Hamasi pranon të lirojë një grup të ri pengjesh izraelitë
https://parstoday.ir/sq/news/event-i168980-hamasi_pranon_të_lirojë_një_grup_të_ri_pengjesh_izraelitë
Pasi Izraeli sabotoi zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit të Gazës, Hamasi njoftoi të premten se kishte marrë një ofertë të re dhe se kishte rënë dakord të lironte një grup të ri të pengjesh me dy shtetësi.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 15, 2025 08:51 Europe/Tirane
  • Hamasi pranon të lirojë një grup të ri pengjesh izraelitë

Pasi Izraeli sabotoi zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit të Gazës, Hamasi njoftoi të premten se kishte marrë një ofertë të re dhe se kishte rënë dakord të lironte një grup të ri të pengjesh me dy shtetësi.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Lëvizja Hamas njoftoi se dje ka marrë një propozim nga ndërmjetësit e marrëveshjes së armëpushimit në lidhje me rifillimin e negociatave; propozim, të cilit i ka dhënë një përgjigje të përgjegjshme dhe pozitive.

Duke vënë në dukje se përgjigjen e vet ndaj këtij propozimi ua ka përcjellë ndërmjetësuesve, Hamasi njoftoi se është dakord me lirimin e Edan Alexander, një ushtar sionist, i cili mbart nënshtetësi amerikane, si dhe dorëzimin e trupave të 4 pengjeve të tjerë me dy shtetësi.

Në fund, kjo lëvizje njoftoi se është e gatshme të nisë negociatat e armëpushimit dhe të arrijë një marrëveshje të gjithanshme për fazën e dytë të armëpushimit dhe se ndërmjetësit duhet të detyrojnë regjimin sionist të përmbushë detyrimet e veta.

Faza e parë e negociatave të armëpushimit në Gaza përfundoi rreth dy javë më parë dhe, në përputhje me kushtet e marrëveshjes, duhet të kishin filluar negociatat për zbatimin e fazës së dytë të armëpushimit. Por Izraeli, duke shkelur kushtet e marrëveshjes, nuk pranoi të negocionte për fazën e dytë.

Pas refuzimit të zbatimit të dispozitave të marrëveshjes së armëpushimit, regjimi sionist mbylli të gjitha pikat e kalimit në Rripin e Gazës dhe pengoi hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza.