Historia Botërore 10
(last modified Tue, 28 Jan 2025 13:39:46 GMT )
Janar 28, 2025 14:39 Europe/Tirane
  • Historia Botërore 10

Në plantacionet e mëdha amerikane, skllevërit mbaheshin në ndërtesa të mëdha. Këto ndërtesa zakonisht ishin prej druri dhe në secilën prej tyre mund të flinin rreth 200 skllevër. Disa nga këto ndërtesa kishin mure guri dhe një tavan prej tjegullash.

Kafshët humanoide

Pjesa e brendshme e ndërtesës ishte krejtësisht e errët, me vetëm një vrimë ose dritare të vogël në mur, e rrethuar me hekura.  Një ditë, një burrë erdhi tek Imam Rezai (a.s.), Imami i tetë i shiitëve dhe pa se ai ishte ulur në të njëjtën tryezë me skllevërit e tij. Burri u befasua nga sjellja e Imamit dhe tha: "Ah sikur ta kishit ndarë sofrën tuaj, nga ajo e shërbëtorëve!”

Hazretit nuk i pëlqyen fjalët e tij dhe tha:  “Çfarë janë këto fjalë! Zoti ynë është një dhe prindërit tanë janë një, të gjithë njerëzit janë fëmijët e hazretit Adem dhe hazretes Hava. Askush nuk është superior ndaj tjetrit dhe kriteri i vetëm i epërsisë së njerëzve ndaj njëri-tjetrit është devotshmëria. E vetmja gjë që i dallon njerëzit është niveli tyre i besimit tek Zoti.”

Ky është episodi i 10-të i podkastit “Historia Botërore”.

Kujtime nga fushat e mëdha, ndërtesat e larta, fabrikat dhe shtëpitë e biznesit. Në plantacionet e mëdha amerikane, skllevërit mbaheshin në ndërtesa të mëdha. Këto ndërtesa zakonisht ishin prej druri dhe në secilën prej tyre mund të flinin rreth 200 skllevër. Disa nga këto ndërtesa kishin mure guri dhe një tavan prej tjegullash. Pjesa e brendshme e ndërtesës ishte krejtësisht e errët, me vetëm një vrimë ose dritare të vogël në mur, e rrethuar me hekura. Në cep të dhomës ishte një gropë që të gjithë skllevërit e përdornin për nevojat e tyre. Hapësira ishte plot me miza dhe rriqra. Skllevërit,  rriqrave të cilat kafshonin tmerrësisht trupat e tyre dhe u thithnin gjakun, u vunë epitetin shtriga prej shejtani.

Ushqimi i skllevërve zakonisht ishte sherbeti i sheqerit që merrej nga kallam sheqeri dhe nganjëherë u jepej pak kafe.  Ata fillonin punën para lindjes së diellit dhe vazhdonin deri pas perëndimit të tij. Skllevërit që punonin në plantacionet e duhanit duhej të mblidhnin gjethet e duhanit me erë të keqe dhe të hiqnin krimbat e ngjitur në këto gjethe dhe nëse nuk mund t'i mblidhnin të gjithë krimbat, padroni i detyronte të hanin duhanin.  Mosbindja më e vogël ndaj urdhrave të padronit rezultonte me dënim të rëndë. Çdo skllav duhej të korrte një sasi të caktuar prodhimi dhe nëse jepte më pak se sasia e caktuar, ai në fund të ditës ndëshkohej me kamxhik.

Fabrikat e Mançesterit të Anglisë çdo ditë kishin nevojë për shumë pambuk. Qeveria angleze gjithashtu shpresonte të mblidhte shumë taksa nga këto fabrika, kështu që skllevërit nuk duhej të qëndronin kot në fushat amerikane të pambukut. Pronarët e plantacioneve derdhnin dyll të nxehtë në krahët dhe duart e skllevërve që nuk e bënin siç duhet punën e tyre, ose i zhysnin në barut dhe i ndiznin me shkrepëse. 

-------------------

Skllevërit që punonin në shtëpinë e padronit në vend të fermës ishin më të lumtur. Ata mund të hanin mbetjet e ushqimit të zotërisë së tyre dhe mund të vishnin rrobat e tyre të vjetra. Skllevërit me aftësi teknike kishin më shumë liri, veçanërisht në qytetet ku mund të lëviznin në disa pjesë të tyre. Disa nga këta skllevër ishin dhënë me qira, kështu që ata jetonin larg zotërisë së tyre dhe kishin një jetë më të rehatshme. Këta skllevër me qira, të cilët ishin të aftë në disa zanate, shpesh u jepeshin me qira pronarëve të fabrikave. Në fabrikë, shefi i trajtonte mirë skllevërit, sepse ata kishin më shumë njohuri dhe aftësi dhe nëse bëheshin të pakënaqur, mund të shkatërronin makineritë e fabrikës dhe të mashtronin pronarin për shkakun e dështimit të makinës.

Në këto fabrika, nëse prodhimi rritej, shpërbleheshin edhe skllevërit. Këta skllevër me paratë e tyre mund të hapnin një llogari bankare dhe të blinin rroba dhe ushqime të mira. Të gjitha ndryshimet në sjellje ishin për shkak se pronarët e fabrikës ishin të shqetësuar për veglat e punës dhe prodhimin e tyre. Ata ishin të shqetësuar për interesat e tyre dhe nuk ndaleshin para asgjëje për të përfituar sa më shumë.

--------------

Në shekujt 17 dhe 18, skllavëria u bë një biznes i madh dhe fitimprurës në Evropë dhe Amerikë. Një biznes që çoi në shfaqjen e trekëndëshave të ndryshëm tregtarë.  Në rrugën e kthimit, anijet që transportonin skllevër në Amerikën Veriore dhe Qendrore mbushnin depot e tyre me sheqer, pambuk, duhan, erëza dhe ar dhe i shisnin në tregjet evropiane. Pas kësaj, ata mbushnin anijet e tyre me armë, verë dhe rroba dhe niseshin për në Afrikë. Ata ua jepnin këto mallra krerëve të fiseve afrikane dhe merrnin skllevër kur ktheheshin në Amerikë. Disa tregtarë e thjeshtuan këtë trekëndësh. Ata mbushnin anijet e tyre me fuçi me pije alkoolike dhe shkonin në brigjet e Afrikës. Aty ushqenin krerët e fiseve dhe blinin skllevër. Më pas shkonin në rajonin e Karaibeve të Amerikës Qendrore, ku ndodheshin plantacionet e mëdha të kallam sheqerit. Në Karaibe, skllevërit afrikanë shkëmbeheshin me pekmez dhe ai përdorej përsëri për të prodhuar sa më shumë alkool. Në atë kohë në Evropë kishte shumë trekëndësha tregtarë. Trekëndëshat ndërmjet tokave me mallra të ndryshme.  Por të gjithë këta trekëndësha kishin një pikë të përbashkët dhe ajo ishte Afrika. Në të gjitha këto tregti, më së shumti shkëmbeheshin dy mallra; skllavi dhe vera.

Vera e ardhur nga Evropa në Afrikë hoqi vëmendjen dhe shtoi zjarrin e ekstravagancës dhe mizorisë. Armët e zjarrit të evropianëve ishin në zotërim të njerëzve të dehur dhe kjo shtoi luftërat civile. Nga zemra e këtij kaosi, përfitohej një produkt, ku blerja dhe shitja e të cilit sillte fitime të jashtëzakonshme. Këto fitime të jashtëzakonshme rritën çdo ditë shpejtësinë e transferimit të skllevërve nga Afrika në Amerikë, derisa brenda 20 viteve, domethënë nga viti 1680 deri në vitin 1700 pas Krishtit, kompania angleze e Afrikës nga familjet dhe fermat e tyre rrëmbeu rreth 300,000 afrikanë. Nga viti 1700 deri në 1786, 610000 afrikanë u dërguan vetëm në Xhamajka, ku produktet e saj bujqësore ishin shumë të rëndësishme për Anglinë. Në të njëjtat vite, britanikët dërguan edhe 2 milionë e 130 mijë skllevër në Amerikën e Veriut. Në total, që nga koha kur kontinenti amerikan u pushtua nga Kristofor Kolombi e deri në fund të shekullit të 18-të, evropianët rrëmbyen 3 milionë e 500 mijë afrikanë dhe i transportuan në anën tjetër të Oqeanit Atlantik dhe në brigjet e Amerikës.

----------

Tregtia e skllevërve dhe përfitimi i saj unik kishte bërë që kushdo që i kishte në pronësi ata, vendoste vulën e tij në trupat e skllevërve, në mënyrë që në rast të arratisjes ose vjedhjes, ai mund të pretendonte se ishte pronari. Kjo bëhej duke djegur trupin e skllevërve.  Pjesa e metalit në të cilën ishte gdhendur emri ose shenja e personit të robëruar skuqej në zjarr. Disa njerëz mbanin duart dhe këmbët e skllavit dhe një person tjetër e vendoste shufrën e nxehtë në gjoks ose në krahun e skllavit. Kur skllevërit shiteshin, emri i pronarit të ri vendosej mbi ta. Skllevërit dëshironin që të mos i jepeshin zotërisë së ri që kjo torturë të mos përsëritej herë pas here.

Padronët i shihnin skllevërit si kafshë me dy këmbë që ishin krijuar vetëm për t'u shërbyer atyre dhe nuk kishin të drejta njerëzore. Ju mund të kujtoni se një mendim i tillë e ka humbur kuptimin e tij në botën e sotme dhe asnjë qenie njerëzore nuk ka një mendim të tillë ndaj një qenieje tjetër njerëzore, por vetëm pak ditë më parë Ministri i Mbrojtjes i regjimit sionist të Izraelit tha: “Ne do e rrethojmë Gazën në të gjitha drejtimet. Do të ndërpresim energjinë, ujin, ushqimin dhe karburantin. Të gjitha rrugët do të mbyllen. Jemi në luftë me kafshët humanoide”.

Çmimi gjithnjë në rritje i skllevërve në shekullin e 18-të bëri që qeveritë evropiane t'i kushtonin më shumë vëmendje tregtisë së skllevërve.  Kur anijet hynin në portet e Evropës dhe Amerikës, para se të bënin diçka, tregtarët e skllevërve duhej t'i paguanin qeverisë doganën e skllevërve që ndodheshin në anije. Qeveritë merrnin tarifa të tepruara doganore nga këto mallra të shtrenjta në porte dhe këto të ardhura për ta ishin më të rëndësishme se çdo gjë tjetër.

Në atë kohë, ky biznes fitimprurës më shumë se kushdo tjetër ishte në zotërim të qeverisë britanike dhe ishte pikërisht kjo, ajo që i shqetësonte politikanët dhe sundimtarët anglezë. Ata ishin të shqetësuar se mund ta humbnin këtë biznes unik. Prandaj, ata u përpoqën që jo vetëm të zgjeronin kontrollin e tyre në Afrikë, por edhe në tregjet e skllevërve në Amerikën Veriore dhe Jugore. Ata gjithashtu u përpoqën të krijonin një situatë për afrikanët që krerët e tyre të ishin gjithmonë të interesuar në tregtimin e skllevërve dhe të mos tërhiqeshin në ndonjë aktivitet tjetër ekonomik. 

Një nga krerët e departamentit të tregtisë së Anglisë në shekullin e 18-të parlamentarëve u tha: “Nëse kujtoni se një ditë kultivimi i pambukut, kallam sheqerit dhe duhanit do të bëhet i zakonshëm në Afrikë dhe kjo do të ishte e dobishme për ne për shkak të afërsisë me Afrikën, ta dini se nuk është kështu. Kryetarët e fiseve afrikane tani sigurojnë jetesën nga lufta. Domethënë, ata marrin robër në luftë dhe na i shesin këta robër, por nëse këta do të bëhen bujq dhe do të kultivojnë pambuk ose kallam sheqeri, atëherë do t'i detyrojnë robërit e tyre të punojnë në këto fusha dhe nuk do të kenë më skllevër për t’i shitur tek ne. Atëherë fitimet nga tregtia e skllevërve do të zhduken dhe trekëndëshat e tregtisë do të shpërbëhen dhe plantacionet tona në Amerikën Veriore dhe Qendrore do të shkatërrohen. Fabrikat tona të tekstilit nuk do të kenë pambuk dhe e gjithë ekonomia jonë do të shembet, kështu që askush nuk duhet të mendojë për zhvillimin e bujqësisë në Afrikë.” 

Këto interesa materiale dhe ambicier ekstremiste kanë ekzistuar në shoqërinë evropiane për shekuj dhe ndoshta ishte kjo mënyrë jetese që e bëri Thomas Hobbes të thoshte: "Njeriu për njeriun është një ujk”. Hobbes ishte një filozof dhe politikan anglez i shekullit të 17-të. Ai besonte se: “Tek njeriu ka një dëshirë të pangopur dhe të vazhdueshme për të arritur gjithnjë e më shumë fuqi dhe kjo dëshirë nuk do të plotësohet deri në momentin e vdekjes dhe tek ai nuk do të përfundoi deri në vdekje.”

Thomas Hobbes beson se nga natyra njeriu nuk është një qenie shoqërore, por ai iu drejtua jetës shoqërore për të garantuar siguri dhe për të shpëtuar nga problemet e jetës individuale. Por në të njëjtën jetë shoqërore njerëzit kanë konflikte edhe për plotësimin e dëshirave të tyre dhe në këtë konflikt fiton vetëm një person. Ai që ka më shumë fuqi. Në këtë lloj mendimi, asgjë nuk është e rëndësishme përveçse plotësimi i dëshirave dhe tekave. Asnjë gjë tjetër nuk bie ndesh me natyrën themelore të njeriut sesa ajo që thuhet "duaje të afërmin tënd si veten". Sipas Hobbes,  nëse njeriu dëshiron të jetojë në shoqëri, ai duhet të heqë dorë nga natyra e tij origjinale dhe ta kundërshtojë atë. Ndoshta nëse do të kishim jetuar në shoqërinë ku jetonte Thomas Hobbes, nuk do të kishim një ide më të mirë për natyrën dhe të vërtetën njerëzore.

Dhjetë shekuj përpara se Hobbes t’i prezantonte njerëzit si ujqër të njëri-tjetrit dhe të deklaronte se dëshira dhe qëllimi i vetëm i njeriut është të kënaqë dëshirat dhe tekat e tij të pangopura, në shekullin e VII pas Krishtit, në shtëpinë e imamit të katërt të shiitëve, Imam Sexhadit (a.s.), një shërbëtor solli një enë me ujë që Imami të lante duart. Ena me ujë i shpëtoi nga dora dhe ra në kokën e Imam Sexhadit. Goditja ishte aq e fortë saqë hazretit iu ça  koka. Imami ngriti kokën drejt shërbëtorit. Shërbëtori që gaboi, i cili nuk e kuptonte siç duhet imamin dhe mendonte se do ta dënonte si padronët e tjerë, filloi menjëherë të lexonte vargje nga Kurani që i kishte mësuar më parë nga Imam Sexhadi (a.s.). Ai tha këtë ajet: “Të devotshmit e shuajnë zemërimin e tyre.”

Imam Sexhadi (a.s.) i tha: “E kam shuar zemërimin tim.”

Shërbëtori u ndje i sigurt dhe lexoi pjesën tjetër të ajetit: “Të devotshmit i falin njerëzit.”

Imam Sexhadi (a.s.) i tha: “Zoti të faltë!”

Kur shërbëtori e pa veten në këtë situatë, vlerësoi bujarinë e zotërisë së tij dhe lexoi fundin e ajetit: “Dhe Allahu i do vepër-mirët.”

Imam Sexhadi (a.s.) i buzëqeshi shërbëtorit dhe i tha: “Shko! Të kam lënë të lirë në rrugë të Zotit.”

Faleminderit që gjetët kohë për të dëgjuar këtë podkast! Të dashur miq dhe dëgjues, kemi arritur në fund të një episodi tjetër të podkastit "Historia Botërore". Shpresojmë që të jeni kënaqur duke dëgjuar këtë episod.

Programet tona mund t'i ndiqni në faqen e radios https://iranradio.ir/sq/ dhe www.parstoday.ir/sq