Betejat me simbol kryqin (9)
(last modified Tue, 28 Jan 2025 14:28:58 GMT )
Janar 28, 2025 15:28 Europe/Tirane
  • Betejat me simbol kryqin (9)

Në këtë episod do të flasim për periudhën e katërt të kryqëzatave dhe pushtimin e Kostandinopojës nga kryqtarët. Përshëndetje!

Periudha e katërt e kryqëzatave

Përshëndetje miq të nderuar, jemi pranë jush me episodin e 9-të të podkastit “Betejat me simbol kryqin”. Në episodin e kaluar, pas shqyrtimit të pasojave të kryqëzatës së tretë, folëm edhe për formimin e betejës së katërt dhe theksuam se ajo u zhvillua ndryshe nga periudhat e mëparshme. Natyrisht, kjo fazë e luftërave filloi me qëllimin e luftës kundër myslimanëve, por më në fund, në kundërshtim me motivimin kryesor të krerëve kryqtarë, çoi në luftën e të krishterëve kundër të krishterëve!

Pasi shumë fisnikë francezë dhe lordë të krishterë iu bashkuan grupit të madh të mbështetësve të kryqëzatave, ata zgjodhën Tibaldin si komandantin e tyre. Tibaldi dërgoi një grup në Itali me synimin për të bërë një marrëveshje për kalimin e ushtrisë përmes një porti tregtar. Sipas marrëveshjes së nënshkruar me prijësin e Venedikut, u vendos që Venecia të siguronte koston e lëvizjes dhe ushqimit të ushtarëve për një vit dhe duke importuar pesëdhjetë anije luftarake, do të luante një rol të rëndësishëm në kryqëzatë. Kostoja e këtij veprimi u caktua 85.000 njësi argjendi, e cila duhej paguar në katër këste.

Kur delegatët u kthyen në Francë, Tibaldi, komandanti i kryqtarëve, u kthye në dikushi që i përkiste të shkuarës.  Prandaj, u mbajt një mbledhje e krerëve në të cilën ata si komandant të tyre zgjodhën një person të quajtur Boniface.  Bonifaci mori Kryqin e Luftës nga Shën Folku, përfaqësuesi i Papës, në kishë.  Ai përmes Alpeve hyri në Venecia bashkë me ushtrinë e tij. Venedikasit kërkuan të gjitha 85,000 monedhat e për të cilat ishte rënë dakord, por ata nuk mundën t'i paguanin të gjitha menjëherë.  Venediku  ofroi të ndihmonte kryqtarët për të rimarrë portin e Zarës, të cilin mbreti i Hungarisë e kishte pushtuar dhe Venecia do t'u jepte gjithashtu mundësinë për të praktikuar fenë e tyre pasi të sulmonin territorin mysliman.

Ky propozim nuk ishte parashikuar për kryqtarët sepse ata kishin lëvizur me synimin për të pushtuar Jeruzalemin dhe për ta çliruar atë nga duart e myslimaneve. Tani, me këtë propozim, ata duhej të luftonin me njëri-tjetrin. Ishte e vështirë ta pranonin këtë ofertë, por lakmia e tyre e pafund për të fituar pasuri dhe kapital dhe domosdoshmëria e situatës, i bëri ata të pranonin. Papa ishte në dijeni të këtij vendimi të kryqtarëve dhe e kundërshtoi atë, por askush nuk i kushtoi vëmendje kundërshtimit të Papës.

Forcat kryqtare u zhvendosën në Zara së bashku me ushtrinë veneciane. Pas dy javësh rrethim të qytetit, kur rezistenca e banorëve të qytetit u shtyp, ata e rimorën vendin. Kryqtarët plaçkitën pronat e banorëve të qytetit dhe i ndanë me venecianët. Fillimisht Papa i dënoi kryqtarët dhe i fajësoi për këtë, por kryqtarët dërguan një përfaqësues tek ai dhe e bindën që t'i falte. Papa u kërkoi atyre t'ua kthenin pronën e grabitur pronarëve të tyre fillestarë, por askush nuk e bëri një gjë të tillë. 

Me ardhjen e dimrit, kryqtarët vendosën ta kalojnë atë në Zara dhe në pranverë të nisen për në luftë kundër myslimanëve. Në të njëjtën kohë, Alexios i IV, i cili pretendoi fronin e humbur të babait të tij në Kostandinopojë, shkoi tek krerët e kryqëzatave dhe u kërkoi atyre t'i kthenin atij qeverinë e Kostandinopojës. Në këmbim, ai premtoi t'u paguante kryqtarëve 200,000 monedha ari dhe ta detyronte Kishën Ortodokse të Kostandinopojës t'i bindej Kishës Latine dhe premtoi se do të dërgonte dhjetë mijë njerëz bashkë me kryqtarët në luftën kundër myslimanëve. Kryqtarët e mirëpritën këtë ofertë.

Ushtria kryqtare u zhvendos në drejtim të Kostandinopojës me kërkesë të Alexios, pavarësisht nga kundërshtimet e Papës dhe disa komandantëve të kryqëzatave. Ushtria e kryqëzatave u  vendos afër Konstandinopojës. Perandori Alexios i III, i cili sundonte mbi Kostandinopojën, pyeti për qëllimin e tyre në këtë kamp.  Benifaci i sugjeroi perandorit t'i dorëzonte qeverinë e Alexios, por Alexios i III nuk pranoi dhe u përgatit të mbrohej. Konstandinopoja nuk ishte mjaftueshëm e përgatitur për një mbrojtje të fortë kundrejt kryqtarëve. Ushtria atje nuk e kishte marrë veten nga dëmet dhe shumica e ushtarëve të saj ishin në mëdyshje. Regjimenti i ushtarëve nuk ishte i besueshëm në një situatë të tillë. Pjesa tjetër e ushtarëve ishin të besueshëm për sa kohë që paguheshin mjaftueshëm. Populli i Kostandinopojës gjithashtu nuk ishte i interesuar për qëndresë, sepse ata e konsideronin Alexios i III të padenjë dhe vetëm një pushtues.

Gjithsesi, lufta ndodhi.  Kostandinopoja u rrethua plotësisht nga kryqtarët. Qyteti mezi u mbajt gjatë ditëve të para të luftës, por më në fund Aleksi i III u largua kur mendoi se rezistenca ishte e padobishme. Populli i qytetit liroi ish-perandorin (babain e Alexios të  IV), i cili ishte në burg dhe e zgjodhi atë si udhëheqës. Pastaj u dërguan një mesazh kryqtarëve se nuk ka nevojë të vazhdohet lufta sepse babai i Alexios të IV është bërë perandor. Kryqtarët e detyruan babanë të pranonte të birin si partner në qeveri. Pas kësaj, populli hapi portat e Kostandinopojës për ta. Kryqtarët i kërkuan Alexios të përmbushte premtimet e tij, por për shkak se perandori i mëparshëm kishte zbrazur thesarin e qeverisë së qytetit dhe atë e kishte marrë me vete kur iku, perandorët e rinj vendosën taksa të reja mbi banorët e qytetit, gjë që çoi në pakënaqësinë e njerëzve ndaj perandorëve të rinj.

Lëvizja e lirë e ushtarëve kryqtarë në qytet, të cilët, sipas popullit të Kostandinopojës, ishin njerëz të egër dhe të paqytetëruar që plaçkitnin qytete e fshatra, shkaktoi gjithnjë e më shumë pakënaqësi në popull. Pasi u futën në qytet, kryqtarët shkuan në tempullin hebre dhe e dogjën atë pas plaçkitjes. Zjarri u përhap në pjesë të tjera të qytetit, kështu që i gjithë qyteti ishte gati të digjej.  Kjo e shtoi edhe më shumë pakënaqësinë e popullit ndaj pushtetarëve të rinj. Këta faktorë bënë që njerëzit e zemëruar të Kostandinopojës të nisin një revoltë publike. Ata e hoqën Alexios nga froni dhe zgjodhën një person të denjë në perandori. Në këtë pikë, kryqtarët vendosën të pushtojnë plotësisht qytetin. Prandaj, ata morën nën kontroll qytetin dhe  për tre ditë vranë e plaçkitën pa mëshirë. Në këtë mënyrë, një qytet i mrekullueshëm si Kostandinopoja ishte në prag të shkatërrimit.

Will Durant për madhështinë e këtij qyteti shkruan: Ata që nuk e kishin parë kurrë Kostandinopojën u befasuan kur hynë në qytet, sepse nuk besonin se në botë ekziston një qytet kaq madhështor dhe i pasur sa Kostandinopoja. Ishte një qytet me mure të larta dhe kulla të forta, me pallate mbretërore dhe kisha madhështore. Numri i ndërtesave të tilla ishte aq i madh saqë nëse dikush nuk do të kishte, nuk mund ta besonte. Gjatësia dhe gjerësia e këtij qyteti ishte më e madhe se e të gjitha qyteteve të tjera të botës.

Meyer në librin e tij, për mënyrën se si ky qytet u plaçkit nga kryqtarët shkruan: Në qytet kishte vepra arti unike, të cilat u shkatërruan nga bastisjet e kryqtarëve barbarë. Edhe murgjit e krishterë u përfshinë aktivisht në plaçkitjen e qytetit. Murgu Martin kërcënoi se do të vriste priftin e kishës nëse nuk do t'i jepej thesari i veprave që ishte më shumë se të gjitha thesaret e Greqisë. Ky murg  me ngut dhe me zell dërgoi me anije shumë thesare dhe plaçka në Evropë.

Francezët, të cilët kishin një qytetërim më të ulët se venecianët, ishin më brutalë në plaçkitjen dhe shkatërrimin e qytetit. Ata u futën nëpër shtëpi dhe morën me vete gjithçka me vlerë dhe shkatërruan çdo gjë që nuk mund ta merrnin. Runciman thotë: Ata pushuan së shkatërruari dhe plaçkituri vetëm kur filluan të pinin verë dhe të përdhunonin. Kryqtarët shkatërruan të gjitha bibliotekat  dhe kishat.

Ushtarët shkelën librat e shenjtë dhe trupat e shenjtorëve në Haja Sofia dhe rrëzuan perdet e mëndafshta të kishës. Copëtuan perdet e altarit dhe shkatërruan ikonat e shenjtorëve. U vunë flakën shtëpive dhe vodhën pronat e njerëzve. Kur gratë aristokrate të Kostandinopojës u ndjenë të kërcënuara, u strehuan në kishën e Haja Sofia. Peshkopët e kishës u rreshtuan para ndërtesës së kishës duke mbajtur Biblat dhe thirrën për siguri. Mirëpo kryqtarët i morën Biblat dhe hynë me forcë në kishë. Ata prenë kokat e të gjithë të strehuarve në kishë, vodhën sende me vlerë dhe i vunë zjarrin asaj.

Pas këtyre  vrasjeve dhe plaçkitjeve, kryqtarët, mbretërinë e  Kostandinopojës dhe tokat përreth qytetit, e ndanë mes tyre.  Ata sunduan mbi këtë zonë për afro gjysmë shekulli, por as  ajo zonë nuk mbeti përgjithmonë evropiane dhe e kryqtarëve dhe as kishat atje nuk ndoqën kishën latine. Natyrisht, historia nuk mbaroi me kaq, por një gjë e çuditshme ndodhi në histori: Kryqëzata e fëmijëve!

Kemi mbërritur në fund të pjesës së nëntë të podkastit “Betejat me simbol kryqin”. Ju mund të dërgoni kritikat, pyetjet dhe sugjerimet tuaja përmes faqes sonë. Do të dëshironim shumë të dinim mendimet dhe pikëpamjet tuaja për këtë podkast dhe podkastet tona të tjera dhe për të ndërvepruar dhe shkëmbyer ide me njëri-tjetrin. Ne gjithashtu do t’iu jemi shumë mirënjohës që nëse ju pëlqen përmbajtja e podkast-it, ju lutemi ta ndani atë me miqtë dhe familjarët tuaj dhe t’ua prezantoni atë edhe të tjerëve.

Faleminderit që dëgjuat episodin e tetë të podkastit tonë! Programet tona mund t'i ndiqni në faqen e radios https://iranradio.ir/sq/ dhe www.parstoday.ir/sq