Putin dhe Trump bien dakord për zbatimin e armëpushimit në Ukrainë
Presidentët e Amerikës dhe Rusisë ranë dakord në një bisedë telefonike për të zbatuar një armëpushim gjithëpërfshirës në luftën e Ukrainës.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRIB, Shtëpia e Bardhë njoftoi në një deklaratë: “Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai rus Vladimir Putin ranë dakord në një bisedë telefonike për vendosjen e paqes në luftën mes Ukrainës dhe Rusisë dhe njoftuan se kjo paqe është zbatuar njëkohësisht me një armëpushim 30-ditor në fushën e energjisë dhe infrastrukturës”.
Kremlini njoftoi gjithashtu në një deklaratë: “Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, pas konsultimit me presidentin e SHBA-së, urdhëroi ushtrinë e vendit të tij të ndalonte sulmet në infrastrukturën energjetike të Ukrainës për 30 ditë”.
Kremlini tha se Putini i kishte kërkuar Perëndimit të ndalonte të gjithë ndihmën ushtarake për Kievin përpara se të zbatonte një plan të tillë.
Gjatë bisedës së tij me Trumpin, Putini gjithashtu e informoi atë se 350 të burgosur rusë dhe ukrainas do të shkëmbehen sot, më 19 mars.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një deklaratë se Ukraina do të mbështesë ndalimin e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike të të dy vendeve dhe çdo propozim që çon në vendosjen e një paqeje të qëndrueshme dhe të drejtë.
Trump gjithashtu e quajti bisedën e tij telefonike me presidentin rus Vladimir Putin "shumë të mirë dhe konstruktive" dhe tha: “Ne do të punojmë shpejt për një armëpushim të plotë midis Rusisë dhe Ukrainës”.