Ukraina merr kredi 2.8 miliardë dollarë nga kapitalet e Moskës
(last modified Sun, 02 Mar 2025 06:11:02 GMT )
Mars 02, 2025 07:11 Europe/Tirane
  • Ukraina merr kredi 2.8 miliardë dollarë nga kapitalet e Moskës

Britania dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje për të përshpejtuar dhënien e huasë prej 2.8 miliardë dollarësh për Kievin.

Ministrja britanike e financave Rachel Reeves njoftoi se kredia do të financohet nga shitja e aseteve të ngrira ruse. Reeves e quajti këtë veprim pjesë të angazhimit të vendosur të Londrës për të mbështetur popullin ukrainas. Marrëveshja u nënshkrua nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministri britanik Keir Starmer, gjatë takimit të tyre në Londër. Ndërkohë, ministri ukrainas i financave Serhiy Marchenko , i cili mori pjesë virtualisht në takim , vlerësoi ndihmën financiare dhe e cilësoi atë si një masë jetike për vendin e tij. Reeves gjithashtu theksoi se kjo kredi është një shtesë e paketës së ndihmës financiare vjetore prej 3.7 miliardë dollarë që Mbretëria e Bashkuar do t’i ofrojë Ukrainës. Nga ana tjetër, sekretari i Jashtëm britanik, David Lamy, theksoi: " Ne sot qëndrojmë me Ukrainën dhe do ta mbështesim këtë vend edhe gjatë shekullit të ardhshëm dhe madje edhe më gjerë." Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjithashtu pas një takimi të rëndësishëm me kryeministrin britanik tha: "Gjatë këtij takimi u diskutua nevoja për të marrë garanci të besueshme të sigurisë për Ukrainën " . Starmer kryeministri i qeverisë britanike, të shtunën në mbrëmje përpara samitit evropian të mbrojtjes në Londër, foli në telefon me Presidentin e SHBA Donald Trump dhe presidentin francez Emmanuel Macron.