Zelensky zbut tonet ndaj Trump
https://parstoday.ir/sq/news/event-i168542-zelensky_zbut_tonet_ndaj_trump
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shfrytëzuar rastin për të shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e SHBA-së ndaj Ukrainës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 03, 2025 19:39 Europe/Tirane
  • Zelensky zbut tonet ndaj Trump

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shfrytëzuar rastin për të shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e SHBA-së ndaj Ukrainës.

“Ne e kuptojmë rëndësinë e Amerikës dhe jemi mirënjohës për të gjithë mbështetjen që kemi marrë nga Shtetet e Bashkuara. Nuk ka pasur asnjë ditë që Ukraina të mos jetë ndjerë mirënjohëse, për ruajtjen e pavarësisë sonë. “, reagoi Zelensky në “X”.

Ai gjithashtu vuri në dukje se ndihma nga partnerët e tij ndërkombëtarë është gjithashtu “për sigurinë e tyre” dhe se “garancitë e sigurisë janë çelësi” për paqen e qëndrueshme.

Ky reagim vjen disa ditë pas shkëmbimit të nxehtë midis Zelensky dhe presidentit amerikan në Zyrën Ovale, ku Trump dhe zëvendëspresidenti i tij i thanë Zelensky se nuk ishte mjaftueshëm mirënjohës për mbështetjen ushtarake dhe politike të SHBA.

Zelensky tha se beson se Ukraina “ka një partneritet mjaft të fortë” me SHBA-në për të vazhduar rrjedhjen e ndihmës nga Uashingtoni në Kiev.

Pas deklaratës së tij, ka ardhur një reagim nga Donald Trump – i cili ka goditur edhe një herë Volodymyr Zelenskyn.

Presidenti amerikan tha se udhëheqësi ukrainas bëri “deklaratën më të keqe që mund të ishte bërë” kur tha se fundi i luftës me Rusinë është “shumë, shumë larg”.

“Kjo është ajo që po thosha, ky njeri nuk do që të ketë paqe për sa kohë që ai ka mbështetjen e Amerikës”, shtoi Trump.