Demonstratë në Damask në solidaritet me banorët e Sirisë
Pars Today - Burime mediatike raportuan se banorët e Damaskut po mbajnë demonstrata në mbështetje të alavitëve në perëndim të Sirisë, të cilët po vriten dhe masakrohen nga elementë të qeverisë së Damaskut.
Sipas Pars Today, duke cituar IRNA, televizioni Al-Mayadeen të dielën raportoi se, qyteti i Damaskut ishte dëshmitar i një demonstrate në mbështetje të banorëve të rajonit bregdetar sirian. Sipas raportit, demonstrata u mbajt në reagim ndaj incidenteve të fundit në provincat e Latakia dhe Tartus. Pjesëmarrësit në këto demonstrata shprehën solidaritetin me njerëzit e këtyre rajoneve. Sipas raportimeve, pjesëmarrësit në tubim kanë brohoritur parulla duke shprehur mbështetjen e tyre për qytetarët e prekur në zonat bregdetare, duke kërkuar marrjen e masave të menjëhershme për parandalimin e krimeve ndaj tyre. Këto protesta janë zhvilluar ndërkohë që ditët e fundit, zonat bregdetare të Sirisë kanë qenë dëshmitarë të rritjes së tensioneve dhe përplasjeve të përgjakshme me forcat e sigurisë të qeverisë së re të Damaskut. Politikat e qeverisë së re siriane kanë ndezur zemërim të gjerë në mesin e alavitëve, duke çuar në demonstrata që filluan të enjten në qytetet Qardaha, Jabla, Latakia, Tartus, Homs dhe Masyaf. Në përgjigje të kësaj demonstrate paqësore, forcat ushtarake të lidhura me al-Jolani hapën zjarr drejtpërsëdrejti ndaj protestuesve. Luftimet u përhapën shpejt në rajonet bregdetare të Sirisë dhe në provincën Latakia dhe qytetet Haffa, Al-Mukhtariyah dhe Al-Shir, shpërthyen luftime të ashpra midis forcave të sigurisë të qeverisë së përkohshme siriane dhe individëve të armatosur, të cilat deri më tani kanë rezultuar me vdekjen e qindra alavitëve.