija.”

Një nënë, fëmijën e së cilës vritej me shtiza para syve, ndërsa zinxhirët e trashë i rëndonin qafën dhe këmbët e saj, ecte me qindra kilometra nëpër pyll me një barrë të rëndë në shpatulla dhe kur arrinte në bregdet, vuajtjet e saj vetëm sapo fillonin.

Në bregdet, një mjek i ekzaminonte ato dhe më pas i lejonte të hipnin në anije. Nëse fati do të ishte në anën e skllevërve, ata do të shkonin në Evropë, sepse rruga ishte e më e shkurtër dhe më e lehtë. Por nëse do të shiteshin në Amerikë, i priste një udhëtim i tmerrshëm përtej Atlantikut. Një udhëtim i tmerrshëm detar në një depo të vogël dhe të errët të anijes. Një vend ku nuk kishte hapësirë as për t'u ulur pranë skllevërve të tjerë.

Tregtarët evropianë të skllevërve për të transportuar sa më shumë skllevër me secilën anije, ndërtuan dysheme të ulëta prej druri në depot e anijes dhe vendosnin skllevërit në to. Në një anije angleze të quajtur “Bezuk”, e cila ishte ndërtuar posaçërisht për transportin e skllevërve, lartësia e kateve ishte paraparë të ishte 80 cm. Më vonë, tregtarët i jepnin aq shumë rëndësi transportimit të sa më shumë skllevërve, saqë nuk e linin hapësirë as 7 cm mes burrave dhe grave.

Në këtë mënyrë, këta skllevër gjatë udhëtimit prej disa mijëra miljesh as nuk mund të uleshin. Udhëtimi në det u shkaktonte të përziera në çastet e para dhe ata detyroheshin të shtriheshin në të njëjtin vend ku kishin nxjerrë të vjellat. Çdo skllav lidhje me zinxhirë me një tjetër dhe pastaj i mbyllnin derën e depos. Nxehtësia e ajrit bënte që trupat e skllevërve të lageshin nga djersa dhe nga era e rëndë që krijohej, ata përballeshin me të vjella. Në fund të depos ku mbaheshin të mbyllur skllevërit kishin vendosur një fuçi, e cila përdorej për nevoja personale. Çdo skllav që kishte nevojë të kryente nevojat personale duhej të shkonte te ajo fuçi me skllavin me të cilin ishte lidhur. Era që vinte nga kjo fuçi përzihej me erën e djersës së skllevërve dhe erën e të përzierave dhe përhapej në një hapësirë ku nuk kishte ajrosjen më të vogël.  Era e keqe e anijeve të skllevërve ndjehej nga larg.

---------------

Udhëtimi me anijen e skllevërve ishte një gjë e tmerrshme edhe për rojet e tyre evropiane, pasi sëmundjet që përhapeshin në mesin e skllevërve, mund t'i merrnin jetën edhe stafit të bardhë të anijes. Shumë evropianë nuk guxonin të fusnin kokën në depon e qelbur të anijes, megjithatë, mikrobet që vranë skllevërit me ngjyrë, i infektonin edhe ata, dhe një nga katër marinarët evropianë që punonin në anijet e skllevërve vdiste para përfundimit të udhëtimit.

Marinarët ndonjëherë sapo shihnin sëmundjen dhe gjendjen e një skllavi, e ndanin shpejt nga të tjerët dhe e hidhnin në det që të mos infektonte të tjerët. Shkalla e lartë e vdekshmërisë së skllevërve në këto udhëtime bëri që ata ta quajnë udhëtimin e tyre "Udhëtimi i Ajsbergut", sepse ajsbergu gjatë rrugëtimit të tij të gjatë, e humb një pjesë të madhe të trupit të tij, pasi shkrihet dhe zhduket.

Çdo ditë skllevërve u jepej gjysmë enë me misër ose brumë misri gjysmë të zier dhe pak ujë. Nëse moti ishte i mirë, ata mund të lejoheshin të dilnin në fronin e anijes dhe të kalonin disa minuta duke shijuar ajrin. Disa skllevër e shfrytëzonin këtë mundësi të shkurtër dhe hidheshin në det për t'i dhënë fund vuajtjeve të tyre. Skllevërit që privoheshin nga ajri dhe mundësia për të kryer vetëvrasje duke u hedhur në det, hynin në grevë urie, por skllavopronarët nuk ishin të gatshëm t'i humbnin skllevërit aq lehtë. Në epokën kur shkenca dhe teknologjia po përparonin në Evropë, ata porositën inxhinierët evropianë të ndërtonin pajisje për të shtënë ushqimin me dhunë në stomakun e skllevërve. Kjo pajisje ishte një kapëse e madhe që vendosej në fytyrën e personit dhe i mbante gojën hapur atij. Në këtë mënyrë, skllavopronarët mund t'i hidhnin ushqim në fyt skllavit dhe ta detyronin atë ta gëlltiste ushqimin.

Anijet që transportonin skllevër gjithashtu përballeshin me rrezikun e sulmeve të piratëve.  Ky rrezik kanosej veçanërisht në momentin kur anija kishte përshkuar pjesën më të madhe të rrugës dhe kishte arritur në afërsi të bregdetit të Amerikës. Në këtë situatë, grabitësit ishin të sigurt se skllevërit më të shëndetshëm dhe më të fortë kishin mbetur gjallë dhe skllevërit e dobët dhe të sëmurë ishin hedhur në det, kështu që anija mbante një ngarkesë shumë të vlefshme. Piratët  sulmonin anijet, masakronin marinarët dhe i çonin anijet në brigjet që dëshironin.

Skllevërit shkëmbeheshin disa herë. Në pyll, në brigjet e Afrikës, në brigjet e Evropës dhe pastaj në brigjet e Amerikës dhe sa herë që shiteshin, çmimi i tyre shumëfishohej. Si në Afrikë, ashtu edhe në Evropë dhe Amerikë, ishin krijuar tregje të mëdha për shitblerjen e skllevërve. Në Afrikë, para se të shiteshin, skllevërit laheshin dhe fërkoheshin me vaj kokosi për ta bërë lëkurën të dukej më e ndritshme. Vajzat e reja grimoheshin dhe mbështilleshin me pëlhura shumëngjyrëshe dhe ndonjëherë zbukuroheshin me xhevahire në qafë, veshë dhe hundë dhe ekspozoheshin në kafaze të mëdha. Ndonjëherë 150 skllevër vendoseshin në të njëjtin kafaz. Ata i ndanin në disa grupe sipas moshës, gjinisë ose forcës fizike dhe secili grup hynte në një kafaz. Burrat dhe gratë e martuara zakonisht mbaheshin të ndarë, sepse të qenit së bashku gjatë shitblerjes, bëhej një punë e vështirë për shitësin ose blerësin.

Kur i nxirrnin nga kafazi, ata rreshtoheshin sipas moshës dhe madhësisë së tyre. Rreth tyre qëndronin disa skllevër me armë që ruanin skllevërit që shiteshin. Skllavopronari ecte para rreshtit, i prezantonte skllevërit një nga një, tregonte për aftësitë e tyre dhe përcaktonte çmimin e secilit. Kur njëri prej skllevërve tërhiqte vëmendjen e blerësit, shitësi e ndante skllavin nga radha dhe e nxirrte para. Blerësi ekzaminonte organet dhe gjymtyrët e tij ashtu siç bënte me një dele kur e ndante nga tufa për ta kontrolluar. Më pas i testonte dëgjimin dhe i kërkonte të fliste disa fjalë, pastaj duhej të sigurohej që ai të mos kishte ndonjë sëmundje të veçantë dhe veçanërisht të mos gërhiste kur flinte.  Gërhitja në gjumë konsiderohej një problem i madh për një skllav. Kur blerësi sigurohej se skllavi nuk kishte probleme, ai hynte në një marrëveshje me padronin e tij. Sapo të bienin dakord për një çmim, shitësi i skllevërve ia hiqte rrobat skllavit dhe ia dorëzonte të zhveshur pronarit të tij të ri.

Skllevërve të nisur për në Amerikë i jepnin ushqim shtesë disa ditë para se të mbërrinin në destinacionin e tyre dhe i lyenin me vaj për t'i bërë ata të dukeshin më të shëndetshëm. Ardhja e anijeve të skllevërve në port, ishte si një moment feste.  Ndonjëherë të gjithë skllevërit e një anijeje i shiteshin një blerësi paraprakisht, por shpesh kapiteni i nxirrte ata në ankand. Si fillim ai i ndante të sëmurët dhe i shiste për një dollar dhe më pas fillonte të shiste secilin grup.

Kishte katër grupe skllevërsh: gra, burra, të moshuar dhe të rinj, dhe kapiteni caktonte një çmim fiks për secilin grup dhe më pas i shiste të gjithë sëbashku anëtarët e secilit grup. Blerësit nxitonin për te skllevërit, luftonin dhe madje edhe vrisnin njëri-tjetrin për të kapur më të mirin dhe më të shëndetshmin prej tyre. Ndonjëherë skllevërit trembeshin aq shumë nga këto skena, saqë arratiseshin nëpër bregdet dhe blerësit lakmitarë i ndiqnin me qentë e tyre. Skllevërit e blerë transportoheshin në qytetet e Amerikës, ku kishte tregje skllevërish dhe ku mund të shiteshin me çmime më të larta.

Tregtarët e skllevërve, ata që merreshin me transportin e tyre dhe kapësit e skllevërve të arratisur kishin përfituar pasuri të mëdha si rezultat i këtyre çmimeve të larta.

Skllevërit shiteshin kryesisht në qytetet e Amerikës Jugore. Të gjitha qytetet jugore kishin tregje skllevërish. Këto tregje kishin një qendër ankandesh dhe një ndërtesë për mbajtjen e tyre. Një ndërtesë që në fakt ishte një stallë ku blerësit mund të ekzaminonin skllevërit. Numri i blerësve nuk ishte i madh. Shumë familje nuk kishin mundësi të blinin skllevër, kështu që shumica e tyre nuk kanë pasur kurrë të tillë.  Derisa mbërrinin në Amerikë, çmimi i skllevërve rritej shumë.  Ndonjëherë çmimi i dy skllevërve të shëndetshëm së bashku ishte më i madh se çmimi i një shtëpie dhe tokave rreth saj. Shumica e skllevërve u blenë nga pronarët e fushave të mëdha të pambukut.

Në fund të shekullit të 18-të, në Angli u shpik makina e tekstilit dhe kjo shënoi një fat të ri për shumë njerëz në Afrikë. Këto makina e shndërronin perin në pëlhurë më shpejt. Tani duhej më shumë fije. Pas kësaj, u shpik një makinë për të tjerrë pambukun dhe për të prodhuar perin dhe më pas një makinë për të ndarë pambukun nga lulja e bimës. Shpejtësia e këtyre makinave ishte 50 herë më e lartë se shpejtësia e forcave njerëzore të punës. Tani fabrikat kishin nevojë për më shumë pambuk.

Fushat e gjera të Amerikës ishin vendi më i mirë për të kultivuar pambuk dhe në këtë mënyrë nuk do të ndalej puna në fabrikat e Anglisë. Por kultivimi i këtyre fushave të gjera kërkonte punë krahu.  E vetmja zgjidhje që u erdhi në mendje mbjellësve amerikanë ishte përdorimi i skllevërve. Nevoja për plantacione pambuku rriti çmimin e skllevërve për çdo ditë e më tepër në Amerikë dhe si rezultat u rrit edhe fitimi nga tregtia e skllevërve. Përdorimi i gjerë i skllevërve në fushat e Amerikës arriti në pikën ku këto plantacione prodhonin shtatëdhjetë e pesë për qind të pambukut në botë.

Faleminderit që gjetët kohë për të dëgjuar këtë podkast! Të dashur miq dhe dëgjues, kemi arritur në fund të një episodi tjetër të podkastit "Historia Botërore". Shpresojmë që të jeni kënaqur duke dëgjuar këtë episod.

Programet tona mund t'i ndiqni në faqen e radios https://iranradio.ir/sq/ dhe www.parstoday.ir/sq