Vuçiq merr trajtim mjekësor në spitalin ushtarak në Beograd
(last modified Sat, 03 May 2025 20:15:14 GMT )
May 03, 2025 22:15 Europe/Tirane
  • Vuçiq merr trajtim mjekësor në spitalin ushtarak në Beograd

Pars Today- Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është shtruar sot në Akademinë Ushtarako-Mjekësore (VMA) në Beograd.

Vuçiq është ndjerë papritur keq gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas së cilës ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe, pas ekzaminimeve, ka vendosur të kthehet në Serbi.

Kjo e ka penguar atë të marrë pjesë në ngjarjet kryesore për të cilat kishte udhëtuar në SHBA.

Vuçiq është ndjerë keq në orët e pasdites, me orën lokale, ndërsa po përgatitej për takimet e ardhshme, pas një takimi me kongresisten, Claudia Tenney dhe Rod Blagojeviçin, si dhe me sipërmarrës serbë nga Amerika.

Kryetarja e parlamentit të Serbisë, Ana Brnabiq, deklaroi se shëndeti i presidentit të shtetit, Aleksandar Vuçiq, është rënduar seriozisht.

Ajo shtoi se ishte planifikuar një takim ndërmjet Vuçiqit dhe presidentit amerikan, Donald Trump në Florida.