Japonia: Nevojitet bashkëpunim ndërkombëtar për problemet tarifore
https://parstoday.ir/sq/news/event-i169544-japonia_nevojitet_bashkëpunim_ndërkombëtar_për_problemet_tarifore
ParsToday - Një zyrtar i lartë japonez njoftoi se nevojitet bashkëpunim ndërkombëtar për të adresuar problemet tarifore.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 09, 2025 21:46 Europe/Tirane
  • Japonia: Nevojitet bashkëpunim ndërkombëtar për problemet tarifore

ParsToday - Një zyrtar i lartë japonez njoftoi se nevojitet bashkëpunim ndërkombëtar për të adresuar problemet tarifore.

Atsushi Mimura, zëvendësministri i financave i Japonisë për politikën e këmbimit valutor, pas një takimi trepalësh të krerëve të Ministrisë së Financave, Agjencisë së Shërbimeve Financiare dhe Bankës së Japonisë (BOJ), u tha gazetarëve: "Nevojitet bashkëpunim ndërkombëtar për problemet tarifore dhe Tokio do të punojë me Grupin e 7 ekonomive të përparuara dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar për të ndihmuar në stabilizimin e tregut pas problemeve të shkaktuara nga SHBA".