Bolton pranon se ka marrë ‘dhjetëra mijëra dollarë’ nga MEK
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i100818-bolton_pranon_se_ka_marrë_dhjetëra_mijëra_dollarë’_nga_mek
Ish këshilltari i sigurimit kombëtar të SHBA, John Bolton ka pranuar se ka marrë dhjetëra mijëra dollarë nga kulti terrorist anti-iraiann i Organizatës Muxhahedin-e-Khalk (MEK) në një kohë kur grupi ishte ende një organizatë e ndaluar terroriste dhe nuk ishte hequr nga Lista e zezë e Uashingtonit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 17, 2020 19:47 Europe/Tirane
  • Bolton pranon se ka marrë ‘dhjetëra mijëra dollarë’ nga MEK

Ish këshilltari i sigurimit kombëtar të SHBA, John Bolton ka pranuar se ka marrë dhjetëra mijëra dollarë nga kulti terrorist anti-iraiann i Organizatës Muxhahedin-e-Khalk (MEK) në një kohë kur grupi ishte ende një organizatë e ndaluar terroriste dhe nuk ishte hequr nga Lista e zezë e Uashingtonit.

Në një intervistë me prezantuesin e Al Jazeera, Mehdi Hassan, nga Bolton u kërkua të sqaronte armiqësinë e tij për një kohë të gjatë me Republikën Islamike si dhe marrëdhëniet e tij me organizatën MEK, e cila prej kohësh ka qenë përgjegjëse për vdekjen, vrasjen dhe torturimin e mijëra iranianëve. "Ju nuk e përmendni atë në librin tuaj; Kam shikuar në librin tuaj dhe nuk përmendej MEK-u. Mendoj se keni marrë dhjetëra mijëra dollarë për disa fjalime. Thjesht pyes veten se sa ndikon kjo në politikën tuaj mbi Iranin? ", pyeti prezantuesi i Al Jazeera. Ish këshilltari i sigurimit kombëtar të SH.B.A.-së mbajti një qëndrim konfident dhe u përgjigj: "Ju e dini që mora dhjetëra mijëra dollarë për fjalime në universitetet liberale në Shtetet e Bashkuara." Bolton, megjithatë, u përpoq të justifikohej duke thënë: "Fakti është që ish sekretarja e shtetit e SHBA Hillary Clinton, e hoqi MEK-un nga lista e organizatave terroriste të SHBA." Përgjigja e Bolton u refuzua me shpejtësi nga Hassan, i cili argumentoi se, "Ajo e hoqi atë në vitin 2012 dhe ju folët me ta në vitin 2010 kur ata ishin ende një grup i ndaluar". Ndërsa Bolton ishte ende duke u përpjekur për të fshehur faktin, Hassan pohoi: "Ju ishit në Paris duke folur në një tubim të MEK në 2010 kur ata ishin ende një grup terrorist sipas Departamentit të Shtetit".