Ministri izraelit i Luftës mbështeti edhe një herë Druzët e Sirisë
(last modified Sun, 09 Mar 2025 18:47:16 GMT )
Mars 09, 2025 19:47 Europe/Tirane
  • Ministri izraelit i Luftës mbështeti edhe një herë Druzët e Sirisë

Pars Today - Ministri izraelit i Luftës deklaroi edhe një herë mbështetjen e tij për fisin Druze, me qëllim destabizilimin e mëtejshëm të Sirisë dhe zgjerimin e territoreve për të siguruar interesat e Tel Avivit.

Sipas Pars Today, duke cituar IRNA, agjencia palestineze e lajmeve "Sama"  në një artikull duke iu referuar mbështetjes së ministrit izraelit të luftës për druzët në Siri shkroi: Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yisrael Katz ka thënë: Punëtorët druze së shpejti do të lejohen të punojnë në vendbanimet në Golanin e pushtuar.  Katz shtoi: Kabineti izraelit ka rënë dakord të ofrojë një program të paprecedentë ndihme për druzët dhe çerkezët dhe ne do të vazhdojmë të forcojmë praninë e druzëve dhe të mbështesim vëllezërit e tyre në Siri. Ministri sionist vazhdoi: Ne do të mbështesim Druzët në Siri kundër çdo kërcënimi. Deklaratat e Katz vijnë pasi kryeministri Benjamin Netanyahu dhe ministri i mbrojtjes Yisrael Katz lëshuan një deklaratë dhe urdhër për ushtrinë izraelite, për të mbështetur Druzët që jetojnë në jug të Sirisë në përballjen e tyre kundër sundimtarëve të vendit, gjë që çoi në përleshje në fshatin Jarmana. Sipas këtij burimi sionist, në këtë përleshje dy pjesëtarë të forcave të sigurisë së brendshme të lidhur me strukturën e re qeverisëse në Siri janë vrarë nga militantët e armatosur druzë. Pas përshkallëzimit të tensioneve dhe vrasjes së këtyre individëve, zyrtarët e sigurimit të qeverisë së re siriane kërkuan nga pleqtë e fshatit që të dorëzojnë autorët e konfliktit. Në deklaratën e përbashkët të Netanyahu dhe Katz thuhet: Ne nuk do të lejojmë që regjimi i ri sirian të dëmtojë druzët. Ne urdhëruam ushtrinë izraelite të përgatiste dhe të jepte një mesazh të qartë paralajmërues kundër regjimit sirian. Ata shtuan: Nëse regjimi sirian kërcënon dhe dëmton fisin Druze, ai do të përballet me një përgjigje serioze nga Izraeli. Netanyahu dhe Katz thanë: Ne jemi të përkushtuar ndaj vëllezërve tanë Druze në Izrael (Territoret e Pushtuara Palestineze). Ata do të ndërmarrin veprime për të parandaluar dëmtimin e vëllezërve të tyre druzë në Siri; Ne gjithashtu do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të ruajtur sigurinë e qytetarëve Druze të Izraelit (Territoret e Pushtuara Palestineze).