Netanyahu këmbëngul për vazhdimin e sulmit në Gaza
Kryeministri i regjimit sionist theksoi intensifikimin e sulmeve ndaj Gazës deri në arritjen e qëllimeve të këtij regjimi.
Sipas agjencisë së lajmeve të Radio-Televizionit të Iranit (IRIB), Benjamin Netanyahu njoftoi se sulmet ajrore të së martës në Gaza janë vetëm fillimi dhe se çdo negociatë për një armëpushim do të mbahet nën kushtin e vazhdimit të agresioneve.
Në një deklaratë, ai theksoi: “Izraeli do të vazhdojë operacionet e veta derisa të arrihen të gjitha qëllimet e tij të luftës, duke përfshirë shkatërrimin e Hamasit dhe lirimin e të gjithë të burgosurve të mbajtur nga ky grup”.
Regjimi sionist shkeli armëpushimin dhe vrau qindra civilë palestinezë në sulmet e djeshme në Rripin e Gazës.
Me rifillimin e bombardimeve në Gaza, mijëra njerëz në territoret e pushtuara demonstruan në Tel Aviv për të protestuar ndaj asaj që ata e panë si veprime të Netanyahut për të shkelur armëpushimin dhe për të vazhduar sulmin ndaj Gazës.
Në sloganet e tyre, demonstruesit, ndërkohë që kundërshtonin luftënxitjen e vazhdueshme të Netanyahut, e konsideruan atë shkaktarin kryesor të gjakderdhjes dhe vrasjes së të burgosurve në burgjet e Hamasit.
Ndërkohë, Philippe Lazzarini, kreu i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA), në një deklaratë, duke iu referuar rifillimit të sulmeve të regjimit sionist në Rripin e Gazës, në një mesazh në llogarinë e tij në rrjetin social X, ai shkroi: “Në 24 orët e fundit, ne kemi parë edhe një herë skena të tmerrshme të vrasjes së civilëve, mes tyre edhe fëmijë, pas valës së bombardimeve të rënda të kryera nga forcat izraelite në Gaza”.
Ai vazhdoi duke thënë se ndezja e "ferrit në tokë" duke rifilluar luftën (në Rripin e Gazës) do të sjellë vetëm zhgënjim dhe theksoi nevojën për të rivendosur sërish armëpushimin në Gaza.
Ministria e Jashtme e Francës gjithashtu në një deklaratë njoftoi: “Parisi dënon sulmet e Izraelit në Gaza dhe bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të dhunës”.