Elon Musk: Nuk do të ndërpres internetin Starlink për Ukrainën
Elon Musk, drejtori ekzekutiv (CEO) i kompanisë ofruese të shërbimit të internetit Starlink, thotë se ai kurrë nuk do të ndërpresë aksesin e ukrainasve në sistemin e komunikimit satelitor të internetit të kompanisë së tij.
Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, Elon Musk, sipërmarrësi dhe miliarderi amerikan, ka shkruar të dielën në rrjetin social X: “Sistemet Starlink janë shtylla kryesore pa të cilën ushtria ukrainase nuk mund të bëjë asgjë”.
Sipas Musk, vendimi i tij u mor pavarësisht mosmarrëveshjeve me politikat e Ukrainës.
Këshilltari miliarder i presidentit amerikan Donald Trump ka thënë se nuk do të përdorë internetin satelitor si mjet negociues (në pazare politike).
Musk kishte pohuar më herët se nëse forcat ukrainase humbnin aksesin në Starlink, e gjithë linja e frontit ukrainas do të shkatërrohej.
Njoftimi i angazhimit të Musk-ut për të vazhduar ofrimin e shërbimeve vjen vetëm disa ditë pasi SHBA-ja pezulloi ndihmën ushtarake dhe atë të inteligjencës për Ukrainën.
Administrata e re amerikane po kërkon të ushtrojë çdolloj presioni mbi Kievin për të hyrë në negociata paqeje me Rusinë.