Depërtimi i ushtarëve sionistë në zona të tjera në jug të Sirisë
(last modified Wed, 12 Mar 2025 08:21:55 GMT )
Mars 12, 2025 09:21 Europe/Tirane
  • Depërtimi i ushtarëve sionistë në zona të tjera në jug të Sirisë

Burime siriane raportuan se forcat pushtuese të regjimit sionist kanë hyrë në zona të reja të provincës Kuneitra në jugperëndim të këtij vendi.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, duke cituar rrjetin televiziv Al-Masira, sipas këtij raporti, ushtarë izraelitë kanë depërtuar në qytezën Xhabata al-Khashab në periferi të provincës Kuneitra që ndodhet në jugperëndim të Sirisë.

Ky veprim ndodhi disa orë pas fjalëve të ministrit të Luftës së regjimit sionist. Israel Katz, gjatë vizitës së tij në Xhabal al-Sheikh, njoftoi se ushtria e Tel Avivit po përgatitet për një prani të pakufizuar në Siri.

Duke iu referuar presidentit të qeverisë së përkohshme të Sirisë, Ahmad al-Sharaa, alias Abu Mohammad al-Xhulani, ai theksoi: “Çdo mëngjes kur Xhulani të hapë sytë, ai do të shohë ushtrinë izraelite në Xhabal al-Sheikh dhe do të kujtohet se ne jemi këtu”.

Katz tha gjithashtu se Izraeli do të ruajë zonën e sigurisë dhe rajonin Xhabal al-Sheikh dhe do të sigurojë që kjo zonë në jug të Sirisë të mbetet e çarmatosur.

Që nga rënia e qeverisë së Asadit, ushtria e regjimit sionist ka kaluar vijën mbrojtëse (tampon) midis Lartësive të pushtuara të Golanit dhe Sirisë kontinentale dhe ka vazhduar të pushtojë zonat afër Lartësive të Golanit në provincat Daraa dhe Kuneitra.