Elon Musk përdor substanca narkotike
(last modified Sat, 31 May 2025 19:15:41 GMT )
May 31, 2025 21:15 Europe/Tirane
  • Elon Musk përdor substanca narkotike

ParsToday-Gazeta e njohur amerikane New York Times raportoi se gjatë muajve të kaluar, Elon Musk dyshohet se përdori narkotikë si ekstazi, kërpudha psikodelike dhe veçanërisht ketaminë, pavarësisht se sipas asaj që ai vetë e pranon, ishte kundër drogave të paligjshme.

“Përdorimi i drogës nga Musk shkoi përtej përdorimit të rastësishëm… Musk gjithashtu merrte ekstazi dhe kërpudha psikodelike. Ai mbante me vete një pako me recetë ditore me rreth 20 pilula në udhëtimet e tij, përfshirë disa me shenjat dalluese të stimuluesit Adderall, sipas një fotoje dhe njerëzve që e panë atë”, shkroi gazeta.

Bëhet e ditur se miliarderi ka pranuar në të kaluarën se përdorte ketaminë herë pas here apo disa herë në muaj për të mbajtur nën kontroll depresionin dhe i ka thënë biografit të tij, Walter Isaacson se “nuk i pëlqen të përdorë droga të paligjshme”.

”Megjithatë, kohët e fundit, ai ka zhvilluar zakone më të rrezikshme duke përdorur ketaminë shpesh, ndonjëherë çdo ditë, dhe duke e përzier atë me droga të tjera”, raporton NYT.

”Vija ndarëse midis përdorimit mjekësor dhe rekreativ është e paqartë, çka ka shkaktuar shqetësim midis disa prej atyre që ishin afër tij”, sipas gazetës.