Jolani: Siria dhe Izraeli 'kanë armiq të përbashkët'
(last modified Sat, 31 May 2025 19:25:57 GMT )
May 31, 2025 21:25 Europe/Tirane
  • Jolani: Siria dhe Izraeli 'kanë armiq të përbashkët'

ParsToday- Abu Mohammed al-Jolani, kreu i administratës së udhëhequr nga HTS në Siri, i ka thënë një gazete që i shërben komunitetit hebraik në Damask se “realiteti është se ne kemi armiq të përbashkët  dhe ne mund të luajmë një rol të madh në sigurinë rajonale”.

Komentet e Jolanit pasqyrojnë një qëndrim që ai ka mbajtur që nga rënia e qeverisë së Bashar al-Assad në dhjetor 2024. Në atë kohë, Jolani sinjalizoi një ndryshim të rëndësishëm politik duke shprehur hapje ndaj regjimit izraelit, ndërsa emëroi grupin e rezistencës me bazë në Liban, Hezbollahun, dhe Iranin si kundërshtarët e tij kryesorë.

“Ne jemi të hapur për miqësi me të gjithë në rajon — përfshirë Izraelin. Ne nuk kemi armiq të tjerë përveç regjimit të Asadit, Hezbollahut dhe Iranit”, tha Jolani në një intervistë më 9 dhjetor 2024.

Pavarësisht sulmeve ajrore të vazhdueshme izraelite, shkeljeve territoriale dhe grabitjes së burimeve siriane, Jolani riafirmoi qëndrimin e tij për Jewish Journal.

Në bisedën e tij me këte gazetë, Jolani shprehu gjithashtu mbështetje për ringjalljen e parimeve të Marrëveshjes së Çlirimit të vitit 1974 (Marrëveshja Dofa), duke e portretizuar atë jo thjesht si një vijë armëpushimi, por si një themel për përmbajtje të ndërsjellë dhe mbrojtje të civilëve.

“Druzët e Sirisë nuk janë gurë shahu”, tha ai. “Ata janë qytetarë — me rrënjë të thella, historikisht besnikë dhe që meritojnë çdo mbrojtje sipas ligjit. Siguria e tyre është e panegociueshme.”

“Paqja duhet të fitohet nëpërmjet respektit të ndërsjellë, jo frikës. Ne do të angazhohemi aty ku ka ndershmëri dhe një rrugë të qartë drejt bashkëjetesës”, shtoi Jolani.

Komentet e tij vijnë dy javë pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë një vizite në Riad, njoftoi qëllimin e tij për të hequr të gjitha sanksionet e SHBA-së ndaj Sirisë. Vendimi erdhi pas raportimeve se administrata e re siriane kishte propozuar të bënte “paqe” me regjimin izraelit.

"Tani është koha e tyre të shkëlqejnë. Po ua heqim të gjitha sanksionet", tha Trump.

Menjëherë pas njoftimit të Trump, Bashkimi Evropian hoqi sanksionet ekonomike të vendosura kundër Sirisë, nën administratën e HTS-së. Këshilli Evropian miratoi akte ligjore që heqin të gjitha sanksionet ekonomike ndaj Sirisë.

Para komenteve të Trump, thuhet se Jolani kishte propozuar “paqe” me Tel Avivin dhe kishte prezantuar gjeste simbolike, siç është ndërtimi i një “Kulle Trump” në Damask.