Kryqi i Kuq paralajmëron për krizë të rrezikshme njerëzore në Gaza
(last modified Tue, 11 Mar 2025 06:13:44 GMT )
Mars 11, 2025 07:13 Europe/Tirane
  • Kryqi i Kuq paralajmëron për krizë të rrezikshme njerëzore në Gaza

Kryqi i Kuq pas ndalimit të kalimit të dërgesave me ndihma humanitare në Rripin e Gazës dhe për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, ka paralajmëruar për një krizë të rrezikshme njerëzore në Gaza.

Ky paralajmërim vjen në një kohë kur regjimi izraelit ka ndaluar hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza dhe ka ndërprerë energjinë elektrike të rajonit. Kryqi i Kuq thekson se mbyllja e vazhdueshme e pik-kalimeve kufitare të Gazës kërcënon rajon dhe atë e fut në një situatë emergjente të rrezikshme njerëzore. Institucioni vuri në dukje se efektet e krizës po shfaqen me rritjen e çmimeve dhe mungesën së produkteve bazë. Kryqi i Kuq i bëri thirrje regjimit izraelit që të lejojë hyrjen e menjëhershme dhe të papenguar të ndihmave humanitare dhe të vazhdojë zbatimin e armëpushimit në Gaza. Organizata, ndërsa theksoi nevojën për angazhim afatgjatë ndërkombëtar për të rivendosur shërbimet bazë dhe për të arritur stabilitetin në Gaza, vuri në dukje nevojën për të zgjeruar mbështetjen humanitare dhe për të ofruar ndihmë mjekësore dhe shërbime të tjera urgjente  që për banorët janë tepër thelbësore. Kryqi i Kuq gjithashtu i bëri thirrje regjimit izraelit që tu përmbahet detyrimeve të tij sipas ligjit ndërkombëtar humanitar.