Ukraina në vështirësi pas ndaljes së ndihmave nga SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/event-i168578-ukraina_në_vështirësi_pas_ndaljes_së_ndihmave_nga_shba
Kryeministri i Ukrainës tha se vendi i tij është absolutisht i vendosur të vazhdojë bashkëpunimin e saj me Shtetet e Bashkuara, edhe pas ndërprerjes së ndihmës ushtarake.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 04, 2025 15:33 Europe/Tirane
  • Ukraina në vështirësi pas ndaljes së ndihmave nga SHBA

Kryeministri i Ukrainës tha se vendi i tij është absolutisht i vendosur të vazhdojë bashkëpunimin e saj me Shtetet e Bashkuara, edhe pas ndërprerjes së ndihmës ushtarake.

“SHBA është një partner i rëndësishëm dhe ne duhet ta mbajmë atë. Ne do të bëjmë gjithçka për të duruar”, u shpreh gjatë një konference Denys Shmyhal.

Ukraina tha gjithashtu sot se po “diskuton” me evropianët mundësinë e zëvendësimit të ndihmës ushtarake amerikane, ndërkohë që u deklarua e hapur për “negociatat” me Uashingtonin, pas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë për ndërprerjen e mbështetjes për Kievin dhe ushtrinë e tij.

“Ne po diskutojmë opsionet me partnerët evropianë. Sigurisht nuk e përjashtojmë mundësinë e negociatave me homologët tanë amerikanë”, shkroi në platformën X, Mykhailo Podoliak, një këshilltar i presidencës ukrainase.

Menjëherë ka ardhur reagimi nga Kremilini, i cili thotë se pauza e ndihmës amerikane ka të ngjarë të jetë kontributi më i mirë për paqen mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Sigurisht, ne ende duhet të kontrollojmë detaje. Nëse është e vërtetë, atëherë ky vendim që me të vërtetë mund të shtyjë regjimin e Kievit drejt një procesi paqeje”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Peskov shtoi se Shtetet e Bashkuara kanë qenë furnizuesi kryesor i armëve për Ukrainën.

“Nëse SHBA i ndalon këto furnizime, ky ndoshta do të jetë kontributi më i mirë për kauzën e paqes”, tha më tej ai.