Betejat me simbol kryqin 13
(last modified Tue, 28 Jan 2025 15:51:47 GMT )
Janar 28, 2025 16:51 Europe/Tirane
  • Betejat me simbol kryqin 13

Frederiku,  perandori gjerman, në kundërshtim me mendimin dhe kënaqësinë e Papës, më 7 shtator 1228 pas Krishtit me një ushtri të vogël hyri në Akko. Para së gjithash, ai në mënyrë miqësore dhe paqësore donte të merrte Jeruzalemin i zotëruar nga al Kamel, sundimtari i Egjiptit dhe Palestinës.  

Periudha e gjashtë e Kryqëzatave

Përshëndetje! Po ndiqni episodin e trembëdhjetë  të podkast-it "Betejat e Kryqëzatave”. Një podkast që eksploron sfondin dhe motivet e kryqëzatave. Këto luftëra, të cilat u organizuan nga Kisha e Krishterë në emër të fesë së Krishtit dhe me simbolin e kryqit, i thirrën njerëzit e Evropës për të luftuar kundër myslimanëve dhe zgjatën rreth dy shekuj (1095-1291).

Në episodin e mëparshëm, thamë se kryqtarët dhe veçanërisht Papa, besonin se arsyeja kryesore për humbjen e kryqtarëve në Luftën e Pestë ishte  Frederiku, perandorit gjerman, i cili shkeli premtimin e tij për të ndihmuar kryqtarët. Kjo akuzë bëri që Frederiku, perandori gjerman, për të kompensuar gjëndjen u provokua që të nisë Kryqëzatën e Gjashtë. Nga ana tjetër, pezmatimi i marrëdhënies së Frederikut me Papën, e cila në fund çoi në shkishërimin e tij nga Papa, e detyroi Frederikun të shkonte në Azi për të pushtuar Jeruzalemin (Beit al-Mokades), sepse nëse ai do të fitonte, mund të fitonte popullaritet në mesin e njerëzve. Nga ana tjetër, kjo fushatë ishte një formë lufte kundër Papës dhe injorim i tij,  sepse duke e shkishëruar Frederikun, Papa e kishte skualifikuar për çdo veprim për çlirimin e Jeruzalemit. Tani ndiqni vazhdimin e episodit që çoi në fazën e gjashtë të kryqëzatave. Sigurisht, para fillimit të këtij episodi, ju ftojmë të na ndiqni në faqen tonë të internetit për tu njohur me atë se çfarë kemi thënë më parë. Dëgjoni episodet e mëparshme të këtij podkasti, si dhe shumë podkaste të tjera që kemi publikuar atje falas. Ndërkohë, ju mund të ndani mendimet tuaja me ne. Shpresojmë t'ju pëlqejë ky episod i podkastit “Betejat e Kryqëzatave”. Le të kalojmë drejtpërdrejt në episodin e trembëdhjetë të podkastit “Betejat e Kryqëzatave”.

***********

Frederiku,  perandori gjerman, në kundërshtim me mendimin dhe kënaqësinë e Papës, më 7 shtator 1228 pas Krishtit me një ushtri të vogël hyri në Akko. Para së gjithash, ai në mënyrë miqësore dhe paqësore donte të merrte Jeruzalemin e zotëruar nga Al Kamali, sundimtari i Egjiptit dhe Palestinës. Al-Kamel, duke e konsideruar vëllain e tij al-Mu'zam si një armik serioz, për të qenë i qetë nga ai dhe gjithashtu për të përdorur ushtrinë kryqtare kundër vëllait të tij, ra dakord me Frederikun. Kjo marrëveshje nënkuptonte që nëse ai e ndihmonte al-Kamalin kundër al-Ma'zamit, ai Jeruzalemin do t'ia dorëzonte Frederikut. Por përpara se Frederiku të mbërrinte në Azi, al-Muz’am vdiq dhe u pasua nga djali i tij adoleshent, i cili nuk u konsiderua kurrë një kërcënim për al-Kamel.  Në këtë mënyrë, al-Kamel e kuptoi se ai pa asnjë arsye nuk duhej t’ia dorëzonte Frederikut Bejt el-Mokadesin. Por Frederiku kishte lëvizur dhe Al-Kamel ose duhej ta luftonte ose të përmbushte premtimin e tij. Nëse do të vendoste të shkonte në luftë, do ta kishte të vështirë sepse në këtë situatë ai kishte rrethuar Damaskun, ku sundimtar ishte nipi i tij Al-Nasser dhe ishte e mundur që Al-Naseri të bashkohej me Frederikun. Në atë rast, rreziku do të ishte serioz për al-Kamelin dhe ai nuk do të ishte i sigurt nga kritikat e myslimanëve pasi sipas dëshirës Frederikut do të jeptë të gjithë Palestinën. Prandaj, ai vendosi të dërgonte një përfaqësues tek Frederiku dhe të propozonte kushte për paqe. Ai dërgoi përfaqësuesin e tij, Fakhredinin. Ky shkoi tek Frederiku në Evropë në emër të al-Kamel dhe kështu u nënshkrua një marrëveshje paqeje midis dy palëve. Sipas kësaj marrëveshjeje, territorit të kryqtarëve do i shtoheshin dy qytete d.m.th., Bejt Lahm dhe Kudsi i shenjtë, si qyteti i Nazaretit si dhe tokat e mbetura myslimanë rreth Sidonit. Në brendësi të qytetit të Jeruzalemit, dy vendet e shenjta Kupola e Shkëmbit dhe Xhamia Al-Aksa do të mbeteshin në duart e myslimanëve dhe gjithashtu do të liroheshin të gjithë robërit nga të dyja anët. Gjithashtu u ra dakord që marrëveshja e pajtimit të respektohet për dhjetë vjet.

Me këtë vendim  të gjitha përpjekjet e Salahudinit dhe beteja e tij për mbrojtjen e tërësisë së Islamit u fshinë brenda natës. Prandaj, myslimanët nuk ishin të kënaqur me këtë marrëveshje. Me këtë marrëveshje, al-Kamel e bëri veten e tij të pavlefshëm për miqtë dhe armiqtë. Predikuesit, oratorët dhe klerikët e rangut të lartë e konsideruan këtë veprim të sundimtarit ejubid si cenim të nderit të myslimanëve.  Armiqtë dhe rivalët e tij, të cilët ishin të pakënaqur me të, e konsideruan atë si njeriun më armiqësor.  Rivali i tij i vendosur Al-Nasser, djali i Al-Muazemit, shpalli tri ditë zie publike në qytetin e Damaskut dhe rivalët e tjerë gjithashtu e shfrytëzuan rastin për të nxitur njerëzit kundër al-Kamelit. Nëse al-Kamel do të mposhtej, apo do të vritej pas qëndresës dhe rezistencës së fortë dhe Jeruzalemi përfundimisht do të binte në duart e kryqtarëve, atëherë ai do të respektohej nga myslimanët, komandantët dhe madje edhe evropianët. Por ai me këtë veprim e poshtëroi veten. Gjithashtu krijoi dyshimin tek të krishterët se në mesin e sundimtarëve myslimanë ka nga ata që nuk u japin as më të voglën vlerë dhe meritë vlerave islame dhe janë të gatshëm t'ia dorëzojnë armikut të gjitha vlerat fetare  të myslimanëve, vetëm e vetëm për të ruajtur themelet e fuqisë së tyre.  Interesant është fakti se Frederiku nuk mundi të përfitonte nga ky rezultat.  I shkishëruar nga Papa dhe i besuar nga shumë njerëz si përgjegjës për humbjen e kryqtarëve në Luftën e Pestë, me këtë marrëveshje ai priste që të kthente vëmendjen në favor të tij.  Ai mendoi se me këtë marrëveshje, Papa dhe të krishterët evropianë do të kënaqeshin me të dhe Papa do ta anulonte shkishërimin e tij. Por kjo nuk ndodhi dhe kisha nuk ishte e kënaqur me veprimin e tij dhe madje priftërinjtë dhe peshkopët i fshiheshin atij sa herë që e shihnin. Arsyeja e pakënaqësisë së kryqtarëve dhe e kishës me Frederikun ishte se kisha kishte luajtur rolin kryesor në kryqëzatat e mëparshme, por ajo nuk kishte pasur asnjë ndikim në këtë fazë. Nga ana tjetër, kryqtarët ishin të interesuar që me forcë ushtarake tu merrnin myslimanëve të gjitha territoret palestineze, ndërsa Frederiku kishte fituar Jeruzalemin dhe territoret e tjera palestineze me një paqe dhe pa luftë.  Nga ana tjetër, vendet e shenjta të Jeruzalemit mbetën në duart e myslimanëve dhe kryqtarët mund të hynin në to vetëm me lejen e myslimanëve. Kjo do të thotë se ky qytet i shenjtë nuk ishte plotësisht nën kontrollin e të krishterëve.

Këta faktorë, së bashku me pakënaqësinë ekzistuese ndaj Frederikut, e penguan atë të arrinte qëllimin e tij. Sigurisht, pakënaqësia e francezëve ndaj Frederikut ishte gjithashtu efektive në mosbesimin dhe diskreditimin e tij. Për shkak të inatit të tij të gjatë kundër francezëve, Frederiku nuk ishte i interesuar për mbijetesën e sundimit francez mbi qytetet palestineze. Prandaj, ai u përpoq të rrëzonte qeverinë e tyre dhe në vend të tyre të vendoste elementë jo francezë dhe të besuar.  Ai privoi kontin Brienne nga sundimi i Jeruzalemit dhe nënshtroi sundimtarin e Qipros.

Siç thamë më herët, periudha e gjashtë e kryqëzatave nuk i ngjante shumë një lufte. Pa dyshim Frederiku politikan bëri atë që shpata e kryqëzatave nuk e kishte bërë dot në disa dekada. Megjithatë, marrëveshja e përmendur (d.m.th. traktati i paqes midis Frederikut dhe al-Kamel-sundimtarit të myslimanëve) u dënua nga Papa dhe kryepeshkopi. Papa madje e ndaloi Frederikun të hynte në Jeruzalem, por Frederiku e shpërfilli urdhrin e Papës, hyri në Jeruzalem, kremtoi meshën në Kishën e Varrit të Shenjtë dhe u kurorëzua. Në deklaratën që bëri ditën e kurorëzimit, ai e ngriti veten në një pozitë më të lartë se pozita tokësore dhe e vendosi veten në pozitën e mbretërimit të Davudit. Në mendimin mesjetar, Davudi (a.s) ishte edhe mbret edhe profet. Frederiku gjithashtu shkroi: "Të gjithë ata që kanë lumturinë e besimit të vërtetë duhet ta dinë dhe t'ua bëjnë të ditur të gjithëve se ai që ka qenë i bekuar përgjithmonë na ka takuar dhe i ka sjellë shpëtim popullit të tij dhe për nderin tonë ka ngritur kupën e shpëtimit në shtëpinë e Davudit.”

Mund të kuptohet qartë se kjo deklaratë nënkuptonte një shpallje lufte ndaj Papës. Perandori i Gjermanisë, i cili u shkishërua nga Papa, në mënyrë të veçantë me këtë deklaratë e vendosi veten në vendin e papës dhe e konsideroi veten më të dobishëm dhe efektiv se ai.  Mund të thuhet me siguri se lëvizja e Frederikut ishte fillimi i një lëvizjeje që njihet si Rilindja në historinë dhe kulturën e Perëndimit. Duke ndjekur këtë prirje, mbretërit evropianë u përpoqën të zvogëlojnë varësinë e tyre nga Papa dhe ndikimin e tij në popull, duke e diskretituar kështu Papën.  Është e rëndësishme të kujtojmë se gjatë kësaj periudhe filloi një rrjedhë komplekse e dominimit të diplomacisë evropiane në Azi dhe në vendet islame. Deri në këtë kohë, ballafaqimi midis kombeve evropiane dhe kombeve myslimane manifestohej më së shumti në beteja dhe luftëra, në të cilat myslimanët ishin fitimtarë. Pas kësaj u ndërmor një diplomaci e llogaritur nga evropianët në vendet islame, e cila rezultoi me rezultatet më të mëdha dhe kosto më të vogla për evropianët. Me prapaskenat dhe politikat e ndërlikuara që përdorën, ata legjitimuan dominimin e tyre të përjetshëm mbi fatin e myslimanëve.

**************

Pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe kurorëzimit në Jeruzalem, Frederiku u kthye menjëherë në Evropë, sepse situata në Italinë e Jugut ishte e komplikuar. Konti Brienne, i cili ishte hequr nga froni i Jeruzalemit nga Frederiku, në krye të ushtrisë papale ishte gati të sulmonte Siçilinë. Duke qenë se Papa nuk ishte i kënaqur me kontrollin e Frederikut mbi Siçilinë dhe donte zotërimin e atij vendi për vete, ai e mirëpriti këtë lëvizje. Kur Frederiku mbërriti në Itali, ai e ktheu situatën në avantazhin e tij dhe më në fund u pajtua me Papën. Frederiku u pajtua me të në Traktatin e Saint Germain dhe papa e anuloi urdhrin e shkishërimit.  Kështu Frederiku u bë një hero kombëtar.

Por asgjë nuk po shkonte mirë në tokën islame. Që nga nënshkrimi i traktatit të paqes midis Frederikut dhe al Kamelit, në Azi ndodhën shumë ndryshime. Mongolët vazhduan të përparonin dhe arritën në kufijtë e Sirisë dhe Azisë së Vogël. Vëllezërit ejubitë dhe më pas djemtë dhe pasardhësit e tyre sulmuan njëri-tjetrin. Sulltan Xhalaluddin Kharezmi, i cili u mund dhe u arratis pas sulmit nga mongolët, mundi të pushtonte pjesë të territoreve ejubite dhe selxhuke. Nga ana tjetër, me pamundësinë e ejubidëve, edhe selxhukët e Azisë së Vogël u përpoqën të përparonin si në anën perëndimore ashtu edhe në atë lindore të kufijve të tyre. Veprimet e pakufizuara dhe të shpërndara të kharezmenëve në Levant dhe Azinë e Vogël krijuan pasiguri dhe shqetësime. Në botën islame nuk kishte mbetur asnjë qeveri e fuqishme që të ndalonte rrezikun e kryqtarëve. Për këtë arsye, kjo situatë ishte joshëse për oportunistët kryqtarë. Në veçanti, këto ngjarje përkuan me skadimin e marrëveshjes së paqes midis al Kamelit dhe Frederikut.

Tanimë kishte ca kohë që në qytetet palestineze kishin filluar disa konflikte mes myslimanëve dhe të krishterëve. Me përjashtim të disa fitoreve të vogla, kryqtarët kishin humbur dy beteja të mëdha dhe kishin pësuar humbje të rënda. Në betejën që u zhvillua afër Gazës, më shumë se një mijë kryqtarë të krishterë u vranë dhe gjashtëqind u kapën rob. Pas kësaj fitoreje, sundimtari i Egjiptit me një ushtri të madhe sulmoi Jeruzalemin dhe e pushtoi lehtësisht. Prej asaj kohe, kryqtarët nuk arritën kurrë ta merrnin Jeruzalemin nga duart e myslimanëve dhe disa kala të rëndësishme ranë në duart e myslimanëve. Lajmet që i mbërritën Papës e motivuan atë të fillonte një kryqëzatë tjetër, d.m.th. kryqëzatën e shtatë.

Faleminderit që ndoqët këtë episod të podkast-it tonë. Në këtë episod, siç e dëgjuat, folëm për mënyrën se si u formua kryqëzata e gjashtë. Një betejë që nuk mund të emërtohet si luftë, sepse për shkak të pakujdesisë dhe dembelizmit të al-Kamalit, sundimtarit islamik të Egjiptit dhe Palestinës, Frederiku, perandori gjerman, ishte në gjendje të pushtonte shumë pjesë të Palestinës, duke përfshirë Betlehemin, Jeruzalemin dhe Nazaretin.

Kemi mbërritur në fund të pjesës së trembëdhjetë të podkastit “Betejat me simbol kryqin”. Ju mund të dërgoni kritikat, pyetjet dhe sugjerimet tuaja përmes faqes sonë. Do të dëshironim shumë të dinim mendimet dhe pikëpamjet tuaja për këtë podkast dhe podkastet tona të tjera dhe për të ndërvepruar dhe shkëmbyer ide me njëri-tjetrin. Ne gjithashtu do t’iu jemi shumë mirënjohës që nëse ju pëlqen përmbajtja e podkast-it, ju lutemi ta ndani atë me miqtë dhe familjarët tuaj dhe t’ua prezantoni atë edhe të tjerëve.

Faleminderit që dëgjuat episodin e tetë të podkastit tonë! Programet tona mund t'i ndiqni në faqen e radios https://iranradio.ir/sq/ dhe www.parstoday.ir/sq